Marrja e shënimeve në mënyrë efektive

Ekipi i Busullës

153 artikuj

9. taking notes

    Nëse shënimet që merrni në klasë janë të pa organizuara dhe nuk kuptohen në shikim të parë, atëherë nuk do të përfitoni shumë prej tyre. Kjo nuk ka të bëj aspak me mënyrën se si ju shkruani, por me formën se si i strukturoni shënimet e juaja. Të marrësh shënime në formë efektive është mënyra më e mirë për të mbajtur mend atë çfarë është shpjeguar gjatë një ore mësimore. Pra, shënimet e mira ju ndihmojnë t'i kujtoni më lehtë konceptet, të krijoni shkathtësi të të mësuarit dhe të kuptoni më mirë temat që diskutohen në orët mësimore. Rrjedhimisht, mbajtja e shënimeve në mënyrën e duhur ndihmon në rritjen e performancës në shkollë, por edhe në punë.

    Para se të shkoni në orët mësimore është mirë të familjarizoheni me temën që do të diskutohet atë ditë në klasë, duke e lexuar më parë kapitullin për atë temë. Një hulumtim në vitin 2004 ka treguar se studentët e juridikut të cilat kanë lexuar një rast ligjor para se të filloj ora mësimore,  kanë treguar nivel më të lartë të kuptimit të materialeve mësimore. Gjithashtu, para se të shkoni në klasë duhet t’i keni me vete të gjitha gjërat e nevojshme: lapsin, fletoret, librin etj. Më poshtë do të gjeni të radhitura disa mënyra se si të merrni shënime:

Mënyra e përmbledhjes

    Përmbledhja është forma më e lehtë për marrjen e shënimeve. Përderisa ju shkruani, zgjedhni vetëm fjalët kryesore që fliten gjatë orës mësimore. Poshtë atyre fjalëve kyçe shkruani diçka më gjerësisht për temën që po flitet nga mësimdhënësi. Kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë e marrjes së shënimeve, që do të ju ndihmoj t’i kushtoni vëmendje më shumë gjërave që fliten në orën mësimore. Megjithatë, në mënyrë që t’i mbani mend më lehtë gjërat që shkruani, mundohuni ta testoni vetën në atë se çfarë dini deri në atë moment, në vend që t’i lexoni shënimet shumë herë radhazi.

Metoda Cornel

    Në këtë metodë, ju e ndani fletën e fletores në 3 pjesë:

  • Pjesën e parë përdoreni për të marrë shënime gjatë orës së mësimit ose ligjëratave;
  • Pjesën e dytë përdoreni për gjërat që ju kanë zgjuar kureshtje, ose pyetjet qe mund t’i keni për një temë të caktuar;
  • Kuptimi: në këtë pjesë të fletores duhet të shkruani atë që keni mbajtur mend nga orët mësimore. Mundohuni që gjatë marrjes së shënimeve ta mbushni faqen me vizatime, diagrame, referenca apo çdo gjë që do të ju ndihmojë juve të mbani mend më shumë.

Harta e mendjes

    Harta e mendjes është një mënyrë shumë e mirë për të marrë shënime mbi temat e ndryshme si në lëndën e biologjisë, historisë, filozofisë, ku temat janë më komplekse. Për shembull, nëse flasim për Luftën e Dytë Botërore mund të shkruani datat, më poshtë datave, faktet që ekzistojnë për gjërat që kanë ndodhur gjatë atyre viteve etj.

Faqet e PowerPoint-it

    Kjo mënyrë e marrjes së shënimeve është shumë e lehtë. Nëse mësimdhënësi juaj përgatit një dokument në PowerPoint për ligjërim dhe ju jep qasje në atë dokument, thjesht printojini faqet e Powerpoint. Në ato faqe mësimdhënësi juaj i ka shkruar pikat kryesore të mësimit dhe e tëra që ju mund të bëni është të merrni shënime shtesë nëse është nevoja, për gjërat që janë cekur në faqen e PowerPoint-it. Më vonë ju mund t’i rishikoni ato faqe dhe mund të ju rikujtohet ligjërata.

Mënyra vizuele në ditarin tuaj

    Nëse keni dëshirë shumë të vizatoni, ose thjeshtë jeni një person që mëson më shumë në mënyrë vizuele, atëherë kjo metodë është shumë e përshtatshme për ju. Marrja e shënimeve në ditarin tuaj mund të jetë një nga mënyrat e të kuptuarit të mësimeve. Mirëpo, kjo metodë mund të ketë disa anë negative. Mund të jetë e vështirë të shkruani shpejt. Qëllimi i mbajtjes së shënimeve në ditar është ta mbani atë të organizuar dhe atraktiv për ta shikuar, gjë që është e vështirë të mbahet i tillë nëse ju shkruani shpejt. Zgjidhja e këtij problemi mund të jetë nëse përdorni mënyra tjera për të marrë shënime, e që më vonë mund t’i shkruani në ditarin tuaj si formë e përsëritjes.

A duhet ta përdorni llaptopin për të marrë shënime?

    Në një studim të bërë në vitin 2014 studentet të cilët kanë marrë shënime në llaptop,  me shumë gjasa vetëm e kanë përshkruar atë që profesori ka thënë gjatë ligjëratave. Këta studentë i kanë pasur përformancat më të ulëta në teste,  krahasuar me ata studentë që kanë marrë shënime në forma tjera. Rrjedhimisht, përdorimi i llaptopave nuk është zgjidhja për të mbajtur shënime.

Referencat:

https://www.oxfordlearning.com/5-effective-note-taking-methods/

https://collegeinfogeek.com/how-to-take-notes-in-college/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet