Ikigai

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

Ikigai

Ikigai është fjalë japoneze që nuk mund të përkthehet lehtë. Kjo fjalë është kombinim nga fjala “ikiru” që domethënë “të jetosh” dhe “kai” që nënkupton “realizimin e asaj që një person shpreson”. Të bashkëngjitura këto dy fjalë e krijojnë një kuptim të ri që nënkupton “një arsye për të jetuar”. Kjo fjalë kaq domethënëse e ka origjinën nga ishulli japonez Okinawa. Kjo fjalë ndërlidhet me qëllimet që i ka një person dhe humbja e tyre mund të ketë efekte negative si ulja e motivimit për të jetuar.

Ikigai ndërlidhet kryesisht me atë që dëshironi të bëni dhe atë që jeni të aftë për ta bërë. Ikigai paraqet si një lloj mënyre të jetesës ku kombinohet pasioni dhe talenti juaj. Ikigai është në kundërshtim me parimin se paraja sjell lumturi dhe të plotëson si njeri. Kjo është për shkak se thelbi i të kuptuarit të ikigai është gjetja e pasionit tuaj si arsye për të jetuar. Për të gjetur arsyen për të jetuar, ju duhet të pyetni veten tuaj:

  • Çka ju pëlqen?
  • Në çka jeni të mirë?
  • Çka ka nevojë bota, rrjedhimisht tregu i punës?
  • Sa mund të paguheni?

Këto janë 4 pyetjet fillestare për të nisur rrugëtimin tuaj drejt ikigai. Këto 4 pyetje e përfaqësojnë një nga 4 elementet kryesore për tu orientuar në jetë si dhe janë pjesë të ikigai. Me përgjigjen e pyetjes së parë, ju do të kuptoni pasionin tuaj dhe do të jeni të gatshëm të përqendroheni drejt tij. Me përgjigjen e pyetjes së dytë, ju do të mësoni se cilat janë shkathtësitë tuaja që ju veçojnë nga të tjerët. Me përgjigjen e pyetjes së tretë, do të kuptoni qëllimin tuaj dhe rrugën për të arritur deri aty. Ndërsa me pyetjen e katërt ju do të matni shkathtësitë dhe pasionin që e keni përmes shumës së të hollave që tregu i punës ofron për ato shkathtësi.

Pyetjet që duhet ju t’i parashtroni vetes për të gjetur ikigai-në tuaj ndërlidhen me testet e karrierës të portalit Busulla.COM, ku përmes testeve të interesave, vlerave, aftësive dhe preferencave ju do të mund që të ju përgjigjeni pyetjeve e parashtruara më sipër për tu orientuar në karrierë dhe të gjeni ikigai-në tuaj.

Përmes përgjigjeve të pyetjeve të parashtruara më sipër ju do të zgjedhni rrugëtimin e duhur drejtë profesionin tuaj, si dhe do të fitoni një arsye për tu zgjuar në mëngjes. Ikigai për japonezët është një proces i ngadalshëm dhe aspak nuk ndërlidhet me profesionin dhe karrierën. Por ikigai ka filluar që të zbatohet edhe në vendet tjera si metodë për orientim në jetë dhe karrierë. Pyetja më e rëndësishme është pse ikigai ndërlidhet me jetëgjatësinë e personave, si dhe të jetuarit në paqe dhe harmoni. Kjo ndërlidhet me vetë vendin e origjinës të këtij stili të jetesës. Ishulli japonez Okinawa karakterizohet me popullsi që jeton më gjatë për shkak të dietës së tyre dhe rolin e madh që e luan ikigai tek ata. Kjo është e vërtetuar edhe nga shkencëtar të ndryshëm.

Në vijim i keni 10 rregullat për të ju ndihmuar për të gjetur ikigai tuaj që janë nxjerrur nga libri “Ikigai The Japanese Secret to a Long and Happy Life” shkruar nga Hector Garcia dhe Francesc Miralles.

  • Jini aktiv dhe mos u dorëzoni;
  • Anashkaloji emergjencat dhe zbatoni një jetë më të ngadalshme;
  • Ushqehuni deri në 80 %;
  • Shoqërohuni me shokë/shoqe të mirë/a;
  • Kryeni ushtrime fizike në baza ditore;
  • Buzëqeshni dhe vlerësoni personat përreth jush;
  • Krijoni një lidhje me natyrën;
  • Falënderojuni për gjithçka që ju bënë të lumtur;
  • Jetoni në të tashmen;
  • Ndiqni ikigai-nin tuaj.

Përmes këtyre rregullave do të arrini që të zbuloni ikigai-në tuaj dhe të jetoni një jetë të gjatë dhe të lumtur.

References:

https://www.weforum.org/agenda/2017/08/is-this-japanese-concept-the-secret-to-a-long-life

https://medium.com/thrive-global/ikigai-the-japanese-secret-to-a-long-and-happy-life-might-just-help-you-live-a-more-fulfilling-9871d01992b7

https://www.forbes.com/sites/chrismyers/2018/02/23/how-to-find-your-ikigai-and-transform-your-outlook-on-life-and-business/#51593b602ed4

https://www.telegraph.co.uk/health-fitness/mind/finding-ikigai-japanese-secret-health-happiness/

http://www.bbc.com/capital/story/20170807-ikigai-a-japanese-concept-to-improve-work-and-life

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet