Karrierat më të përshtatshme për njerëzit me llojin e personalitetit ESFJ

Ekipi i Busullës

153 artikuj

9. personality

Kuptimi i personalitetit tuaj dhe mënyra si reagoni në një ambient që ju rrethon, mund të ju ndihmojë në zgjedhjen e profesionit të duhur. Hapi i parë për të gjetur një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj, është vetëdija për tiparet individuale të karakterit. Kështu, ju mund të përfitoni nga talentet tuaja dhe njëkohësisht të përmbusheni nga profesioni që e keni zgjedhur. Duke i kuptuar karakteristikat e personalitetit tuaj, ju mund të kërkoni profesione të ndryshme që janë më të përshtatshme për ju.

Këto lloje të personaliteteve janë:

  • INFP- introverzioni, intuita, ndjenjat dhe perceptimi;
  • ISFJ- introverzioni, perceptimi me shqisa, ndjenjat dhe gjykimi;
  • INTP - introverzioni, intuita, mënyra e të menduarit dhe gjykimi;
  • ENTP- ekstroverzioni, intuita, ndjenjat dhe perceptimi;
  • ESFJ- ekstroverzioni, perceptimi me shqisa, ndjenjat dhe gjykimi.

    Është e rëndësishme të dini llojin e personalitetit tuaj në mënyrë që ta keni më të lehtë të gjeni profesionin që ju preferoni të punoni, e t’i evitoni punët që ju bëjnë të ndiheni jo rehat.

    Nëse dëshironi të dini llojin e personalitetit tuaj, linku më poshtë do të ju ndihmojë më shumë:

http://www.quistic.com/personality-type/test   

Personaliteti ESFJ

    ESFJ përbëhet nga këto karakteristika: ekstraversioni, perceptimi me shqisa, ndjenjat dhe gjykimi. Personat me personalitetin ESFJ janë njerëz shumë të organizuar, serioz dhe përkushtohen shumë ndaj përgjegjësive të tyre. Ata dëshirojnë që të kenë një rutinë, gjë që i  lejon ESFJ-të të qëndrojnë të organizuar dhe të jenë më produktiv. Janë të gatshëm të ndihmojnë të tjerët për çdo situatë, pasi që ata kujdesen shumë edhe për nevojat e të tjerëve.

Profesionet e mundshme për ESFJ-të :

    Pasi që ESFJ-të kërkojnë bashkëpunim dhe harmoni në vendin e punës, ata janë në kërkim të rolit që u lejon ta zbatojnë rendin shoqëror. Për sa kohë që njerëzit me këtë lloj të personalitetit kanë një rutinë, ata mund të ndjehen rehat në fusha të ndryshme të karrierës. Më poshtë e gjeni një listë të profesioneve që përshtaten me karakteristikat e personalitetit ESFJ:

Art dhe shkenca shoqërore

  • Regjisor/-e i/e filmit;
  • Dizajner/-e kostumesh;
  • Përgjegjës/-e i/e muzeut.

Media

  • Fotoreporter/-e;
  • Redaktor/-e;
  • Instruktor/-e i korporatës.

Biznes

  • Profesionist/-e  i/e burimeve njerëzore;
  • Menaxher/-e i/e llogarive;
  • Menaxher/-e i/e zyreve ;
  • Llogaritar/-e;
  • Menaxher/-e i/e prokurorimit;
  • Recepsionist/-e.

Edukim dhe kujdes shëndetësor

  • Profesor/-eshë;
  • Psikolog/-e;
  • Infermier/-e.

Ndërtimtari/arkitekturë/inxhinieri

  • Elektricist/-e;
  • Hidraulik/-e;
  • Zdrukthëtar/-e;
  • Inxhinier/-e  i/e mjedisit;
  • Inxhinier/-e i/e shëndetit dhe sigurisë.

Cilat janë profesionet që personat me personalitetin ESFJ duhet të ju shmangen?

  • Zhvillues/-e i softuerit;
  • Shkrimtar/-e ;
  • Aktor/-e;
  • Përfaqësues/-e ligjor ;
  • Gazetar/-e.

Referencat:

https://www.indeed.com/career-advice/finding-a-job/best-careers-for-esfj-personalities?from=careeradvice-US

http://www.personalitypage.com/html/ESFJ.html

http://www.quistic.com/personality-type/test

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet