Profesionet në fushën e gjenetikës

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Profesionet

    Gjenet janë njësitë bazike të trashëguara prej një gjenerate në tjetrën dhe janë përcaktuesi i ngjyrës së syve, ngjyrës së flokëve, tipareve të fytyrës, sëmundjeve trashëguese etj. Gjenetika paraqitet një fushë në zhvillim e sipër ku numri i mundësive për punë të reja është në rritje. Për zbulimin e sekreteve që gjenden në gjene nevojiten teknika të sofistikuara dhe njohuri të thella rreth shkencës, biologjisë dhe fushave të tjera të përafërta.

    Gjenet paraqesin faktorin kryesor për atë se si ne dukemi, apo çfarë tipare kemi. Për këtë arsye fusha e gjenetikës është e përfshirë në të gjitha sferat e jetës, duke filluar prej një ekzaminimi të gjeneve për të kërkuar sëmundjet trashëguese, deri te dietologu që e bazon dietën ideale në gjene. Disa prej vendeve që ju mund të punoni nëse dëshironi të avancoheni në këtë fushë janë:

  • Spitalet;
  • Ushtritë;
  • Departamentet mjeko-ligjore;
  • Universitetet;
  • Industritë farmaceutike;
  • Institutet e hulumtimit; etj.

    Gjenetika ju ofron mundësi të shumta në karrierë. Prandaj, nëse vendosni që të ndiqni studimet në këtë fushë, në vijim i keni disa nga profesionet në fushën e gjenetikës.    

  • Specialist/-e i/e gjenetikës – përgatit mostrat gjenetike si psh. gjaku, për të kryer analiza mbi ato.
  • Hetues/-e  laboratorik/-e i/e krimit - analizon provat e gjakut të gjetura në vendin e  krimit , si dhe krahason ADN-në e gjetur në sistemin policor të ADN-së për të identifikuar personin e përfshirë në atë krim.
  • Teknolog/-e  mjekësor/-e  i/e laboratorit - kryen teste biologjike, bakteriologjike, teste mbi imunitetin, si dhe mbështet zbulimin e metodave të reja për kryerjen e këtyre testeve.
  • Specialist/-e i/e gjenetikës klinike - analizon rezultatet laboratorike për ekzaminim të sëmundjeve trashëguese.
  • Këshilltar/-e mbi gjenetikën - këshillon mbi sëmundjet gjenetike trashëguese dhe informon të tjerët mbi simptomat.
  • Specialist/-e  hulumtues/-e  i/e gjenetikës - hulumton tiparet trashëguese të njeriut, bimëve dhe kafshëve për t’i përdorur si burim i informacioneve për krijimin e produkteve të reja.
  • Specialist/-e  i/e gjenetikës mbi riprodhimin e bimëve dhe kafshëve - përdor ekspertizën gjenetike për t’i përmirësuar tiparet e bimëve në mënyrë që t’i përballojnë sëmundjet e ndryshme.
  • Profesor/-eshë i/e gjenetikës - mëson studentët rreth fushës së gjenetikës, pra përcjell njohuritë rreth kësaj fushe te ta.

    Në qoftë se vendosni që të përfshini veten në fushën e gjenetikës, ju do të keni mundësi të ndryshme për punë dhe avancim të madh në karrierë. Në të njëjtën kohë, duhet pasur parasysh që gjenetika është e bazuar në hulumtime, prandaj pjesën më të madhe të kohës do ta kaloni në laborator. Nëse ju keni durim, jeni të pasionuar për shkencë dhe jeni kureshtar për ndikimin e gjeneve në jetën tuaj të përditshme, atëherë pse mos ta merrni parasysh këtë opsion si mundësi për karrierën tuaj.

Referencat:

https://www.mindler.com/blog/genetics-career-in-india/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet