Përvoja e punës

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

15. job

    Përvoja e punës është çdo përvojë që një person e fiton përderisa është duke punuar në një fushë apo profesion të caktuar. Kjo shprehje gjithashtu përdoret edhe për punën vullnetare të cilën e bëjnë zakonisht të rinjët - nxënësit, të cilët janë të interesuar të dinë më shumë për mjediset profesionale të punës. Një gjë është e sigurt, punëdhënësit e sotëm po kërkojnë të rekrutojnë punonjës që tashmë kanë fituar të paktën një shkallë të përvojës në punë.

Pse është e rëndësishme përvoja e punës?

    Të rinjtë kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm në kërkim të punës së tyre të përhershme, nëse kanë një përvojë pune.

    Nëse ju nuk keni një ide se çfarë karriere doni të bëni, përvoja e punës është një mënyrë e përsosur për t’i provuar të gjitha mundësitë që iu ofrohen. Të bësh përvojë pune tregon pasion dhe interes. Dëshmia që keni përvojë pune i tregon punëdhënësit se jeni të interesuar dhe të motivuar për të hyrë në atë industri. Kjo do t'ju ndihmojë të identifikoni shkathtësitë tuaja dhe ndoshta edhe të nxirrni në pah profesionet ku ju e shihni vetën në të ardhmën.

Më poshtë mund të gjeni disa mundësi të përfitimit të përvojës së punës:

  • Puna vullnetare

    Puna vullnetare ndërmerret për një sërë arsyesh. Disa studentë dhe të diplomuar duan të japin një kontribut pozitiv në shoqëri, ndërsa të tjerët duan të fitojnë aftësitë e nevojshme për të ndjekur profesione të caktuara si dhe për të pasuruar CV-të e tyre.

  • Puna praktike

    Praktika është një përvojë e punës, e ofruar nga një kompani/organizatë për një periudhë të caktuar kohore. Kjo ju mundëson të punoni në një ambient profesional dhe t'i zhvilloni shkathtësitë e juaja gjatë punës. Shpesh herë puna praktike përdoret si periudhë provuese për praktikantët që më vonë mund të rezultoj në një vend të përhershëm pune.

    Shpalljet apo konkurset publikohen në faqe të ndryshme interneti ose rrjete sociale. Zakonisht për aplikim ju kërkohet CV-ja dhe ndonjëherë një letër e motivimit. Nëse përzgjedheni nga rekrutuesit, atëherë ju thërrasin për intervistë.

  • Puna me kohë të pjesshme

    Përvoja e punës nuk do të thotë që nënkupton gjithnjë një program formal dhe të strukturuar. Çdo punë që bëjnë nxënësit apo studentët, të tilla si puna në një bar/kafiteri apo në dyqane, do t'i ndihmojë ata t'i zhvillojnë shkathtësitë e transferueshme (shkathtësitë e mësuara në një kontekst dhe të transferueshme në një tjetër).

    Puna me kohë të pjesshme kryesisht ofrohet gjatë sezonit të verës ose festave, kur ka mbingarkesë dhe shtohet nevoja për punëtorë sezonal.

Përfitimet nga përvoja e punës

    Shkathtësitë e fituara nga përvojat e punës janë shkathtësi që zakonisht secili punëdhënës i kërkon nga punonjësit. Ato përfshijnë: komunikimin, punën ekipore, zgjidhjen e problemeve, iniciativën, planifikimin dhe organizimin, vetë-menaxhimin, përdorimin e teknologjisë etj. Një nga mënyrat më të mira për të fituar dhe demonstruar këto shkathtësi është përvoja e punës.

    Një gjë është e sigurt, secila eksperiencë e punës ju ndihmon të ndërtoni një rrjet të kontakteve profesionale, si dhe keni mundësi të takoni profesionistë relevantë në fushën tuaj të zgjedhur. Gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se një përvojë e suksesshme, do të rezultojë në një referencë të favorshme.

    Përvoja e punës do t'ju japë përparësi, pasi që punëdhënësit e ardhshëm në të shumtën e rasteve marrin parasysh përvojën kur rekrutojnë punëtorë të rinj. Fakti që ju tashmë keni një përvojë, mund të jetë e mjaftueshme dhe një pikëmbështetje, kur bëhet fjalë për një pozitë të përhershme në të ardhmen.

Referencat:

https://www.careersadviceforparents.org/p/work-experience.html

https://www.allaboutcareers.com/careers-advice/work-experience/why-is-work-experience-important

https://career-ready.blogs.latrobe.edu.au/2013/08/09/benefits-of-work-experience/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet