Faktorët ndikues në përzgjedhjen e karrierës tuaj

Ekipi i Busullës

153 artikuj

1. career

    Shoqëria luan një rol mjaft të rëndësishëm në jetën personale dhe profesionale të një individi. Prej fëmijërisë e deri më sot, një pjesë e madhe e vendimeve tuaja kanë qenë të orientuara nga perspektiva që shoqëria e ka. Ndër këto vendime ku faktorët si shoqëria dhe familja ndikojnë shumë, është edhe përzgjedhja e karrierës tuaj. Në vijim janë disa nga faktorët më përgjithshëm ndikues në zgjedhjen e profesionit tuaj:

  • Shkathtësitë tuaja;
  • Interesimi dhe personaliteti;
  • Roli që ju dëshironi të keni;
  • Përvojat e mëparshme;
  • Kultura;
  • Gjinia;
  • Kushtet ekonomike dhe sociale;
  • Imagjinatat fëmijërore;
  • Shoqëria dhe familja, etj.

    Këto janë vetëm disa nga faktorët të cilët ndikojnë në zgjedhjen që ju e bëni rreth profesionit tuaj të ardhshme. Por, disa nga faktorët kryesor janë:

  • Ndikimi familjar

    Që nga fëmijëria ju e keni pasur ndikimin e prindërve për zgjedhjet që i keni bërë. Ata kanë qenë të parët që ju kanë dhënë opinione dhe ide rreth punës, vlerës së gjësendeve dhe të hollave. Prindërit ndikojnë edhe në zhvillimin emocional tuaj. Ju mund edhe të ndjeni presionin e vazhdueshëm të vazhdimit të traditave familjare të punës. Përgjatë gjithë kohës të zhvillimit tuaj, prindërit kanë qenë shtytësi kryesor për avancim në shkollë, ndonjë sport apo edhe në punë.

  • Mësimdhënësit

    Mësimdhënësit janë grupi i dytë i personave që kanë ndikim më të madh te fëmijët. Janë ata që ju udhëzojnë se çka është e saktë dhe janë formues të parafytyrimit tuaj për jetën. Është interesante që shumica e nxënësve i japin prioritet më të madh sugjerimit të mësuesit se sa të prindërit.

  • Mediat

    Mediat janë një mjet i fuqishëm në formimin e perceptimit të botës. Informatat e pranuara nga mediat arrijnë që të ndikojnë në përzgjedhjen e së ardhmes tuaj. Gjithashtu ndikim të madh kanë filmat dhe emisionet që përqendrohen në një profesion duke e influencuar perceptimin tuaj për atë profesion.

Cilat janë pasojat e këtyre faktorëve?

    Në vijim i keni pasojat që mund të paraqiten për shkak të ndikimit të shoqërisë përgjatë përzgjedhjes së profesionit. Këto pasoja ndodhin në raste kur vendimi juaj është i bazuar vetëm në ndikimin e shoqërisë e jo në faktorë tjerë, si dëshirat dhe shkathtësitë që i posedoni.

  • Pamundësia për t'u përshtatur me fushën

    Me përzgjedhjen e profesionit duke u ndikuar nga faktorët e cekur më lartë, ju nuk do e konsideroni atë fushë mjaft sfiduese. Do ta keni të pamundur të përqendroheni apo edhe të kuptoni fushën për të cilën jeni duke studiuar. Me kalimin e kohës ju do filloni të humbni interesimin për atë fushë dhe ndodh edhe të vendosni t’i ndërpreni studimet.

  • Ulja e nivelit të vetëbesimit

    Paaftësia e juaj që të arrini pritshmërinë e kërkuar në studime do të ulë vetëbesimin tuaj. Ndodh të filloni të dyshoni në vetvete dhe të shfaqet frika e dështimit. Probabiliteti është i lartë që të ju rritet niveli i stresit .

  • Niveli i ulët i kompetencës në punë

    Edhe në qoftë se ju mundoheni që të avanconi nivelin tuaj të kompetencës, për të punuar në fushën tuaj të studimit, probabiliteti është i lartë që ju nuk do ndjeheni të përmbushur në anën profesionale dhe kjo do të reflektoj edhe në jetën tuaj personale.

  •  Pakënaqësia në punë dhe karrierë

    Ju duhet ta keni parasysh që nëse punoni, por nuk jeni të kënaqur me punën që e kryeni, ka gjasa që të ndjeheni të lodhur. Si shembull mund të merret rasti kur një person introvert është i detyruar të mbaj takime të shumta ditore.

Si t’i shmangeni presionit të shoqërisë?

    Në vijim do diskutohet se si t’i shmangeni presionit të shoqërisë përgjatë përzgjedhjes së profesionit. Përmes sugjerimeve të mëposhtme ju mund të orientoheni drejt profesionit të ëndrrave tuaja.

  • Krijoni një qëndrim pozitiv

    Hapi i parë për të zvogëluar ndikimin e faktorëve të ndryshëm në jetën tua, është që të përqendroheni në anën pozitive. Besoni në veten tuaj që jeni të aftë të zgjedhni profesionin e duhur. Mos pritni këshilla nga të tjerët, por bëni zgjedhjen në bazë të opinionit që e keni.  

  • Mbështetuni në informata të sakta

    Kur ju dëshironi që t’i shmangeni ndikimeve e opinioneve të tjerëve, atëherë ju duhet patjetër të keni mendimin tuaj. Prandaj, duhet të keni njohuri të mjaftueshme për mundësitë që ju ofrohen duke i bazuar në argumente të sakta dhe të arsyeshme. Mundohuni që të informoheni për çdo profesion duke i analizuar edhe përfitimet që i sjell profesioni në fjalë.

  • Bëni pyetje

    Nuk do të thotë që gjithmonë ndikimi i shoqërisë do të jetë negativ, kështu që ju mundeni të pyesni njerëz të tjerë rreth profesioneve për të cilët keni shfaqur interesim. Mbani mend që duhet ta vërtetoni çdo përgjigje që e merrni.

  • Përqendrohuni në shkathtësitë dhe qëllimet tuaja

    Përqendrohuni në zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive që janë të nevojshme për arritjen e qëllimeve tuaja. Bëni vlerësimin e shkathtësive që i keni, duke u munduar që të gjeni dobësitë dhe t’i përmirësoni ato për të qenë kompetent në kryerjen e detyrave të përcaktuara.

  • Kërkoni mbështetjen e personave të duhur

    Mund të jetë shumë stresuese që të kryeni gjithçka vetë dhe është krejtësisht normale që të kërkoni ndihmë nga të tjerët, por kjo ndihmë duhet të vijë nga personat e duhur. Këshilltarët e karrierës janë personat e duhur për të ju ndihmuar në zgjedhjen e profesionit tuaj duke e shmangur ndikimin e shoqërisë. Gjithashtu një bisedë me prindër ku ju i tregoni brengat tuaja, mund të ju ndihmoj të bëni zgjedhjen e duhur. Megjithatë, gjithmonë duhet të hulumtoni për çdo informacion që e merrni nga persona të ndryshëm dhe ta verifikoni saktësinë e atij informacioni.


Referencat:

https://www.mindler.com/blog/peer-pressure-career/

https://work.chron.com/socialization-culture-influences-career-choices-26088.html

https://www.onlinecollege.org/2011/05/17/what-influences-your-career-choice/

https://www.allaboutcareers.com/features/article/50-of-students-influenced-by-friends-family-when-choosing-career

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet