Si të shkruani një CV nëse nuk keni eksperiencë pune?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

7. cv no experience

    Për të gjetur një punë të përshtatshme pas përfundimit të studimeve ju nevojitet një CV e hartuar mirë. Për ta kompletuar CV-në, një ndër gjërat bazike është përvoja e punës apo praktikat paraprake. Megjithatë ka raste kur pas përfundimit të studimit, studenti nuk ka përvojë paraprake të punës. Prandaj, në vijim mund të gjeni këshilla se si të hartoni një CV pa përvojë të punës.

    Mënyra më e mirë për të filluar shkrimin e CV-së është me një përmbledhje të shkurtër, e cila përbëhet nga 3-4 fjali që përshkruajnë se kush jeni dhe çfarë përfitime do t’i sillni ju kompanisë, duke theksuar aftësitë dhe kualifikimet tuaja.

  • Tregoni potencialin tuaj

    Një punëdhënës nuk kërkon vetëm atë që keni bërë, por edhe atë se çfarë mund të bëni. Prandaj, punëdhënësit duan të dinë sa të motivuar jeni për punën që aplikoni dhe sa vullnet keni për t’u përshtatur me obligimet dhe përgjegjësitë nëse ata ju zgjedhin.

  • Tregohuni të sinqertë në lidhje me shkathtësitë tuaja

    Bëni një listë me shkathtësive tuaja dhe tregoni se ku i keni dëshmuar ato. Një mënyrë e mirë për ta organizuar CV-në në lidhje me shkathtësitë është të gruponi përvojën tuaj me nëntituj si shkathtësitë e hulumtimit, puna ekipore, shkathtësitë e menaxhimit të kohës etj. Shpjegoni si i keni fituar këto shkathtësi duke përdorur situata si puna vullnetare dhe aktivitetet jashtëshkollore, apo klubet e ndryshme ku keni marr pjesë.

    Gruponi përvojën tuaj me nëntituj; aftësitë e hulumtimit, aftësitë e menaxhimit të kohës, puna ekipore, menaxhimi i projektit etj. Shpjegoni se si i keni fituar këto aftësi, duke përdorur situata nga praktika, puna vullnetare dhe aktivitetet jashtëshkollore. Mos harroni, punëdhënësi nuk pret që ju të jeni ekspertë.

  • Theksoni arritjet tuaja

    Flisni për arritjet tuaja në kontekste të ndryshme. Ju mund të jeni dinamik dhe proaktiv, si dhe jeni në dijeni të asaj se çfarë po ndodhë në tregun e punës. Theksoni kualifikimet që i keni. Mundohuni të udhëhiqni CV-në me ato që i keni në dispozicion.

    CV-ja duhet të jetë profesionale dhe të përputhet me llojin e punës. Është e rëndësishme të siguroheni se gjithçka është e lehtë për tu lexuar dhe jo shumë e mbushur me informacione të tepërta dhe të panevojshme si: kombësia, feja, statusi martesor etj.

    Bëni kujdes me madhësinë e shkronjave, hapësirat në mes tyre, mos përdorni fonte të ndryshme për nëntituj (në shumicën e rasteve kjo ndodhë me qëllim që të rritet numri i faqeve të CV-së).

Si duhet të duket një CV e kompletuar?

Emri dhe mbiemri i punëkërkuesit;
Kodi postar;
Numri i telefonit;
E-mail adresa.


Shkathtësitë dhe kompetencat kryesore:

    Në këtë kategori duhet t’i listoni të gjitha shkathtësitë që i keni fituar gjatë shkollimit, aktiviteteve jashtëshkollore dhe shkollore, punës vullnetare etj. Sigurohuni që për çdo shkathtësi që e listoni të keni edhe eksperiencën ku i keni fituar ato shkathtësi. Për shembull:

Shkathtësi të mira të punës në grupe të fituar gjatë projekteve të ndryshme grupore në studime.

Shkathtësi të mira të komunikimit të fituara gjatë punës vullnetare në organizata të ndryshme bamirëse si: OJQ “...”

Edukimi dhe kualifikimet profesionale:

    Në këtë pjesë e listoni edukimin tuaj të mesëm dhe universitar. Kjo pjesë mund të përdoret edhe për të listuar ndonjë kualifikim profesional si p.sh. certifikata të ndryshme në trajnime. Në këtë pjesë sigurohuni të përmendni datat kur keni diplomuar apo datën e pritshme të diplomimit. Për shembull:

Bachelor i Kontabilitetit - Fakulteti Ekonomik                                                                                  2010-2013

Certifikata të trajnimeve plotësuese për kontabilitet                                                                        2013-2014

Eksperiencë profesionale

    Në këtë pjesë mund të vendosni ndonjë punë praktike që keni bërë gjatë studimeve. Kur listoni punët praktike, sigurohuni që të tregoni në detaje detyrat dhe përgjegjësitë që ju kanë dhënë punëdhënësit gjatë punës praktike.  Për shembull:

Praktikante                                                                                                             1 Shkurt 2018- 1 Prill 2018
TEB Banka
Përgatitja e pasqyrave financiare periodike, duke përfshirë llogaritë e fitimit dhe humbjeve, buxhetet dhe flukset e mjeteve monetare. Aktivitetet e përditshme të menaxhimit të kontabilitetit dhe kontrollin e kredisë duke përfshirë menaxhimin e parasë së gatshme, të deponueshme dhe të pagueshmet.

Shpërblime dhe mirënjohje

    Në këtë pjesë duhet t’i listoni të gjitha shpërblimet apo mirënjohjet që i keni marr gjatë studimeve. Nëse keni marr ndonjë bursë meritore gjithashtu duhet ta listoni këtu.  Për shembull:

Studentja më e mirë e vitit per tri vite rresht nga viti 2010 deri në vitin 2013

Bursë meritore në vitin 2010 dhe vitin 2013

Referencat

    Në këtë pjesë mund t’i listoni referencat. Ju duhet të vendosni personat kontaktues si punëdhënësin në punën praktike apo ndonjë profesor që mund të garantoj për performancën tuaj apo etikën e punës. Për personat që i listoni në këtë pjesë sigurohuni të jepni sa më shumë informata si numri i telefonit apo e-mail.

Referencat:

https://www.scape.com/en-uk/life/CV-no-experience

https://advice.milkround.com/how-to-write-a-cv-when-you-have-no-work-experience-2

https://www.corporatestaffing.co.ke/2016/06/sample-cv-for-a-fresh-graduate-in-kenya/

https://www.corporatestaffing.co.ke/2016/08/how-to-write-a-cv-without-experience/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet