Shenjat paralajmëruese që ju duhet të gjeni një punë të re

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

6. internship

    Nëse ju vazhdimisht keni vështirësi të gjeni motivimin për të shkuar në punë dhe thjeshtë nuk e ndieni që po përshtateni me njerëzit përreth të cilët i quani kolegë, atëherë ka ardhur koha që të eksploroni opsione tjera. Sidoqoftë është më lehtë të flasësh sesa të veprosh. Frika nga e panjohura ju bën të vazhdoni ta mbani punën për të cilën thellë në vete mendoni që nuk është për ju. Mirëpo, duhet pasur parasysh se duke qëndruar aty, ju në fakt po ja humbni vetës mundësinë të punoni diçka më të përshtatshme dhe më të dashur për ju.

    Nëse nuk ju pëlqen puna që ju është ofruar, apo njerëzit në atë ambient e bëjnë të pamundur që ju të jeni produktiv, atëherë kjo është një shenjë që duhet të filloni të kërkoni një punë të re, gjithashtu nëse në çdo darkë, biseda fillon dhe mbaron me komente negative për ditën tuaj, atëherë është koha të gjesh një punë të re.

Disa nga shenjat paralajmëruese që ju duhet të filloni të mendoni për një punë të re janë:

  • Ju paguajnë pak për punën që e bëni;
  • Nuk i pëlqeni kolegët me të cilët punoni;
  • Keni probleme me gjumin;
  • Keni kokëdhembje, ftohje të shpeshta, ose simptoma tjera fizike që shkaktohen nga stresi;
  • Keni filluar konsumimin e alkoolit dhe cigareve për të ju ikur problemeve;
  • Keni humbje oreksi ose hani më shumë se zakonisht;
  • Keni problem të zgjoheni në mëngjes;
  • I urreni të hënat;
  • Jeni më pak produktiv në punë;
  • Keni humbur pasionin dhe shumicën e kohës jeni të mërzitur;
  • Kaloni shumicën e kohës në punë duke shfletuar rrjetet sociale si Facebook, etj,.

    Shumica e këtyre shenjave të përmendura më lartë, mund të jenë indikatorë të problemeve emocionale, personale apo fizike, por nëse ju jeni në stres për punën tuaj dhe po i përjetoni këto simptoma është më mirë të filloni të rishikoni situatën në punë.

    Nëse vendosni se është koha ta lini punën, mos jepni dorëheqje menjëherë. Filloni të kërkoni ndonjë mundësi të re pune dhe të përditësoni CV-në tuaj. Është më lehtë të kërkosh punë përderisa je duke punuar, pasi që mund të ju duhet kohë për ta gjetur një punë të re.

Referencat:

https://www.thebalancecareers.com/top-warning-signs-you-need-a-new-job-2063029

https://www.cnbc.com/2018/06/27/6-signs-you-should-to-quit-your-job.html













Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet