Çka është programi DAAD?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

8. scholarship

DAAD është organizata më e madhe në Gjermani për arsimim ndërkombëtar e cila është themeluar nga institutet e arsimit në Gjermani në vitin 1925. Nuk është institucion arsimor, por jep mbështetje dhe udhëzime të duhura për edukimin në Gjermani.

DAAD i përfaqëson rreth 365 institucione gjermane të arsimit, ku përfshihen universitete teknike, shkencore dhe universitete të artit. Programi mbështet mbi 100,000 studentë gjermanë dhe ndërkombëtarë anembanë globit çdo vit - duke e bërë atë organizatën më të madhe të financimit në botë të këtij lloji.    

Programi i bursave DAAD ju mundëson studentëve, hulumtuesve dhe stafit akademik që të përfitojnë nga mundësitë më të mira të studimit dhe hulumtimit.   

Ky program promovon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe partneritetin me universitete. DAAD mbështet objektivat e politikës së jashtme kulturore dhe arsimore të Gjermanisë, politikat shkencore kombëtare dhe përpjekjet për bashkëpunim zhvillimor. Gjithashtu, nxit ndërkombëtarizimin e institucioneve gjermane të arsimit të lartë.

DAAD jep bursa për të studiuar dhe hulumtuar në Gjermani, por universiteti që ju zgjidhni për të studiuar ose kryer hulumtimin duhet të jetë i akredituar. Përveç që mbështet studentët ndërkombëtarë, DAAD mbështet edhe studentët gjerman duke iu ofruar bursa jashtë shtetit të tyre.

Buxheti i kësaj organizate shkon diku deri në 500 milion dhe rrjedh kryesisht nga fondet federale që i sigurojnë këto ministri:

  • Zyra e Huaj Federale (AA) (37%);
  • Ministria Federale e Edukimit dhe Hulumtimit (BMBF) (25%);
  • Ministria Federale e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit për Ekonomi (BMZ) (10%);

Pjesa tjetër e buxhetit vjen nga Bashkimi Europian (EU) (21%) dhe të tjerë (7%).

DAAD ofron më shumë se 200 bursa për studentët ndërkombëtar. Për të gjetur bursa që ju interesojnë, vizitoni faqen në këtë link: https://www.daad.de/deutschland/stipendium/datenbank/en/21148-scholarship-database/?status=&origin=&subjectGrps=&daad=&q=&page=1&back=

Procedura e aplikimit mund të ndryshojë varësisht se për çka aplikoni, por hapat kryesorë janë këta:

  • Hapi i parë është të regjistroheni në portalin e DAAD për aplikimin online. Pastaj zgjidhni programin e bursave që dëshironi dhe pastaj zgjidhni opsionin "Application portal" te www.funding-guide.de. Nëse hasni në ndonjë vështirësi atëherë kontaktoni në portal@daad.de.
  • Kur aplikoni, duhet të bashkangjisni disa dokumente. Listën e dokumenteve mund ta merrni në ‘’Call’’. Vetëm referencat dhe mostrat e punës (nëse keni) nuk janë të nevojshme të bashkangjiten në aplikacionin online.
  • Pasi aplikoni online, do të merrni një vërtetim se aplikacioni juaj është dorëzuar me sukses. Gjithashtu, do të merrni një e-mail me të dhënat e njëjta.
  • Pas aplikimit të suksesshëm online, printoni "Application Summary" që gjenerohet në portal dhe bashkangjisni dokumentet që nuk i keni dorëzuar online. Këto dokumente duhet të dorëzohen në adresën e përcaktuar para se të përfundoj afati i aplikimit.
  • Pasi përfundojnë procedurat e dokumenteve, vjen koha e përzgjedhjes. Kjo bëhet në vendin ku jetoni prej komisionit të përzgjedhur.
  • Vendimi final merret nga një komision i pavarur i përbërë nga profesorë gjerman. Punëtorët e organizatës DAAD nuk i përzgjedhin kandidatët për bursa.

Nëse doni të dini më shumë informata rreth bursave dhe mundësive që të jep DAAD, atëherë vizitoni faqen e tyre kryesore në linkun e mëposhtëm:

https://www.daad.de/en/

Referencat:

http://www.indiastudychannel.com/resources/169518-What-is-DAAD-and-how-it-is-helfull-for-study-in-Germany.aspx

https://www.research-in-germany.org/en/research-funding/funding-organisations/german-academic-exchange-service-daad.html

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet