Nëntë platforma falas që ndihmojnë në zhvillimin e karrierës tuaj

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Back to school apps guide 2

    Zhvillimi i teknologjisë ka mundësuar krijimin e aplikacioneve dhe platformave të ndryshme që ndikojnë në jetën personale dhe profesionale të njerëzve. Sot, e gjithë jeta juaj është e qasshme përmes telefonave të mençur apo kompjuterëve. Këto platforma po gjejnë përdorim edhe në botën e edukimit, ku mundësojnë qasje më të lehtë në informacion, zhvillim të njohurive dhe të karrierës së nxënësve. Prandaj, të listuara më poshtë janë disa platforma që mund të ndikojnë pozitivisht në karrierën tuaj:

Menaxhim të kohës

    Menaxhimi i kohës është një ndër brengat më të mëdha që pothuajse çdo nxënës e ka. Nxënësit duhet që të kryejnë një numër të madh të detyrave dhe testeve në të njëjtën kohë. Në raste të tilla, platformat dhe aplikacionet e produktivitetit mund  të ndihmojnë në radhitjen e detyrave në bazë të prioritetit të tyre. Përmes këtyre platformave dhe aplikacioneve, ju e keni mundësinë që ta shmangni panikun në momentin e fundit, të ulni nivelet e stresit dhe të arrini qëllimin tuaj për të cilin jeni duke punuar. Më poshtë i keni disa aplikacione që mund të ju ndihmojnë në menaxhimin e kohës dhe organizimin më të mirë të jetës dhe studimeve tuaja.

  • Evernote

    Nëse dëshironi të shkarkoni barrën nga truri juaj dhe të keni një aplikacion që do i mbajë mend dhe do i menaxhojë projektet dhe shënimet e juaja, atëherë aplikacioni i quajtur Evernote është zgjedhja e juaj ideale. Përmes Evernote mund t’i organizoni shënimet tuaja dhe gjithashtu keni mundësi që të ruani foto dhe tabela të ndryshme kur është e nevojshme. Në të ardhmen, ju keni mundësi për qasje më të lehtë të atyre shënimeve me këtë aplikacion.

    Kur jeni duke kërkuar në internet për një detyrë të caktuar, ju mund të vëreni që po shfaqen informatat me pjesë apo copa, që e bën shumë më  të vështirë grumbullimin e duhur të informatave. Përmes Evernote ju mund t’i ruani ato informacione që i gjeni dhe keni mundësi t’i lexoni më vonë. Një tjetër funksion i rëndësishëm është opsioni i rikujtimit. Evernote i mban mend të gjitha detyrat dhe projektet e juaja dhe ju mundëson të aktivizoni opsionin e rikujtimit, përmes të cilit mund t’i menaxhoni afatet në mënyrën e duhur. Përveç kësaj, ju mund të shtoni orarin tuaj të studimit dhe Evernote do ju ndihmojë që ta ndiqni atë orar.

  • Anti-Social

    Kemi aplikacione që mund të ju thjeshtësojnë jetën dhe të ju ndihmojnë ta rrisni produktivitetin, por kemi edhe aplikacioni që mund të jenë shkak i shpërqendrimit tuaj. Nëse ju jeni një prej personave që e kanë të vështirë të largohen nga telefoni dhe kjo ju pengon në përfundimin e detyrave që i keni, atëherë aplikacioni Anti-Social mund të jetë shpëtimtari juaj. Ky aplikacion ju ndihmon në menaxhimin e aplikacioneve dhe mënyrën e përdorimit të telefonit.

    Aplikacioni Anti-Social e bën monitorimin dhe ndjek se sa kohë në ditë jeni duke shpenzuar në aplikacione të ndryshme. Më pas ky aplikacion krijon një plan për të luftuar këtë varësi duke vendosur kufizime mbi përdorimin e aplikacioneve.

Njohuri të gjuhës angleze

    Duke e pasur parasysh që gjuha angleze është gjuha më dominante dhe më e pranishme në sferën profesionale, ju duhet të keni njohuri të  mira të kësaj gjuhe. Njohja e gjuhës angleze jo vetëm që i jep një shtytje vetëbesimit tuaj, por edhe paraqitet si kusht në shumicën e universiteteve për pranimin e studentëve. Në vijim i keni disa aplikacione që mund të ju ndihmojnë në përmirësimin e njohurive tuaja në gjuhën angleze.

  • Busuu

    Nëse ju jeni fillestar apo keni njohuri minimale të gjuhës angleze atëherë aplikacioni Busuu është aplikacioni i duhur për ju. Përmes këtij aplikacioni ju mund të mësoni fjalë të reja dhe të përmirësoni anën gramatikore përmes teksteve, audio incizimeve dhe fotove të ndryshme. Ky aplikacion në fillim ju shfaq një test që e bën matjen e nivelit tuaj rreth njohurive të gjuhës angleze dhe më pas ju sugjerohen mësimet për nivelin që ju i përshtateni. Ky aplikacion është i pajisur me seksionin e praktikës që ju mundëson juve të flisni me persona që gjuhën angleze e kanë gjuhë amtare.

    Nuk do të thotë që duhet të kufizoni veten vetëm me gjuhën angleze, pasi që  ky aplikacion ju jep mundësinë që të mësoni edhe 12 gjuhë të tjera globale. Me përdorimin e këtij aplikacioni, ju do të fitoni shkathtësi të reja që do ju ndihmojnë në pasurimin e CV-së  tuaj dhe avancimin e karrierës profesionale.

  • Word of the day

    Word of the day është aplikacioni ideal që ju mundëson të mësoni fjalë të reja duke e mësuar edhe kuptimin e saktë të tyre. Aplikacioni Word of the day shfaq nga një fjalë të re çdo ditë dhe ju jep shembuj se në cilat fjali përdoret ajo fjalë. Me lajmërimet e përditshme është e pamundur që të harroni të mësoni fjalë të reja. Përmes opsionit të shqiptimit të fjalëve ju mundësohet testimi i njohurive tuaja, ku përmes kuizeve të ndryshme mundeni t’i sfidoni edhe shokët.

Aplikacione rreth praktikave dhe rrjetëzimit

    Praktika është mënyra ideale që të zhvilloni karrierën tuaj. Përmes praktikës ju mund në të njëjtën kohë të fitoni përvojë pune dhe ndiqni studimet tuaja, të fitoni shkathtësi të reja të transferueshme dhe të shihni se si do jetë puna e juaj e ardhshme pas studimeve. Gjithashtu, ju e keni mundësinë që të krijoni kontakte me persona të tjerë në atë industri dhe të fitoni vëmendje nga punëkërkues të ndryshëm. Një mënyrë e mirë për të gjetur punë praktike është gjatë kërkimit në internet në programe dhe uebfaqe të  ndryshme. Në vijim janë disa aplikacione ku ju mund të gjeni mundësi për punësim.  

  • Busulla.COM

    Busulla.COM është portali zyrtar i MASHT-it për orientim profesional, si dhe edukim dhe këshillim në karrierë. Busulla.Com ofron informata për të gjitha shkollat, kolegjet dhe universitetet. Përmes Busulla.Com ju mund të njihni veten më mirë përmes testeve të karrierës dhe të vërtetoni shkathtësitë e juaj me Basic Check. Busulla ju ofron mundësinë që të informoheni për konkurset e punës dhe praktikës në kohë reale në regjistrin Puna dhe Praktika. Referohuni në linkun në vijim për tu informuar për mundësitë e punës dhe praktikës:

https://busulla.com/positions    

  • LinkedIn

    LinkedIn nuk është vetëm një platformë për të gjetur punë, por gjithashtu është një lloj i rrjetit social për profesionistët. Përmes këtij aplikacioni/uebfaqe e keni mundësinë t’i gjeni kompanitë që ju interesojnë për punë praktike, apo edhe të krijoni rrjetin tuaj të personave që përshtaten me fushën ku ju jeni duke u fokusuar për në të ardhmen.

    Funksioni kryesor i LinkedIn janë lidhjet përmes së cilës ju mund të krijoni rrjetin tuaj të shokëve, kolegëve apo edhe të personave që janë duke punuar në të njëjtën fushë apo profesion. Këto lidhje të ndryshme mund të ju ndihmojnë në të ardhmen tuaj profesionale, sepse mundësitë më të mira për punë nuk janë gjithmonë të publikuara, por ju duhet t’i kërkoni përmes kontakteve. Shumë kompani janë të mendimit që të marrin praktikantë, por nuk e kanë publikuar ndonjë shpallje deri më tani, prandaj LinkedIn ju ndihmon t’i gjeni këto kompani.

Aplikacione të edukimit dhe mësimit

    Me avancimin e teknologjisë edhe mënyra e mësimit ka ndryshuar. Aplikacionet e mësimit përdorin foto dhe animacione të ndryshme për të thyer monotoninë që shfaqet përgjatë mësimit tradicional. Në vijim i keni disa aplikacione që mund të ju ndihmojnë shumë në këtë sferë.

  • Khan Academy

    Khan Academy është një platformë online që i ndihmon nxënësit rreth avancimit të tyre në fusha të ndryshme. Ky aplikacion ju mundëson që të vëreni zbrazëtirat e juaja të mësimit përmes disa veglave të ndryshme, kështu që ju të mund t’i përmirësoni ato. Khan Academy është një burim fantastik për të kuptuar konceptet e shumë fushave të ndryshme. Nëse ju nuk dëshironi të  përdorni këtë si burim parësor, e keni mundësinë që të përdorni seksionin e videove si burim të dytë përgjatë mësimit tuaj përmes librave. Pas çdo mësimi, ju do keni detyra të ndryshme për t’i përforcuar njohuritë e juaja. Ekziston edhe mundësia që prindërit tuaj të marrin lajme javore rreth performancës tuaj tek ky aplikacion.

  • BYJU’s

    Ky aplikacioni është vegla e duhur për të mësuar duke përdorur mjete vizuele. Modulet e mësimit në këtë aplikacion, përdorin animacione të ndryshme dhe video interesante që do të rrisin vullnetin tuaj për mësim. Gjithashtu, në këtë aplikacion mund të gjeni teste dhe kuize të ndryshme, që ju mundësojnë t'i praktikoni njohuritë e marra përmes aplikacionit apo librave shkollor.

Trajnim i trurit dhe arsyetim analitik

    Të gjithë thonë që telefonat e mençur janë duke i shpërqendruar të rinjtë, por çka nëse është e kundërta. Në fakt telefonat e mençur janë veglat e duhura për të trajnuar trurin tuaj. Ekzistojnë disa aplikacione që mund të trajnojnë trurin përmes lojërave të ndryshme. Ne e dimë që shkollat janë më shumë të përqendruara mbi mësimin teorik dhe ndonjë herë i neglizhojnë aftësitë si, të menduarit fleksibil ose të zgjedhurit e problemeve.

  • Luminosity

    Nëse jeni duke kërkuar ndonjë aplikacion për avancim dhe trajnim të kujtesës, fokusit dhe shpejtësisë të menduarit, atëherë Luminosity është ideal për ju. Ky aplikacion është i ndarë në tri seksione themelore: fleksibiliteti i trurit, vëmendja dhe kujtesa. Ajo që e bën këtë aplikacion interaktiv, është që u lejohet mundësia t’i sfidoni shokët përmes pikëve që i fitoni.

    Ky aplikacion ju ndihmon që t’i përmirësoni aftësitë kognitive përmes lojërave sfiduese, pasi që këto lojëra e kanë për detyrë të masin shpejtësinë dhe precizitetin e trurit tuaj. Njëri prej seksioneve të aplikacionit e ka për detyrë të bëjë matjen se sa i aftë është truri në kryerjen e dy apo më shumë detyrave në të njëjtën kohë. Pra, bëhet testimi se me çfarë suksesi e kryeni një detyrë nëse vëmendja juaj ndahet në mes dy apo më shumë detyrave. Kjo ju ndihmon të fokusoheni në informatat e rëndësishme dhe t’i shmangeni informatat e panevojshme. Një tjetër seksion bënë vlerësimin e kujtesës suaj. Ky seksion përmban ushtrime që bëjnë matjen se me sa sukses e bëni ruajtjen e informatave në memorien tuaj dhe sa e shpejtë mund që t’i qaseni atyre informatave.

Referencat:

https://www.mindler.com/blog/career-apps-for-students/




Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet