Cilat janë përparësitë e të studiuarit në kolegj?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Universities

    Kur është fjala për zgjedhjen e universiteteve apo kolegjeve private për të vijuar studimet ekzistojnë disa arsye për të marrë një vendim të tillë:

  • Numri i studentëve është më i vogël sesa në universitete publike

    Shumë studentë preferojnë të vijojnë studimet në kolegje private sepse numri më i vogël i studentëve, iu mundëson atyre që të kenë qasje më të lehtë tek administrata e institucionit dhe profesorët. Nga këshilltari akademik deri tek stafi administrativ, në kolegjet private ju mund të gjeni shumë njerëz që mund t’iu ndihmojnë t’i identifikoni qëllimet tuaja të karrierës.

  • Zëri i studentëve dëgjohet më lehtë

    Numri më i vogël i studentëve për klasë ofron mundësi më të mëdha për diskutime me studentët tjerë dhe profesorët. Pra, ju keni mundësinë të shprehni njohuritë tuaja për lëndë të caktuara më lehtë për shkak të numrit të vogël në klasë. 

  • Gjetjet e sondazheve

     Përgjithësisht, sondazhet deklarojnë që studentët të cilët vijojnë mësimin në institucione private shfaqin përvojë më të mirë sesa ata nëpër institucione publike të shkollimit.

  • Mundësi më të mëdha për qasje në hulumtime

    Njëri nga përcaktuesit e suksesit të kolegjit si institucion privat është edhe realizimi i hulumtimeve shkencore. Prandaj, studentët kanë mundësi të shumta të fitojnë mbështetje dhe të angazhohen në hulumtime të ndryshme.

     Arsye të tjera:

  • Kampusi do të bëhet si shtëpi e dytë për ju pasi që do i njihni pothuajse të gjithë studentët;
  • Do të keni qasje në një rrjet alumni të përkushtuar;
  • Do të keni mbështetje nga i gjithë stafi etj.

Referencat:

https://www.albion.edu/admission/starting-your-college-search/10-benefits-of-private-colleges

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet