Karrierat më të përshtatshme për njerëzit me llojin e personalitetit INTJ
174 artikuj
215 ndjekës
Postuar: 20 Dhjetor 2018

Kuptimi i personalitetit tuaj dhe mënyra si reagoni në një ambient që ju rrethon, mund të ju ndihmojë në zgjedhjen e profesionit të duhur. Hapi i parë për të gjetur një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj, është vetëdija për tiparet individuale të karakterit. Kështu, ju mund të përfitoni nga talentet tuaja dhe njëkohësisht të përmbusheni nga profesioni që e keni zgjedhur. Duke i kuptuar karakteristikat e personalitetit tuaj, ju mund të kërkoni profesione të ndryshme që janë më të përshtatshme për ju.
Këto lloje të personaliteteve janë:
- INFP- introverzioni, intuita, ndjenjat dhe perceptimi;
- ISFJ- introverzioni, perceptimi me shqisa, ndjenjat dhe gjykimi;
- INTP - introverzioni, intuita, mënyra e të menduarit dhe gjykimi;
- ENTP- ekstroverzioni, intuita, ndjenjat dhe perceptimi;
- ESFJ- ekstroverzioni, perceptimi me shqisa, ndjenjat dhe gjykimi.
Është e rëndësishme të dini llojin e personalitetit tuaj në mënyrë që ta keni më të lehtë të gjeni profesionin që ju preferoni të punoni, e t’i evitoni punët që ju bëjnë të ndiheni jo rehat.
Nëse dëshironi të dini llojin e personalitetit tuaj, linku më poshtë do të ju ndihmojë më shumë:
http://www.quistic.com/personality-type/test
Personaliteti i INTJ
INTJ përbëhet nga këto karakteristika: introverzioni, intuita, mënyra e të menduarit dhe gjykimi. Personat me këtë personalitet janë të udhëhequr nga arsyeja dhe logjika. Diçka që duhet të përmendet është se këta persona janë gjithmonë të etur për dije. INTJ-të kanë vetëbesim dhe gjithmonë tentojnë të ndryshojnë veten dhe botën përreth. Edhe përkundër vetëbesimit të tyre, ata nuk ndihen rehat kur janë në grupe të mëdha me njerëz që nuk i njohin. Personat me personalitetin INTJ preferojnë që të flasin rreth ideve, në vend që të flasim për tema sipërfaqësore.
Talenti i tyre për t’i identifikuar mundësitë, si dhe të qenurit të aftë për hulumtim analitik, i bën ata të shkathët në zgjidhjen e problemeve. Këta persona mund ta kenë të vështirë t’i kuptojnë njerëzit që mbështesin vendimet e tyre në emocione. INTJ-të kanë aftësi të parafytyrojnë ide komplekse dhe t’i shndërrojnë ato ide në realitet.
Nëse personaliteti juaj ngjason me karakteristikat e personalitetit INTJ, atëherë duhet t'i merrni parasysh profesionet e radhitura me poshtë:
Art dhe Shkenca shoqërore
- Regjisor/-e ;
- Muzikant/-e;
- Skenarist/-e.
Biznes dhe Teknologji
- Menaxher-/e i/e produktit;
- Menaxher/-e i/e marketingut;
- Zhvillues/-e i/e softuerit.
Financa
- Këshilltar/-e i/e financave;
- Kontabilist/-e;
- Auditor/-e;
- Ekonomist/-e.
Edukim dhe Juridik
- Mësues/-e;
- Profesor/-eshë;
- Administrator/-e i/e shkollës;
- Avokat/-e.
Shëndetësi
- Trajner/-e personal/-e;
- Psikiatër/-e;
- Fizioterapist/-e.
Cilat lloje të profesioneve INTJ-të duhet tu shmangen?
- Agjent/-e i/e patundshmërisë;
- Polic/-e;
- Kujdestar/-e i/e fëmijëve.
Referencat: