Pse është i rëndësishëm hulumtimi për studentë?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

2. research

    Qëllimi i hulumtimit është që në mënyrë të detajuar të analizohet problemi me anë të disa metodave. Hulumtimi mund të bëhet në fusha të ndryshme, mjafton të keni një temë apo një problem.

    Në shkolla zakonisht nuk mësohen shkathtësitë e hulumtimit, nxënësit janë të prirur të kërkojnë në internet nëse ju duhet diçka për ndonjë punim. Edhe pse interneti është një burim mjaft i rëndësishëm i të dhënave, ai nuk është i vetmi. Duke përdorur metodat e ndryshme të hulumtimit ju mund të gjeni informacionin që e kërkoni dhe të siguroheni që ai informacion të jetë i besueshëm.

    Për të bërë hulumtim janë disa hapa që duhet ndjekur. Fillimisht duhet të mbikëqyret problemi, hulumtimi i prapavijës së atij problemi, përgatitja e hipotezës dhe eventualisht fillimi i eksperimentimit. Hulumtimi është i rëndësishëm për studentë sepse i ndihmon ata të analizojnë çdo gjë. Kur bëni hulumtim të detajuar rezultatet janë më të kënaqshme dhe njohuritë e studentëve përmirësohen.

    Në vijim e gjeni një video ku ilustrohet në pika të shkurta se çka është hulumtimi:

https://www.youtube.com/watch?v=jLM_djMHaS0

    Përfitimet e studentëve nga hulumtimi janë:

  • Zgjeron njohuritë

    Kur hulumtoni për një fushë të caktuar ju do të mësoni gjëra të reja për atë fushë. Sa më shumë të lexoni aq më i suksesshëm del hulumtimi.

  • Sqaron temat e paqarta

    Hulumtimi ndihmon sqarimin e fakteve dhe ilustrimeve të ndërlikuara. Nëse një student nuk e ka shumë të qartë ndonjë mësim, ai ose ajo përmes hulumtimit mund të kuptoj përmbajtjen mësimore.

  • Mundësi më të mëdha të të kuptuarit

    Burime të ndryshme të hulumtimit ofrojnë lloje të ndryshme të informacionit dhe përmes kësaj mund të gjeni mënyra të ndryshme për të mësuar.

  • Ndihmon për orientim në karrierë

    Hulumtimi është i nevojshëm për të gjitha fushat. Edhe kur ju duhet shumë pak informacion për një temë të caktuar, për ta gjetur atë duhet të hulumtoni, p.sh. ju duhet të hulumtoni nëse doni të dini se çfarë mundësi iu ofrohen për të studiuar jashtë shtetit. Hulumtimi është i rëndësishëm për studentët, mësuesit, profesorët dhe për vetë hulumtuesin.

  • Rrit dëshirën për të lexuar, shkruar, analizuar dhe për t'i ndarë njohuritë me të tjerët

    Hulumtimi nuk mund të kryhet pa lexuar dhe shkruar. Leximi i zgjeron kufijtë e dijes, ndërsa shkrimi i ndihmon lexuesit të parqes mendimet prej perspektivës së tij duke transformuar idetë në diçka më konkrete.

    Përveç leximit dhe shkrimit, edhe dëgjimi dhe të folurit janë të rëndësishme në kryerjen e hulumtimeve. Në krijimin e temave të hulumtimit ndikojnë intervistat, grupet e fokusit, pjesëmarrja në ngjarje të ndryshme dhe bisedat e rastësishme me dikë.

    Njerëzit që janë të përfshirë në hulumtime mund ta ndajnë atë hulumtim me një audiencë të madhe. Disa e shohin këtë si mundësi për të rritur egon, ndërsa të tjerët e shohin si formë për të stimuluar interesin dhe për t’i inkurajuar njerëzit për hulumtime të mëtejshme.

Referencat:

https://www.universalclass.com/articles/writing/reference-skills/the-importance-of-research.htm

https://owlcation.com/academia/Why-Research-is-Important-Within-and-Beyond-the-Academe

https://content.wisestep.com/research-important-students-humans-education/

https://amtaleem.com/adu-commences-uae-undergraduate-research-competition/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet