Çfarë është testi GRE?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

14. tests

    GRE (Graduate Record Examination) është test për ekzaminim të të dhënave të studentëve. Ky është një test i standardizuar dhe parakusht për pranim në shumicën e universiteteve për master dhe doktoraturë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. GRE është në pronësi dhe administrim të Shërbimeve për Testim Arsimor (ETS).

    Sipas ETS, testi GRE vlerëson aftësitë tuaja për matematikën bazë, algjebrën, gjeometrinë analizën e të dhënave, si dhe fjalorin për nivelin universitar. Me fjalë të tjera, GRE vlerëson kandidatët për njohuritë dhe përgatitjen e fituar gjatë një periudhe të gjatë të të mësuarit. Vlen të cekët që GRE vlerëson aftësitë tuaja për të analizuar dhe vlerësuar materialin e shkruar, për të menduar në mënyrë kritike dhe për të zgjidhur problemet e ndryshme. Testi i përgjithshëm GRE ofrohet si një test kompjuterik i administruar në qendrat e akredituara të testimit. Në procesin e pranimit në programet pasuniversitare, niveli i rëndësisë që vendoset në rezultatet e GRE-së ndryshon varësisht nga departamenti dhe universiteti. Pra, rëndësia e rezultateve të GRE-së mund të ndryshojë nga një formalitet i pranimit deri tek një faktor i rëndësishëm për përzgjedhje të kandidatëve.

Formati i testit

    GRE është test i administruar në pajisje kompjuterike dhe përbëhet nga gjashtë seksione. Seksioni i parë është gjithmonë seksioni i shkrimit analitik që përfshinë argumentimin e temave të dhëna brenda një afati të caktuar kohor. Seksionet tjera përbëhen nga dy seksione të arsyetimit verbal, dy seksione të punës me numra, dhe një seksion eksperimental ose hulumtues. Seksioni eksperimental nuk llogaritet në rezultatin përfundimtar. Ky format i testit i mundëson kandidatit të lëvizë ndërmjet pyetjeve brenda secilës pjesë. Po ashtu, softueri i testimit i lejon përdoruesit t’i evidentoj pyetjet për shqyrtim të mëvonshëm nëse mbetet kohë. E gjithë procedura e testimit zgjat rreth 3 orë e 45 minuta.

    Testi i Përgjithshëm GRE i administruar në letër gjithashtu përbëhet nga gjashtë seksione. Shkrimi analitik është i ndarë në dy seksione. Pra, për secilën temë apo detyrë argumentuese ekziston nga një seksion. Ndërsa katër seksionet tjera janë të ndara në dy seksione verbale dhe dy seksione të punës me numra. Nuk ka asnjë seksion eksperimental në testin e bazuar në letër. Ky version ekziston vetëm në zonat ku versioni i bazuar në kompjuter nuk është i disponueshëm.

  • Seksioni analitik i shkrimit

    Seksioni analitik i shkrimit përbëhet nga dy ese të ndryshme, një "detyrë temash" dhe një "detyrë argumenti". Esetë janë shkruar duke përdorur një program të përpunimit të fjalëve i projektuar nga ETS. Programi lejon vetëm funksionet themelore të kompjuterit dhe nuk përmban korrigjues të tekstit apo vegla tjera të avancuara. Koha e caktuar për të shkruar një ese të një teme të zgjedhur është 30 minuta. Lista e temave përzgjidhet në bazë të një grupi pyetjesh të cilat programi GRE i ka publikuar në tërësi. Individët që përgatiten për GRE mund të qasen në faqen zyrtare të ETS për të parë tema nga më të ndryshmet.

  • Seksioni verbal

    Seksionet verbale vlerësojnë kuptimin e tekstit të lexuar, arsyetimin kritik dhe përdorimin e fjalorit. Në një test tipik çdo seksion verbal përbëhet nga 20 pyetje që duhet të plotësohen brenda 30 minutash. Secila pjesë verbale përbëhet nga 6 përmbledhje të tekstit, 4 pyetje me plotësim të fjalisë dhe 10 pyetje për të vlerësuar aftësitë e të lexuarit në mënyrë kritike.

  • Seksioni i punës me numra

    Seksionet e punës me numra vlerësojnë njohuritë themelore matematikore dhe aftësitë e arsyetimit. Në një test tipik çdo seksion sasior përbëhet nga 20 pyetje që duhet të plotësohen brenda 35 minutash. Një seksion i punës me numra përbëhet nga 8 pyetje të cilat kërkojnë krahasime numerike, 9 tema për zgjidhje të problemeve dhe 3 pyetje për interpretim të të dhënave.

  • Seksioni eksperimental

    Seksioni eksperimental, i cili mund të jetë verbal ose sasior, përmban pyetje të reja që ETS i shqyrton për përdorim në të ardhmen. Seksioni eksperimental nuk llogaritet në rezultatin e kandidatit, është i paidentifikuar dhe duket identik me pjesët e shënuara. Meqenëse kandidatët nuk kanë mundësi të kuptojnë cili është seksioni eksperimental, atyre iu rekomandohet që të ofrojnë punën e tyre më të mirë në secilin seksion.

Pikët e testit

    Një student mund të humbasë një ose më shumë pyetje në një seksion me zgjedhje të shumëfishtë dhe ende të marrë një rezultat perfekt prej 170 pikësh, ndërsa rezultati më i ulët i mundur është 130 pikë.

Më poshtë mund të gjeni disa teste përgatitore për GRE:

https://www.test-guide.com/free-gre-practice-tests.html

https://www.manhattanprep.com/gre/free-gre-practice-test/

Referencat:

www.ets.org/gre


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet