Profesionet për personat që zgjohen herët

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Profesione1

    A jeni ju një nga personat që zgjohen para lindjes së diellit? Nëse po, atëherë ju duhet të zgjedhni një profesion që i përshtatet këtij stili të jetesës. Pse të prisni deri në orën 9 që të filloni punën, kur deri në këtë kohë ju do të kishit mundur të kryeni gjysmën e orarit të punës?  Duke e ndjekur artikullin në vazhdim, do mund ta kuptoni se cilat nga profesionet që ekzistojnë i përshtaten stilit tuaj të jetesës.

  • Bukëpjekës/-e

    Kur është koha për të hapur furrën e bukës, të gjitha produktet duhet të jenë të gatshme. Ju duhet të keni gatuar të gjitha produktet që i shet furra juaj para orës së hapjes,  në mënyrë që stafi t’i shërbejë. Pasi që një pjesë e madhe e personave e kanë shprehi që ditën e tyre të punës ta fillojnë duke u ushqyer në një furrë, ju duhet të kujdeseni për gatimin në kohë të të gjitha produkteve që do t’i shërbeni. Prandaj, ky profesion është ideal për ata persona që zgjohen herët.

  • Fermer/-e

    Fermerët janë të njohur si personat që janë të parët të cilët zgjohen në mëngjes. Ata janë gati për punë sapo të lind dielli apo edhe më herët. Në qoftë se dëshironi t'ia filloni punës herët, ky profesion është i qëlluar për ju. Punët tuaja do të jenë të ndryshme, prej mjeljes së lopës e deri te korrja e grurit. Ju mund që të filloni si punëtor në një fermë dhe në të ardhmen të ndërtoni dhe të keni fermën tuaj. Prandaj, nëse jeni person që doni të punoni në fermë dhe keni pasion për kafshët dhe natyrën, por edhe zgjoheni herët, ky profesion është i duhuri për ju.

  • Pilot/-e

    A ju ka ndodhur ndonjëherë të keni fluturimin në ora pesë të mëngjesit dhe është dashur të jeni në aeroport para se të lind dielli? Por, para juve atje janë pilotët të cilët duhet të ja fillojnë punës kur njerëzit janë në botën e ëndrrave. Në qoftë se ju jeni person që zgjoheni herët dhe keni dëshirë të udhëtoni, ky është profesioni ideal për ju. Për t'u bërë një pilot/-e nevojiten trajnime të ndryshme dhe ndjekja e shkollës së aviacionit ku pajisesh me licencën për fluturime.

  • Postier/-e

    Sa herë ju ka rastis të zgjoheni në mëngjes sapo të ketë lindur dielli dhe para derës tuaj është një paketë apo zarf? Postierët janë personat të cilët e fillojnë punën rreth orës 5 me qëllim që të gjitha dërgesat të sillen në kohë te vendet e përcaktuara. Për t'u bërë postier ju nevojiten shkathtësitë e menaxhimit kohor dhe duhet të jeni të përpiktë në mënyrë që dërgimi i paketave të kryhet me sukses dhe në kohë.

  • Vozitës/-e autobusi

    Vozitësit e autobusit e bëjnë bartjen e personave prej një destinacioni në tjetrin. Ata duhet që të jeni gati për punë kur të gjithë të tjerët end janë duke e pirë kafen në shtëpi. Nëse ju keni dëshirë që të zgjoheni herët dhe jeni të pasionuar pas vozitjes, atëherë ky profesion është i duhuri për ju. Për të qenë një vozitës autobusi, juve ju nevojitet leja e vozitjes dhe ndjekja e trajnimeve të organizuara nga kompania për të cilën do të punoni. Ky profesion ka përgjegjësi të lartë, për arsye se ju do të bëni bartjen e personave në komunikacion rrugor.

  • Pronar/-e i/e një dyqani

    Çdo pronar i një dyqani e ka për detyrë të zgjohet herët dhe t’i hap dyert e dyqanit të tij para se të tjerët të zgjohen. Në qoftë se orari i hapjes është në ora 7, pronari duhet të jetë në dyqan më herët se orari i hapjes në mënyrë që gjithçka të jetë gati.. Në qoftë se dëshironi të jeni pronar i një dyqani duhet ta keni parasysh që nuk do mund të shkëputeni asnjëherë nga puna, për arsye se do të keni përgjegjësi të vazhdueshme gjatë gjithë kohës. Ana pozitive e këtij profesioni është që do të jeni shef i vetvetes dhe do të zgjoheni herët.

    Profesionet e listuara më sipër, janë vetëm disa nga profesionet e përzgjedhura për këtë artikull që ju përshtaten juve për arsye se zgjoheni herët. Ju do të punoni kur të tjerët janë në gjumë dhe do e përfundoni orarin tuaj të punës kur të tjerët janë duke e marrë pauzën e drekës.

Referencat:

https://www.reed.co.uk/career-advice/jobs-for-morning-people/

https://www.thepennyhoarder.com/make-money/career/early-morning-jobs/

https://fairygodboss.com/career-topics/early-morning-jobs

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet