Përgatitja e CV-së tuaj

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Cvv

    ''CV'' (Curriculum Vitae) është një përshkrim i shkurtër, që i dërgoni një punëdhënësi kur aplikoni për një pozitë pune, e i cili përmban informata mbi pregatitjen tuaj arsimore, kualifikimet, përvojën tuaj në punë, interesat dhe arritjet tuaja, aftësitë dhe referencat. CV-të mund të ju kërkohen edhe aplikantëve për programet universitare, për bursa, grante etj.

Format e CV-së

  • Forma kronologjike

    Forma kronologjike fokusohet në prezantimin e eksperiencës së punës duke filluar nga përvoja e fundit e punës. Kjo formë e CV-së ka detaje për edukimin dhe kualifikimet që i keni dhe është forma më e shpeshtë që përdoret.

    Zakonisht shfrytëzohet nga ata që duan të aplikojnë në industri të njëjtë dhe dëshirojnë të tregojnë progresin e tyre në karrierë. Është formë mjaft e pëlqyer për punëdhënësit, pasi që kanë mundësi të shohin ecurinë e karrierës tuaj në mënyrë kronologjike.

    Forma kronologjike ka edhe mangësitë e veta. P.sh. nëse ju keni zbrazëtira në punë, forma kronologjike i bënë më evidente. Gjithashtu, nëse jeni duke ndryshuar karrierë, kjo formë nuk do të jetë e përshtatshme pasi që do të krijojë pasiguri te punëdhënësi sa i përket shkathtësive tua të transferueshme.

  • Forma funksionale

    Kjo formë fillon me profilin personal i cili i nënvizon të arriturat dhe aftësitë që ju i posedoni. Pra, bazohet më shumë në aftësi dhe ekspertizë se sa në listim të përvojave të punës. Pasi që në këtë formë ju nuk fokusoheni në punë konkrete, ju mund të përmendni të arriturat në punët e kaluara duke përfshirë punën vullnetare, punën praktike etj.

    Forma funksionale është mjaft efektive kur ju i ndërroni punët shpesh, ose keni plan të bëni një ndryshim në karrierën tuaj duke kaluar në një fushë krejtësisht të re. Duhet të keni parasysh që kjo formë nuk e thekson avancimin tuaj në karrierë.

Formati i CV-së

    Ju duhet të dini se përshtypja e parë krijohet nga CV-ja. Prandaj është e rëndësishme që t'i kushtoni kohë përpilimit të CV-së tuaj në mënyrë që të jetë sa më e organizuar dhe e qartë. CV-ja juaj duhet të jetë e lehtë për tu lexuar. Formati që më së shumti preferohet për CV-në është Times New Roman. Gjithashtu duhet të keni kujdes në drejtshkrim dhe nuk duhet të përdorni fjalë si “unë.” Për titujt kryesor duhet të përdorni shkronja të mëdha ose t'i nënvizoni ato. Për të mos krijuar monotoni, CV-ja nuk duhet të jetë më e gjatë se 1-2 faqe.

Çka duhet të përmbajë një CV

    Në krye të faqes duhet të vendosni emrin dhe mbiemrin e plotë, adresën e banimit, e-mailin kontaktues dhe numrin e telefonit.

  • Objektivi

    Profesionistët gjithmonë shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë.

  • Listoni përgatitjen tuaj arsimore

    Krijoni një paragraf për arsimimin dhe kualifikimet tuaja të cilin mund ta vendosni në fillim të CV-së tuaj ose mund të zgjidhni ta listoni atë pas pjesëve të tjera. Listoni arsimin tuaj në mënyrë të kundërt kronologjike. Filloni me universitet nëse e keni përfunduar ose jeni duke e ndjekur atë. Listoni emrin e universitetit tuaj, datat kur e keni vijuar, apo datën kur pritni të diplomoni. Nëse keni një notë mesatare të mirë mos harroni ta përfshini në CV. Gjithashtu në këtë pjesë mund t’i listosh bursat apo lëndët që i keni përfunduar e që lidhen me pozitën në të cilën ju po aplikoni.

  • Listoni përvojën tuaj të punës

    Krijoni një paragraf për përvojën tuaj të punës dhe në të shënoni gjithë eksperiencën. Listoni emrin e kompanisë, vendndodhjen e saj, vitet që keni punuar atje dhe atë që keni bërë. Nëse keni një listë të gjatë të përvojës në punë, vetëm vendosni përvojat relevante për pozitën për të cilën po aplikoni.

  • Listoni aftësitë dhe arritjet

    Krijoni një paragraf për aftësitë dhe arritjet tuaja ku do t'i rendisni gjërat që keni kryer në punët tuaja të mëparshme, si dhe aftësitë që keni zhvilluar përmes përvojave tuaja. Ky është gjithashtu paragraf ku ju i përmendni ndonjërën nga veprat tuaja të botuara, ligjëratat, klasat që keni mësuar, ndonjë certifikatë që keni marrë, etj. Këtu mund të listoni edhe punët vullnetare.

  • Informacione të tjera

    Krijoni një paragraf për informacione të tjera. Nëse ka një boshllëk të dukshëm në CV-në tuaj ose ka ndonjë informacion tjetër që dëshironi të ndani, vendoseni në këtë paragraf. Ky lloj informacioni mund të përfshijë si shembull shkaqet e largimit nga puna e mëhershme, etj.

  • Referencat

    Krijoni një paragraf për referenca. Këtu mund të përmendni personat me të cilët keni punuar në të kaluarën, siç janë: profesorët, punëdhënësit e mëparshëm, etj., që kanë parë punën tuaj dhe mund të mbështesin në mënyrë të besueshme vlerësimet që ju japin. Kompania që po aplikoni mund t'i kontaktojë këta persona për të marrë më shumë informacione rreth punës suaj të mëparshme. Preferohet që të bisedoni me personin që dëshironi ta përmendni si referencë, para se të renditni atë në listë, në mënyrë që të siguroheni nëse ju mbanë në mend se kush jeni. Shkruani emrat e tyre të plotë dhe informacionin e kontaktit (duke përfshirë numrat e tyre të telefonit dhe email-in).

  • Finalizimi i CV-së tuaj

    Kontrolloni drejtshkrimin tuaj dhe shprehjet gramatikore. Shkrimi i dobët është mënyra më e shpejtë për t'u refuzuar. Nëse CV-ja juaj është e mbushur me gabime, punëdhënësit potencialë do të jenë të irrituar. Kontrolloni dy herë nëse keni shkruar saktë emrin e kompanisë, si dhe çdo kompani që keni punuar për të kaluarën. 

     Lexoni CV-në tuaj sikur të ishit ju personi që e bën vlerësimin për pozitën për të cilën po aplikoni. Çfarë mendoni për paraqitjen dhe informacionin e shkruar atje? A jeni profesionist?

    Jepjani dikujt ta lexojë CV-në tuaj. Çfarë mendon ai/ajo që duhet të shtohet apo lagohet?

    Kontrolloni faqen e aplikimit të kompanisë. Shikoni nëse ka ndonjë material tjetër që ata dëshirojnë ta dërgoni së bashku me CV-në tuaj. Kompanitë mund të kërkojnë një letër motivuese ose mostra të punës suaj (siç janë artikujt që mund të keni shkruar), etj.

    Në vende të ndryshme kërkohen forma të ndryshme të CV-së. Disa kërkojnë informacione të specifikuara e disa kërkojnë dokumente të caktuara të bashkangjitura, apo disa mund të kërkojnë edhe foton tuaj të bashkangjitur.

    Në sistemin Amerikan kërkohet CV funksionale, ndërsa në Kosovë më shumë hasim kërkesa të CV-së në formatin Europass. Formati Europass jep forma të gatshme të CV-së, ju vetëm duhet ta mbushni me të dhënat e juaja. Ky format bazohet në formën kronologjike.

    Pra, CV-ja është pjesë kyçe e cila të mundëson thirrjen në intervistë apo diskualifikimin, prandaj keni kujdes se si e formuloni. Kushtoni kohë dhe vëmendje. Gjithashtu, për cdo pozitë punë që ju aplikoni, duhet ta përditësoni CV-tuaj për të shikuar nëse ka nevojë të shtoni apo të hiqni diçka. Nuk ka formë të finalizuar të CV-së për secilën pozitë pune që ju aplikoni, prandaj është e rëndësishme ta modifikoni për të ju përshtatur secilës pozitë.

Referencat:

https://www.wikihow.com/Write-a-CV-(Curriculum-Vitae)

https://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet