Si të hulumtoni për kompani?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Researching

    Kur filloni aplikimin për punë është e rëndësishme të filloni edhe hulumtimin rreth kompanisë që ju intereson sepse mund të gjinden shumë informacione të rëndësishme të cilat nuk janë përfshirë në përshkrimin e punës. Ky hulumtim ju ndihmon juve të njiheni më shumë me kompaninë dhe me shërbimet që ajo kompani ofron. Hulumtimi për kompani zakonisht bëhet kur vendosni se në cilën kompani doni të punoni dhe filloni të përgatiteni për intervistë. Megjithatë, ndodh që të bëni hulumtim para se të vendosni ku të aplikoni për punë. Për të gjetur një punë të përshtatshme është e rëndësishme t’i njihni paraprakisht punëdhënësin dhe detyrat. Për t’i siguruar informatat e duhura është e nevojshme të bëni një kërkim për kompaninë në fjalë. Zakonisht kërkimet bëhen kur ju vendosni se me çfarë punëdhënësi dëshironi të punoni, kur aplikoni për punë dhe kur të ftoheni për intervistë.

    Disa nga këshillat se si të hulumtoni për kompani dhe punëdhënës janë:

  • Kërkoni për kompanitë që përputhen me interesat tuaja

    Paga mujore është mjaft e rëndësishme për çdo individ që ka vendosur të aplikoj për punë. Megjithatë, ju duhet t’i kushtoni rëndësi edhe qëllimeve që një kompani ka përveç pagës mujore. Ju duhet të informoheni nëse ajo kompani përshtatet me interesat dhe vlerat që i keni. Hulumtimin rreth qëllimeve mund ta bëni në ueb faqet e kompanive pasi që në shumicën e rasteve kompanitë ofrojnë informata të detajuara rreth tyre. Ju gjithashtu mund të hulumtoni rreth punonjësve të mëhershëm të kompanisë dhe përshtypjes së tyre për këtë kompani. Hulumtoni rreth bonuseve që ajo kompani ofron.

    Për të tërhequr punonjës potencial, kompanitë shpesh ofrojnë sigurime shëndetësore dhe përfitime të tjera duke përfshirë këtu orarin fleksibil dhe objektet e nevojshme të veçanta në vendpunim si kafiteri, byfe, palestër etj.

  • Përfshihuni në biznesin e kompanisë

    A është kompania fillestare apo ka kohë që vepron në tregun e punës? Sa janë të vlerësuara shërbimet ose produktet e tyre? Kush i blen ato? Sa dhe si i fiton paratë kompania? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të ju japin një ide më të qartë se sa është e qëndrueshme kompania, cilat janë shqetësimet e tyre dhe si mund të ndikoj roli juaj në suksesin e biznesit.

    Për kompanitë publike ju mund t’i merrni këto informacione në faqet zyrtare të tyre në internet. Aty mund të keni qasje në informacione të caktuara financiare, vende të zyreve dhe të mësoni se si është strukturuar kompania. Kompanitë publike zakonisht publikojnë raporte vjetore të dokumenteve financiare. Aty mund të informoheni me detajet që do të ju ndihmonin të vendosni për punën dhe rolin tuaj në kompani.

  • Mësoni për udhëheqësinë e kompanisë

    Kur një kompani përmbush kërkesat tuaja dhe ka fituar interesin tuaj, tashmë është koha të bëni një kërkim për njerëzit qe do të punoni për dhe me ta. Kush mban postet udhëheqëse në kompani? Rreth biografisë tyre ju mund të shikoni profilet në rrjete sociale si Facebook apo LinkedIn. Cilat janë postimet e tyre në këto rrjete sociale? A janë ata krenarë që e përfaqësojnë markën dhe punën në këtë industri? Disa liderë mund të jenë intervistuar ose kanë shënuar artikuj qe ju japin një pasqyrë për të menduarit e tyre.

  • Shikoni lajmet dhe ngjarjet e fundit

    Mundohuni të gjeni botime ose lajme tjera përveç atyre që janë publikuar në faqet zyrtare të kompanisë. Hulumtoni konkurrentët e së njëjtës fushë dhe vlerësoni reputacionet e tyre. Kjo do të ju ndihmojë t’i shikoni vlerat e kompanisë nga një perspektivë e jashtme.

  • Së fundmi, çfarë të mos bëjmë?

    Pasi të mësoni gjithçka që ju mund të bëni për një kompani, përdorni informacionin për të lidhur  shkathtësitë dhe përvojën tuaj me përshkrimin e punës, qëllimet për departamentin dhe vizionin për kompaninë gjatë gjithë intervistës. Nëse keni gjetur informacione të ndjeshme në hulumtimin tuaj, mendoni me kujdes para se ta përdorni në bisedë. Krijimi i një situate të pakëndshme me menaxherin e punësimit duke u përpjekur të tregoni aftësitë tuaja kërkimore mund të ju dëmtojnë.                                       

Referencat:

https://www.indeed.com/career-advice/finding-a-job/the-complete-guide-to-researching-a-company?from=careeradvice-US

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet