Multitasking

Ekipi i Busullës

153 artikuj

13. multitasking

Fillimisht termi ''multitasking'' është përdorur për të përshkruar kompjuterët që kryejnë detyra të shumta në të njëjtën kohë. Kur përdoret në kontekstin njerëzor, multitasking është aftësia për të kryer dy apo më shumë aktivitete të ndryshme në të njëjtën kohë. Shumica e njerëzve e bëjnë këtë pa e kuptuar. Për shembull, komunikojnë në rrjete sociale me miqtë duke shikuar televizor ose dëgjojnë muzikë gjatë punës.

Multitasking shpesh lidhet me produktivitetin dhe besohet se mund të përmirësojë përformancën në punë. Por studimet tregojnë se multitasking është një aktivitet i ndarjes së kohës dhe ndërsa një kompjuter mund të kryej më shumë se një aktivitet në të njëjtën kohë, truri i njeriut punon ndryshe. Kjo ndodh për shkak se truri nuk mund të përqendrohet plotësisht kur kryejmë shumë punë në të njëjtën kohë, prandaj do të ju duhet një kohë më e gjatë për t’i përfunduar detyrat dhe mund të ndodh që bëni gabime. Kur përpiqeni të bëni shumë detyra njëkohësisht, gabimet shtohen pasi që truri i njeiut nuk mund të absorbojë shumë informacione në të njëjtën kohë.

Sipas psikologut kognitiv Art Markman, truri mund të mendojë në mënyrë aktive vetëm për një detyrë në të njëjtën kohë, prandaj njeriu njëherë përqendrohet në një detyrë dhe pastaj një tjetër detyrë zë vendin e detyrës paraprake. Zhvendosja mes detyrave është kaq e shpejtë sa njerëzit nuk e vënë re se po bëjnë vetëm një gjë në një kohë. Ata ndihen sikur po bëjnë multitasking, por çfarë janë duke bërë është veçse ndarja e kohës mes dy aktiviteteve.

Si t’i përsosim aftësitë tona të multitasking?

  • Bëni një listë të detyrave

Shumica e njerëzve zgjedhin të injorojnë fuqinë e listave të detyrave derisa të jetë e domosdoshme të krijojnë një të tillë. Afatet në punë e bëjnë të pamundur që truri ynë të kuptoj se çfarë duhet të bëjmë në çdo ditë të caktuar.  Përpilimi i listave të detyrave çdo ditë, ju ndihmon të qëndroni vigjilent dhe t’i mbani mend të gjitha detyrat e rëndësishme që duhet t’i kryeni. Sigurohuni që të mbani listën tuaj diku që është e dukshme.

  • Vendosni prioritetet

Përcaktimi i prioriteteve është parashikuesi më i mirë i suksesit. Pronarët më të suksesshëm të bizneseve arrijnë të mbajnë një ekuilibër të mirë në punë dhe jetë, sepse ata e dinë se sa kohë duhet të ndajnë për çdo detyrë. Jeta juaj nuk mund të jetë vetëm puna. Ju duhet t’i kushtoni rëndësi edhe jetës personale. Nëse arrini të krijoni një ekuilibër mes punës dhe jetës personale ju do të jeni më produktiv.

  • Punoni në detyra të ngjashme

Një mënyrë për të kaluar lehtë në mes aktiviteteve është të zgjidhni të punoni në detyra ose aktivitete të ngjashme që lidhen me njëra-tjetrën. Nëse këto janë krejtësisht të palidhura me njëra-tjetrën, atëherë rrezikoni të humbni përqendrimin, duke dëmtuar kujtesën tuaj, produktivitetin dhe duke humbur kohën e vlefshme. Më mirë mbani gjërat të thjeshta. Sa më të ngjashme janë detyrat, aq më lehtë do të jetë për ju të zhvendosni përqendrimin tuaj mes tyre.

  • Shmangni shqetësimet

Ndërprerjet shumë lehtë mund të bien ndesh me orarin tuaj dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të gjesh një vend ku mund të punosh ashtu siç dëshiron, pa ndonjë zhurmë në sfond. Kjo varet nga mënyra se si jeni duke punuar. Jo gjithkush ka preferenca të njëjta të stilit të punës. Megjithatë, për rezultate më të mira, duhet të eksperimentoni me stilin tuaj të preferuar të punës.

  • Delegoni detyrat

Meqë jemi vetëm qenie njerëzore, nganjëherë nuk mund të bëjmë gjithçka në të njëjtën kohë dhe delegimi i detyrave tek një person tjetër është thelbësor. Kjo ju jep kohë të mjaftueshme për të vënë 100% të përqendrimit tuaj në detyrat më të rëndësishme. Delegimi nuk do të thotë që ju jeni të paaftë për të kryer një detyrë. Përkundrazi, kjo do të thotë që ju e njihni veten mirë, aftësitë dhe kufijtë tuaj dhe jeni të gatshëm të ndani ngarkesën e punës.

  • Merrni një pushim për të shqyrtuar informacionin e ri

Një nga rreziqet më të mëdha të multitasking është se ajo mund të ndikoj seriozisht në kujtesën tuaj . Problemi është se efektiviteti mbështetet në aftësitë tuaja të kujtesës dhe sa informacion mund të merrni. Le të themi nëse duhet të kaloni disa dokumente të rëndësishme gjatë një dite të zënë, është një ide e mirë për t’i rishikuar ato me sy të freskët më vonë gjatë ditës. Në këtë mënyrë ju keni mundësi më të mëdha për të vërejtur ndonjë gabim të mundshëm që ju ka ikur në shikim të parë.

  • Planifikoni

Për të treguar një përformancë sa më të lartë është ide e mirë për të filluar më parë detyrat më të vështira. Pastaj, mund të plotësoni boshllëqet me detyra më të shkurtra, të përcaktuara mirë ose me vetë-përmbajtje. Vetëm sigurohuni që të keni kohë shtesë për të punuar në aktivitete dhe të bëni plane për zgjidhjen e çështjeve të tjera që kërkojnë vëmendjen tuaj. Për të ndihmuar veten, mblidhni burime që do të jenë të dobishme për më vonë. Kur punëdhënësit thonë se ju duhet të keni aftësi të multitasking, në të vërtetë do të thotë se ata kanë nevojë për dikë që mund të trajtojë prioritetet e shumta brenda kohës në dispozicion. Kur jeni në kërkim të punës, nuk mjafton thjesht të deklaroni se jeni një person që bën shumë detyra përnjëherë në CV-në tuaj. Kjo është e lehtë dhe kushdo mund ta bëjë këtë. Çfarë është e vështirë për të bërë është të dilni me shembuj të mirë për tu referuar në intervistën tuaj të punës ose si i keni trajtuar detyrat e shumta ose projektet në të kaluarën.

Referencat:

https://www.careeraddict.com/multitasking-skills

    

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet