Arsyet e zgjedhjes së një pune në fushën e marketingut

Ekipi i Busullës

153 artikuj

9. marketing plan

    Me marketing nënkuptojmë promovimin e produkteve apo shërbimeve të një biznesi, me qëllim që konsumatorët të informohen për ato produkte dhe shërbime. Nëse jeni në kërkim të një pune ku mund të përdorni kreativitetin, shkathtësitë e komunikimit dhe shkathtësitë analitike që i keni, atëherë marketingu është drejtimi i duhur për ju. Pra, të filloni karrierën tuaj në marketing është gjithmonë zgjedhja e duhur nëse e quani veten person kreativ. Në vijim i keni të listuara disa nga arsyet që do të ju nxisin të inkuadroheni në këtë fushë.

  • Mundësi për avancim të shpejtë profesional

    Në fushën e marketingut i keni dyert e hapura drejt avancimit profesional. Ju do e keni mundësinë që të filloni të punoni si asistent i marketingut, por për një kohë të shkurtër është e mundshme të kaloni në ndonjë pozitë të koordinimit apo menaxhimit. Përgjatë kalimit tuaj prej një pozite në tjetër, ju do të fitoni shkathtësi të ndryshme që do të jenë shumë frytdhënëse në të ardhmen.

  • Nuk ju nevojitet diploma

    Për të filluar një punë në fushën e marketingut nuk është çdoherë e nevojshme të keni diplomë universitare. Ju mund të filloni karrierën tuaj përmes programeve të ndryshme të praktikës, apo kryerjes së trajnimeve. Një tjetër mënyrë është edhe përmes fillimit të punës në departamentin e shitjeve në një biznes dhe përgjatë punës të tregoni interesimin tuaj për rolin e asistentit të marketingut.

  • Kreativitet të vazhdueshëm

    Puna në fushën e marketingut është e njëjtë si në fushën e modës për sa i përket kreativitetit sepse ndikohet nga trendet aktuale. Asnjëherë nuk do të mërziteni në punën tuaj pasi që çdo ditë do të ballafaqoheni me një sfidë të re për të arritur deri te produkti final.

  • Avancim i shkathtësive të komunikimit

    Nëse vendosni të ndiqni një karrierë në fushën e marketingut, ju do t’i hapni dyert e një bote ku do të komunikoni me persona të ndryshëm çdo ditë. Pa marrë parasysh pozitën që e keni, komunikimi me të tjerët është i obligueshëm dhe do të jetë arsyeja e përmirësimit dhe avancimit të shkathtësive tuaja në komunikim.

  • Përdorimi i shkathtësive të fituara në jetën e përditshme

    Marketingu është një pjesë mjaft e rëndësishme e çdo organizate apo biznesi. Për këtë arsye njohuritë e fituara përgjatë punës, do të mund të shfrytëzohen në të gjithë sektorët e tjerë, sepse do të jeni të kualifikuar edhe për punët e tjera që ekzistojnë në tregun e punës. Përmes roleve të ndryshme në marketing, ju do pajiseni me njohuri të shumta në sferën komerciale dhe do jeni të aftë për të menduar në mënyrë kritike. Me kreativitetin, shkathtësitë e komunikimit dhe njohuritë e fituara në marketing, ju do të jeni kandidat ideal për çdo punë tjetër në të ardhmen e karrierës tuaj.

  • Mësim nga të arriturat dhe dështimet tuaja

    Përmes veglave të ndryshme që ekzistojnë sot si “Google Analytics”, ju mund të hulumtoni se cila teknikë e marketingut ka pasur më shumë efekt dhe si të rritet efikasiteti i teknikave për një marketing më të suksesshëm. Gjithashtu, do të mësoheni se si t’i avanconi teknikat tuaja të suksesshme dhe të arrini rezultate më të larta, por në të njëjtën kohë nëse ndonjë teknikë e juaj dështon, e keni mundësinë që të hulumtoni se pse ka dështuar dhe si të shndërrohet ai dështim në një mësim drejt suksesit tuaj.

  • Avancimi i të menduarit strategjik

    Çelësi i suksesit në marketing është strategjia e duhur, se si të promovohet produkti apo biznesi te konsumatori. Kjo mund të arrihet përmes të menduarit në mënyrë strategjike. Përgjatë punës tuaj në marketing, ju do të filloni të mendoni në mënyrë strategjike dhe të krijoni veprime të ndërlidhura njëra me tjetrën duke e krijuar efektin e dominos, i cili nënkupton ndërlidhjen e veprimeve në atë mënyrë që çdo veprim ndodh si rezultat i veprimit paraprak.

Referencat:

https://www.reed.co.uk/career-advice/nine-reasons-you-should-work-in-marketing/

https://missmillmag.com/jobs-2/pursuing-career-in-marketing-6-reasons/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet