Pse është e rëndësishme edukata fizike në shkolla?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

1. physical edu

    Rëndësia e edukatës fizike në shkollë nuk qëndron vetëm në dobitë e aktivitetit fizik, por qëndron në atë se rrit vetëbesimin dhe zhvillon mendjen.

    Theodore Hesburgh në librin e tij "The Importance of School Sports and Education" ka cekur që është e domosdoshme që fëmijët e shkollave fillore të kenë qasje në sport dhe lojëra. Kjo jo vetëm që i fuqizon dhe i shtyn nxënësit të rrisin vetëbesimin, por gjithashtu i motivon dhe i ndihmon ata të marrin nota më të mira.

    Disa përfitime të shumta që vijnë prej edukatës fizike janë: mbajtja e një peshe të shëndetshme, parandalimi i sëmundjeve kronike dhe mësimi i shkathtësive të nevojshme për të bërë një jetë të shëndetshme.

    Pjesëmarrja e fëmijëve në lëndën e edukatës fizike është shumë e rëndësishme sepse shumica e fëmijëve shpenzojnë shumë kohë në kompjuterë, video lojëra dhe televizion, gjë që i bën ata të mos jenë  aktiv. Studimet tregojnë që shumica e fëmijëve që nuk e ndjekin lëndën e edukatës fizike, shpenzojnë më shumë kohë afër televizorit zakonisht janë me mbipeshë. Prandaj, edukata fizike është thelbësore për fëmijët.

    Disa nga vlerat edukative të kësaj lënde janë:

  • I nxit nxënësit dhe studentët të jenë pjesë e grupeve të ndryshme ku ata i ndajnë përvojat e përbashkëta;
  • Duke marrë parasysh se si një sekondë mund ta ndryshoj gjithë rezultatin e një lojë në futboll, nxënësit përmes edukatës fizike mësojnë edhe menaxhimin e kohës;
  • Edukata fizike i bën nxënësit më konkurrues dhe i shtyn ata të bëjnë më shumë përpjekje për arritjen e qëllimeve që i kanë;
  • Ofron vendin e duhur ku nxënësit mund ta shpenzojnë energjinë, etj.

   Për shkak të obligimeve dhe detyrave të shumta nëpër shkolla, nxënësit mund të vuajnë nga stresi dhe ankthi por, edukata fizike ndihmon në uljen e tyre. Një nxënës që nuk është aktiv në sport ka më shumë gjasa të mos vuaj nga stresi.

    Përveç përfitimeve që i kemi cekur më lartë, vlen të theksohen edhe benefitet e tjera që janë mjaft të rëndësishme dhe luajnë rol të madh në mirëqenien e nxënësit:

  • Ndihmon në ndërtimin e karakterit të nxënësit;
  • Zhvillon mprehtësinë e mendjes;
  • Ndihmon në ndërtimin e shkathtësive të lidershipit;
  • Nidhmon nxënësit të fitojnë shkathtësi më të mira social, etj.

Referencat:

http://www.orchidsinternationalschool.com/importance-of-sports-in-school/

https://www.livestrong.com/article/367838-importance-of-sports-games-in-school/

http://blog.gyanlab.com/importance-of-sports-in-schools/

https://www.quora.com/Why-is-sports-important-in-schools

https://teens.lovetoknow.com/Benefits_of_Parenting_Classes_in_High_School

https://www.publicschoolreview.com/blog/10-reasons-why-high-school-sports-benefit-students


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet