Çfarë është testi IELTS?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

14. tests

    IELTS (International English Language Testing System) është sistem ndërkombëtar i testimit për gjuhë angleze. IELTS është testi më i njohur i aftësive gjuhësore në botë për arsimin e lartë. Ky test vlerëson aftësitë tuaja në lidhje me gjuhën angleze - lexim, shkrim, dëgjim dhe të folur. Ky lloj i testimit është projektuar për të pasqyruar se si do ta përdorni anglishten në studim, punë dhe në jetën tuaj jashtë vendit dhe është zhvilluar me disa nga ekspertët kryesor të botës në vlerësimin e gjuhës. Testi ka reputacion të shkëlqyeshëm ndërkombëtar dhe është pranuar nga mbi 10,000 organizata në mbarë botën duke përfshirë këtu shkolla, universitete, kompani, autoritete të emigracionit dhe institucione profesionale. Kjo është mënyra më efektive dhe më e natyrshme për të testuar aftësitë tuaja në gjuhën angleze. 

    Ekzistojnë dy lloje të testit IELTS. IELTS Akademik dhe Trajnimi i Përgjithshëm IELTS. Komponentët e dëgjimit dhe të folurit janë të njëjta për të dyja testet, por komponentët e të lexuarit dhe të shkruarit ndryshojnë varësisht nga lloji i testit.

    Komponentët e dëgjimit, leximit, dhe shkrimit të të gjitha testeve të IELTS përfundojnë në të njëjtën ditë pa ndonjë ndërprerje në mes tyre. Komponenti i të folurit, megjithatë, mund të përfundojë deri në një javë para ose pas seksioneve tjera të testit. Qendra juaj e testimit do të ju njoftojë paraprakisht për mënyrën e organizimit të testit. Kohëzgjatja e përgjithshme e testimit është 2 orë e 45 minuta.

Formati i testimit

    Seksioni i dëgjimit zgjat 30 minuta. Kandidatët dëgjojnë katër pjesë të folësve të gjuhës angleze dhe pastaj shkruajnë përgjigjet e tyre në një seri pyetjesh.

    Seksioni i leximit zgjat 60 minuta. Komponenti i leximit përbëhet nga 40 pyetje të dizajnuara për të testuar një gamë të gjerë aftësish leximi, si leximin për të kuptuar përmbajtjen e tekstit, leximin për idetë kryesore, leximin për detaje, kuptimin e tekstit përmes leximit të shpejtë, kuptimin logjik të argumentit, njohjen e mendimeve dhe qëndrimeve, si dhe objektivat e autorit.

    Seksioni i shkrimit akademik zgjat 60 minuta.

    Seksioni i të folurit zgjat përafërsisht 11 - 14 minuta. Kjo komponentë vlerëson përdorimin e anglishtes së folur.

Më poshtë mund të gjeni disa teste përgatitore të IELTS:

https://www.ielts.org/usa/ielts-for-test-takers/ielts-practice-test

https://takeielts.britishcouncil.org/prepare-test/free-practice-tests

Referencat:

https://www.ielts.org/what-is-ielts/ielts-introduction

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet