Rëndësia e punës gjatë studimeve

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

6. internship2

    Tregu i punës po bëhet çdo ditë e më konkurrues. Pasi që është bërë mjaft e vështirë të gjesh punë duke pasur parasysh konkurrencën, punëdhënësit tani nuk janë të interesuar vetëm në diplomën universitare të punëkërkuesve, ata duan të shohin që këta kandidatë përveç diplomës, kanë edhe eksperiencë pune në atë industri dhe kanë shkathtësi të transferueshme. Një hulumtim në Britaninë e Madhe nga Instituti për Hulumtim i Politikave Publike ka treguar se shkalla e papunësisë në mesin e atyre që kanë fituar përvojë pune gjatë studimeve ishte 14% krahasuar me 23% për ata që kanë diplomuar pa përvojë pune. Puna gjatë studimeve mund të ju ndihmojë edhe t’i mbuloni shpenzimet që i keni. Përveç kësaj, ju mund t’i zhvilloni shkathtësitë tuaja të buta siç janë:

  • Komunikimi;
  • Kreativiteti;
  • Vendimmarrja;
  • Udhëheqësia;
  • Zgjidhja e problemeve;
  • Vetë-motivimi;
  • Puna në grup;
  • Menaxhimi i kohës;
  • Ruajtja e ekuilibrit mes punës dhe jetës sociale, etj.

    Hulumtimet në Byronë e Statistikave të Punës në SHBA tregojnë se studentët që punojnë me gjysmë orari kanë notë mesatare më të lartë se studentët që nuk punojnë. Indekse të njejta kanë shënuar edhe hulumtimet në Britaninë e Madhe. Kjo ndodhë pasi që shkathtësitë që fitohen në punë mund të transferohen në studime dhe anasjelltas. Prandaj, studentët që punojnë, janë më të organizuar dhe fitojnë shkathtësi në menaxhimin e kohës, në komunikim, në punë në grup që ju ndihmon të mësojnë në mënyrë efektive. Megjithatë, duhet të keni parasysh që të punoni më shumë se 20-30 orë në javë mund të ketë efekt negativ pasi që mund të përjetoni nivel më të lartë të stresit dhe si pasojë ulet performanca në punë dhe në studime.

    Një tjetër përfitim është rrjetëzimi. Krijimi i lidhjeve profesionale ju jep mundësi të ndryshme që nuk do t’i kishit pa këto lidhje. Ndërtimi i një rrjeti të kontakteve gjatë studimeve mund të ju ndihmojë në zhvillimin e karrierës tuaj, pasi që ato kontakte mund të ju informojnë rreth mundësive që i keni për punë.

Disa nga mundësitë për punë që ju ofrohen gjatë studimeve janë:

  • Puna praktike

    Puna praktike është një mënyrë mjaft e mirë për të zhvilluar një karrierë të suksesshme. Disa nga punët praktike paguhen dhe ju ofrojnë mundësi punësimi pas përfundimit të praktikës. Edhe nëse nuk paguheni apo nuk punësoheni pas përfundimit të praktikës, ju do të merrni një referencë nga punëdhënësi dhe do të krijoni një rrjet të kontakteve që mund të ju ndihmojë në të ardhmen. Gjithashtu, ju do të zhvilloni shkathtësitë e nevojshme për tregun e punës. Sipas Ligjit të Punës, puna praktike e praktikantit me shkollim të mesëm mund të zgjasë deri në 6 muaj, kurse puna e praktikantit me shkollim pasuniversitar dhe më lartë mund të zgjasë deri në 1 vit.

    Nëse jeni të interesuar të gjeni ndonjë punë praktike referohuni në Busulla.COM në linkun në vijim ku do të gjeni mundësi të ndryshme të punës dhe praktikës:

https://busulla.com/positions

  • Puna me gjysmë orari

    Puna me gjysmë orari është një mënyrë mjaft e mirë për t’i mbuluar shpenzimet që i keni, pasi që në shumicën e rasteve paguhet. Zakonisht këto lloj punësh kanë një orar fleksibil që ju lejon të fokusoheni në studimet tuaja dhe është deri në 20 orë në javë.

  • Punë gjatë pushimeve verore dhe dimërore

    Një mundësi tjetër për të fituar eksperiencë pune është peridha e pushimeve dimërore dhe verore. Kjo është mundësi e mirë për studentët që nuk duan të rrezikojnë të punojnë gjatë studimeve. Gjithashtu ju e keni mundësinë të punoni jashtë shtetit me programe të ndryshme si Work and Travel në SHBA ku ju mundësohet të familjarizoheni me kultura të ndryshme dhe të fitoni para.

  • Puna Vullnetare

    Puna vullnetare është shumë e vlefshme për studentë pasi që mundëson zhvillimin e aftësive të paprekshme si pjekuria dhe ndjeshmëria. Po ashtu puna vullnetare ndihmon komunitetin dhe njerëzit që më së shumti kanë nevojë. Mbi të gjitha kjo punë e pasuron CV-në tuaj.

Referencat:

https://www.gooduniversitiesguide.com.au/education-blogs/tertiary-study/work-while-you-study

https://www.allaboutcareers.com/careers-advice/work-experience/why-is-work-experience-important

https://www.mastersportal.com/articles/1685/8-ways-to-work-while-studying-and-not-wait-for-graduation.html

https://www.edvisors.com/student-employment/jobs/benefits-of-working/

http://internshipschina.com/importance-gaining-work-experience-studying/

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2735


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet