Llojet e profesioneve në industrinë e lojërave kompjuterike

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

9. computer games

    Industria e lojërave kompjuterike është duke u zhvilluar mjaft shpejt, pasi që numri i përdoruesve të këtyre lojërave ka arritur shifra rekorde. Ky zhvillim i hovshëm po ofron mundësi të ndryshme të punësimit për të pasionuarit e lojërave kompjuterike. Industria e lojërave kompjuterike është e përbërë prej më shumë se 2.3 miliard përdoruesëve dhe me vlerë prej 100 miliard dollarë në të gjithë botën. 

    Kuptohet që përfshirja në këtë fushë duhet të filloj prej vegjëlisë. Interesimi juaj në këtë fushë dhe krijimi i lojërave që në moshë të re, ju ndihmon t’i përvetësoni shkathtësitë tuaja me kohë. Prandaj, filloni me ndjekjen e kurseve për kodim dhe krijimin e lojërave kompjuterike duke i marrë shkathtësitë kryesore që ju nevojiten.

    Si hap tjetër është ndjekja e studimeve universitare në departamentin e shkencave kompjuterike, ku mund t’i merrni njohuritë dhe shkathtësitë që ju nevojiten si një krijues i lojërave. Për informata më të shumta mbi drejtimet e ofruara në Kosovë, ju mund t’i gjeni ato në Busulla.COM përmes link-ut në vijim: https://busulla.com/school_finder  

    Industria e lojërave kompjuterike paraqet një fushë të gjerë dhe ju duhet të përcaktoheni në një sferë ku e ndjeni veten më të shkathët. Pas përfundimit të studimeve Bachelor, ju e keni mundësinë t’i vazhdoni studimet Master në Kosovë apo jashtë shtetit për të avancuar më shumë shkathtësitë tuaja. Paga mesatare në këtë industri ndryshon varësisht nga pozita juaj, por në bazë të statistikave kjo industri ofron pagat më të larta që të rinjtë i marrin.

    Në vijim i keni të listuara disa nga profesionet që përfshijnë krijimin e lojërave kompjuterike:

  • Dizajnues/-e i/e lojërave

    Si dizajnues të lojërave, ju do të jeni arkitektë të lojërave, ku puna juaj do të përfshijë planifikimin dhe definimin e elementeve të një loje. Ju do të definoni parametrat, rregullat, rrëfimet, karakteret dhe pajisjet që do të përdoren në atë lojë. Dizajnuesit e lojërave e parafytyrojnë konceptin mbi lojën dhe më pas e realizojnë me ndihmën e zhvilluesve të softuerit, animatorëve dhe dizajnuesve të zërit.

  • Dizajnues/-e i/e rrëfimit

    Një rrëfim pa përmbajtje të mirë është i kotë. Dizajnuesit e rrëfimit punojnë bashkë me dizajnuesit e lojërave për t'i shtuar një përmbajtje të mirë rrëfimit të një loje. Për të qenë dizajnues të rrëfimit, ju duhet të keni kreativitet pasi që do të krijoni përmbajtjen dhe rrjedhshmërinë e lojës. Përgjegjësi e juaja është të ndërtoni rrëfimin e lojës dhe qëllimin që karakteri kryesor dëshiron ta arrij në lojë.

  • Animues/-e i/e lojërave

    Animuesit e lojërave u japin strukturë fizike personazheve, objekteve, si dhe mjedisit ku zhvillohet loja. Ata japin detajet mbi ngjyrën e lëkurës të personazheve, formën e rrugëve apo edhe vendosjen e hijes në bazë të pozicionit të diellit. Gjithashtu edhe mënyrën se si personazhi i lojës ec, vrapon apo kërcen.

  • Dizajnues/-e i/e zërit

    Dizajnuesit e zërit krijojnë dhe përshtatin zërin dhe zhurmën që ekziston brenda një loje. Ata e rrisin realitetin e lojës duke i vendosur zhurmë çdo veprimi si p.sh. vrapimit, ecjes apo edhe krismës së një pistolete. Çdo lojë e ka zhanrin dhe llojin e vet, ku në bazë të këtyre, këta dizajnues e përshtatin zërin dhe zhurmën që do të shfaqet në lojë.

  • Zhvillues/-e i/e lojërave

    Zhvilluesit e lojërave janë ata që u japin jetë lojërave dhe e bëjnë të mundur që e gjithë kjo të funksionoj. Ata bashkë me personat e përmendur më sipër, mundohen të shkruajnë kodin e duhur që të përshtatet e gjithë loja me dizajnin e parafytyruar. Zhvillimi i lojërave është një proces i vështirë dhe kërkon një ekip të madh të zhvilluesve, të cilët merren me shndërrimin e një ideje në lojë.

  • Testues/-e i/e lojërave

    Të paguheni sepse luani lojëra gjithë ditën është ëndrra e çdo adhuruesi të lojërave. Testuesit e lojërave e kanë për detyrë të luajnë lojëra, duke përdorur mënyra të ndryshme përmes së cilës gjejnë gabimet që duhet të përmirësohen. Ata e vlerësojnë kualitetin dhe atraktivitetin që e ka loja para se ajo të dal në shitje.

  • Gazetar/-e i/e lojërave

    Gazetarët apo kritikët janë çelësi i nevojshëm për përmirësim në çdo industri. Ata i jepin mendimet dhe kritikat e tyre mbi lojërat e ndryshme. Për të qenë gazetar i lojërave, ju duhet të jeni të pasionuar pas lojërave dhe të keni shkathtësi të mira të shkrimit.

Referencat:

https://www.mindler.com/blog/careers-in-gaming-in-india/

https://www.thebalancecareers.com/video-game-jobs-525965

https://www.ndtv.com/education/a-career-in-gaming-industry-heres-everything-you-need-to-know-1884191


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet