Karrierat më të përshtatshme për njerëzit me llojin e personalitetit ENTP

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

9. personality

    Kuptimi i personalitetit tuaj dhe mënyra si reagoni në një ambient që ju rrethon, mund të ju ndihmojë në zgjedhjen e profesionit të duhur. Hapi i parë për të gjetur një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj është vetëdija për tiparet individuale të karakterit. Kështu ju mund të përfitoni nga talentet tuaja dhe të përmbusheni nga profesioni që e keni zgjedhur. Duke i kuptuar karakteristikat e personalitetit, ju mund të kërkoni profesione të ndryshme që janë të përshtatshme për ju.

Këto lloje të personaliteteve janë:

  • INFP- introverzioni, intuita, ndjenjat dhe perceptimi;
  • ISFJ- introverzioni, perceptimi me shqisa, ndjenjat dhe gjykimi;
  • INTP- introverzioni, intuita, mënyra e të menduarit dhe gjykimi;
  • ENTP- ekstroverzioni, intuita, ndjenjat dhe perceptimi;
  • ESFJ- ekstroverzioni, perceptimi me shqisa, ndjenjat dhe gjykimi.

    Është e rëndësishme të dini llojin e personalitetit tuaj, në mënyrë që ta keni më të lehtë të gjeni profesionin që ju preferoni të punoni, e t’i evitoni punët që ju bëjnë të ndiheni jo rehat.

    Nëse dëshironi të dini llojin e personalitetit tuaj, linku më poshtë do të ju ndihmojë më shumë:

http://www.quistic.com/personality-type/test

Personaliteti i ENTP

    ENTP qëndron në karakteristikat e ekstroverzionit, intuitës, ndjenjave dhe perceptimit. Personat me këtë personalitet, janë energjik, qesharak, por nuk kanë tendenca të jenë të paorganizuar. Këta persona e kanë të vështirë t’i kryejnë punët në afat kohor dhe nuk janë të përshtatshëm që të punojnë në një sistem hierarkik, për arsye se ky sistem kufizon talentin e tyre. ENTP-të  preferojnë të përqendrohen në konceptimin e punëve të komplikuara, si dhe të zgjidhin probleme. Megjithatë, ata dëshirojnë që detajeve të ju kushtojnë kujdes  personat e tjerë. Shkathtësitë e tyre të ndërmarrësisë dhe nevoja për liri, i bën ata jo të përshtatshëm të punojnë në çdo vend pune. Personat me këtë personalitet nuk frikësohen nga konflikti dhe kanë aftësi të përkryera të debatimit.   

    Me poshtë gjeni listën profesioneve që mund të ju përshtaten personaliteteve ENTP:

Biznes dhe Teknologji

  • Menaxher/-e i/e produkteve;
  • Zhvillues/-e i/e softuerit;
  • Analist/-e i/e sistemeve;
  • Avokat/-e .

Art dhe Dizajn

  • Zhvillues/-e i/e lojërave;
  • Producent/-e;
  • Fotograf/-e.

Shkencë dhe Inxhinieri

  • Shkencëtar/-e;
  • Inxhinier/-e;
  • Arkitekt/-e;
  • Hulumtues/-e i/e tregut.

Cilat janë karrierat që personat me personalitetin ENTP-të duhet të iu shmangen?

  • Stomatolog/-e;
  • Recepsionist/-e;
  • Kontabilist/-e.

Referencat:

https://www.indeed.com/career-advice/finding-a-job/best-careers-for-entp-personalities?from=careeradvice-US




Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet