Karrierat më të përshtatshme për njerëzit me llojin e personalitetit INFP
172 artikuj
202 ndjekës
Postuar: 20 Dhjetor 2018

Kuptimi i personalitetit tuaj dhe mënyra si reagoni në një ambient që ju rrethon, mund të ju ndihmojë në zgjedhjen e profesionit të duhur. Hapi i parë për të gjetur një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj, është vetëdija për tiparet individuale të karakterit. Kështu, ju mund të përfitoni nga talentet tuaja dhe njëkohësisht të përmbusheni nga profesioni që e keni zgjedhur. Duke i kuptuar karakteristikat e personalitetit tuaj, ju mund të kërkoni profesione të ndryshme që janë më të përshtatshme për ju.
Këto lloje të personaliteteve janë:
- INFP- introverzioni, intuita, ndjenjat dhe perceptimi;
- ISFJ- introverzioni, perceptimi me shqisa, ndjenjat dhe gjykimi;
- INTP - introverzioni, intuita, mënyra e të menduarit dhe gjykimi;
- ENTP- ekstroverzioni, intuita, ndjenjat dhe perceptimi;
- ESFJ- ekstroverzioni, perceptimi me shqisa, ndjenjat dhe gjykimi.
Është e rëndësishme të dini llojin e personalitetit tuaj në mënyrë që ta keni më të lehtë të gjeni profesionin që ju preferoni të punoni, e t’i evitoni punët që ju bëjnë të ndiheni jo rehat.
Nëse dëshironi të dini llojin e personalitetit tuaj, linku më poshtë do të ju ndihmojë më shumë:
http://www.quistic.com/personality-type/test
Personaliteti i INFP
INFP përbëhet nga këto karakteristika: introversioni, intuita, ndjenjat dhe perceptimi. Personat me personalitetin INFP janë shumë kurioz, optimist në mënyrën se si e shohin botën dhe mund të jenë tejet inspirues. Personaliteti INFP përfshin vetëm 2% të popullsisë së botës. Në ambiente profesionale ata janë shumë kreativ, mirëpo nuk shqetësohen edhe aq për detajet. Aspiratat e tyre janë që ta ndryshojnë botën dhe të mësojnë gjëra të reja. Hulumtimet tregojnë që INFP-të performojnë mirë në punët e tyre. Personave me këtë lloj personaliteti nuk u pengon të kalojnë kohën vetëm. Ata janë të ndjeshëm ndaj emocioneve të personave të tjerë, prandaj ofrojnë mbështetje për çdo problem dhe kjo i bën të jenë anëtarë të veçantë të çdo grupi.
Më poshtë gjeni listën e profesioneve që mund të ju përshtaten personaliteteve INFP:
Art dhe shkenca shoqërore
- Shkrimtar/-e;
- Artist/-e multimedial ose animator/-e;
- Muzicient/-e;
- Novelist/-e.
Media
- Redaktor/-e;
- Dizajner/-e grafik/e;
- Fotograf/-e.
Biznes dhe Teknologji
- Menaxher/-e i/e burimeve njerëzore;
- Menaxher/-e i/e fondeve;
- Specialist/-e i/e marketingut.
Edukim dhe Kujdes shëndetësor
- Profesionist/-e i/e shëndetit mendor;
- Bibliotekist/-e;
- Patolog/-e i/e gjuhës së folur.
Cilat lloje të profesioneve INFP-të duhet tu shmangen?
- Menaxher/-e i/e shitjes;
- Performues/-e;
- Oficer/-e policie;
- Prokuror/-e;
- Gjykatës/-e.
Referencat:
https://www.indeed.com/career-advice/finding-a-job/best-careers-for-infp-personalities?from=careeradvice-US
https://www.invincibleinfp.com/list-of-infp-careers/
http://www.josephchris.com/8-careers-to-avoid-for-infp-personality-types
https://www.truity.com/blog/artistic-careers-infps
Shkarko PDF