Fjalimet më inspiruese të TED

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Ted

    TED është organizatë jo fitimprurëse që filloi punën në vitin 1984 si konferencë. TED është e përkushtuar në shpërndarjen e ideve që përfshijnë pothuajse të gjitha temat prej shkencës deri te problemet globale. Kjo shpërndarje e ideve zhvillohet në formën e fjalimeve të shkurta, por të fuqishme që zgjasin 18 minuta apo më pak. Këto fjalime mund të jenë inspiruese dhe motivuese për shumicën e njerëzve, sidomos në aspektin e zhvillimit të karrierës. Ndodh që përmes këtyre fjalimeve, ndryshoni perspektivën rreth jetës dhe qëllimeve për profesionin tuaj të ardhshëm. Prandaj, në vijim i keni disa nga fjalimet më inspiruese TED:

  • Jetoni përtej limiteve nga Amy Purdy

    Amy Purdy është një atlete profesionale e cila i ka humbur të dy këmbët si pasojë e një sëmundje bakteriale. Përmes këtij fjalimi, ajo e përshkruan përvojën dhe vështirësitë që i ka hasur si atlete gjatë periudhës fillestare. Sipas Purdy, rëndësi të madhe ka fuqia e imagjinatës dhe ju duhet ta kuptoni se rrallëherë jeta është ashtu si e keni planifikuar. Ju duhet ta kuptoni që çdo zgjedhje që e bëni e formon të ardhmen tuaj. Për ta ndjekur këtë fjalim, referojuni në linkun e mëposhtëm:

(https://youtu.be/N2QZM7azGoA)

  • Përcaktoni frikat tuaja nga Tim Ferries

    Tim Ferriss na inkurajon që plotësisht të parashikojmë dhe të shkruajmë në detaje për frikën tonë, në një ushtrim të thjeshtë por të fuqishëm që ai e quan "vendosja e frikës". Ai thotë që frika është faktori kryesor që mund të ju ndalojë juve të avancoheni drejt një qëllimi. Duke e menaxhuar frikën ju do e keni më të lehtë arritjen e qëllimeve tuaja. Për ta ndjekur këtë fjalim, referojuni në linkun e mëposhtëm:

(https://www.youtube.com/watch?v=5J6jAC6XxAI)

  • Çelësi për të jetuar një jetë të lumtur nga Sam Berns

    Sam Berns në fjalimin e tij mundohet që të shpërndajë filozofinë e tij për një jetë të lumtur. Jeta e tij nuk është një jetë perfekte dhe pa mangësi. Sugjerimi tij është që të jetoni një jetë me mangësi, por duke e gjetur filozofinë tuaj për një jetë të lumtur. Ju duhet që t’i shmangeni negativitetit dhe të gjeni çelësin për të hapur derën e lumturisë tuaj. Për ta ndjekur këtë fjalim, referojuni në linkun e mëposhtëm:

(https://youtu.be/36m1o-tM05g)

  • Eksploroni shkathtësitë tuaja nga Sir Ken Robinson

    Sir Ken Robinson tenton që të bart mesazhin, se është normale që të mos keni njohuri për të ardhmen tuaj. Dituria nuk ka të bëjë me atë çka dini, por me atë për të cilën ju nuk keni njohuri. Ju duhet ta keni parasysh që jo të gjitha shkathtësitë që i keni janë të dukshme dhe duhet t’i zbuloni ato përmes eksplorimit. Për ta ndjekur këtë fjalim, referojuni në linkun e mëposhtëm:

(https://youtu.be/FLbXrNGVXfE)

  • Sekreti për karrierë më të suksesshme nga Shawn Achor

    Shawn Achor në fjalimin e tij flet rreth përparësisë që e sjell lumturia në karrierë. Është e rëndësishme që ta kuptoni se përmes krijimit të lumturisë tuaj, ju mundeni ta avanconi veten në karrierë dhe nuk është karriera ajo që ju sjell lumturinë në jetë. Përmes këtij fjalimi ju mund të mësoni se si ndryshimet e vogla në jetën tuaj, mund të ju sjellin një hap më afër drejt suksesit. Për ta ndjekur këtë fjalim, referojuni në linkun e mëposhtëm:

(https://youtu.be/LqeAiz691-s)


Referencat:

https://www.mindler.com/blog/motivational-ted-talks-career/

https://www.inc.com/business-insider/9-inspiring-ted-talks-2017.html

https://www.lifehack.org/articles/communication/20-most-inspiring-ted-talks-all-time-that-you-should-not-miss.html

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet