Profesionet në fushën e inteligjencës artificiale

Ekipi i Busullës

153 artikuj

9. ai

    Inteligjenca artificiale është fushë e shkencave kompjuterike që merret me krijimin e makinave, të cilat kryejnë detyra që ndërlidhen me inteligjencën e njerëzve si: mësimi, analizimi dhe zgjidhja e problemeve. Pra, makinat që krijohen mund të kryejnë funksione njerëzore, duke u bazuar në mësimin nga eksperienca. Në aspektin e inteligjencës artificiale, ekspertët nga e gjithë botë janë të shqetësuar për automatizimin e profesioneve, pra ata mendojnë që robotët do ta zëvendësojnë njeriun. Megjithatë, hulumtimi nga Gartner raporton se inteligjenca artificiale është një fushë në zhvillim që deri në vitin 2020 do të krijoj 2.8 milion vende pune. Prandaj, ka kërkesë mjaft të madhe për kapacitetet e inteligjencës artificiale në shumicën e industrive.

    Para se të listohen llojet e profesioneve në këtë fushë, më poshtë i keni të renditura disa mënyra se si ju mund të kualifikoheni për një punë në fushën e inteligjencës artificiale. Përveç shkathtësive bazike dhe edukimin e duhur, në vazhdim i keni sugjerimet që duhet t’i ndiqni në mënyrë që të rrisni probabilitetin për të punuar në këtë fushë.

  • Kërkoni kurse online

    Përveç edukimit të duhur, ju duhet të merrni iniciativën që të informoheni më tepër në këtë fushë përmes burimeve online. Ju e keni mundësinë të gjeni kurse të shumta online, të cilët do të ju mësojnë rreth kësaj fushe në tërësi dhe mund të fitoni një certifikatë pas përfundimit të kursit.

  • Bashkëngjituni me organizatat e përqendruara në këtë fushë

    Mësimi përmes zbatimit të punës në praktik, do të ju ndihmojë më shumë t’i merrni njohuritë e nevojshme për këtë fushë. Përmes përfshirjes tuaj në organizata të këtilla, ju do e keni mundësinë të sprovoni veten se a jeni të aftë për atë punë dhe çfarë njohurish ju nevojiten.

  • Lexoni dhe përditësoni njohuritë tuaja

    Një numër i madh i ekspertëve sugjeron që personat që punojnë në këtë fushë të jenë gjithmonë duke mësuar. Për të mësuar në mënyrë të vazhdueshme ju duhet të lexoni libra të ndryshëm, artikuj dhe të bni hulumtime rreth kësaj fushe. Me vetë faktin që kjo fushë është në zhvillim e sipër, ju duhet që veten ta mbani të përditësuar me lajme dhe hulumtime të reja rreth inteligjencës artificiale. Prandaj, abonohuni në revista shkencore dhe lexoni çdo hulumtim rreth kësaj fushe.

    Në vijim i keni të listuara disa nga profesionet që ndërlidhen me inteligjencën artificiale të cilat mund të jenë mundësi të mira për ju.

Inxhinier/-e i/e mësimit të makinerisë

    Një prej punëve më të kërkuara në këtë fushë është ky profesion, ku si kriter është posedimi i shkathtësive të mira softuerike. Gjithashtu, ju nevojitet edhe njohja e metodologjisë për zhvillim të softuerit dhe veglave të nevojshme për zhvillim softuerik. Kriteret që ju nevojiten janë:

  • Diplomë e Masterit. Preferohet edhe përfundimi i Doktoratës në shkenca kompjuterike ose matematikë;
  • Njohuri të gjuhëve programuese si Python, Java, Scala etj.;
  • Shkathtësi të komunikimit dhe shkathtësi analitike.

Shkencëtar/-e i/e robotikës

    Robotët janë të aftë të kryejnë disa punë të caktuara, por kanë nevojë për një programim të mirë që ata të punojnë në mënyrë të përkryer. Shkenca e robotikës përdoret në fusha të ndryshme si në zbulimin e hapësirës, në sistemin shëndetësor dhe rritje të sigurimit në fusha të tjera. Detyra e juaj si një shkencëtar/-e i/e robotikës është që të krijoni robotë, që do të kryejnë disa detyra të caktuara me urdhrin e dhënë nga njeriu. Disa nga shkathtësitë që do të ju hyjnë në punë, janë njohuritë për kodim të programeve kompjuterike, bashkëpunimi me shkencëtar të tjerë dhe zhvillimi i prototipeve. Kriteret që juve ju nevojitet janë:

  • Diplomë Bachelor në inxhinieri kompjuterike apo mekanike;
  • Shkathtësi të avancuara në matematikë, shkenca fizike dhe shkenca humane.

Shkencëtar/-e i/e të dhënave

    Shkencëtarët e të dhënave merren me grumbullimin, analizimin dhe interpretimin e të dhënave të shumta, duke përdorur metodat analitike dhe programin e mësimit të makinerisë që të fitojnë njohuri më të thella. Këtu kërkohet ekspertiza juaj në përdorim të platformave për grumbullim dhe menaxhim të të dhënave, si dhe të keni njohuri në gjuhë të programimit. Kriteret që ju nevojiten janë:

  • Diplomë e Masterit apo e Doktoratës. Preferohet diploma në shkencat kompjuterike;
  • Njohuri të gjuhëve të programimit.

Zhvillues/-e i/e inteligjencës së biznesit

    Ky profesion është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Puna kryesore e këtij profesioni është analizimi i të dhënave komplekse, hulumtimi i tregut dhe trendeve të tregut. Përmes kësaj arrihet një profit më i madh dhe një efikasitet më i lartë për kompaninë që ju do të punoni. Ajo që ju nevojitet është të jeni të shkathët në komunikim dhe zgjidhje të problemeve por edhe të keni aftësi të larta analitike. Ju do të jeni përgjegjës për krijimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave komplekse në platforma të bazuara në cloud. Kriteret që ju kërkohen janë:

  • Diplomë Bachelor në shkenca kompjuterike, inxhinieri ose ndonjë fushë tjetër të përafërt.

Referencat:

https://www.reed.co.uk/career-advice/jobs-in-artificial-intelligence-ai/

https://www.simplilearn.com/top-artificial-intelligence-career-choices-and-ai-key-skills-article

https://www.techrepublic.com/article/the-6-most-in-demand-ai-jobs-and-how-to-get-them/



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet