Sistemi qendror i menaxhimit të mësimit online e-Edukimi

Ekipi i Busullës

154 artikuj

166 ndjekës

Msoffice

Portali i mësimit online e-EDUKIMI ka ndihmuar në përmirësimin e shkathtësive digjitale të mbi 4,000 mësimdhënësve të cilët kanë marrë trajnime dhe shërbime në forma të ndryshme. Këto shërbime ndërlidhen me trajnimet e ofruara përmes grupeve nga të gjitha komunat e Kosovës për mësimdhënës në gjithsej 758 shkolla dhe zyrtar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit në 29 komuna.

Në vijim janë disa nga dobitë konkrete të përdorimit të teknologjisë në mësimdhënie të cilat garantohen përmes portalit të mësimit online e-Edukimi:

Për shkollën - Duke përdorur portalin e-Edukimi udhëheqësia e shkollës e ka më të lehtë të bëj punën e tyre profesionale, sepse ky portal ua mundëson atyre:

  • Përcaktimin dhe zbatimin e planeve dhe programeve standarde mësimore në nivel qendror
  • Menaxhimin e centralizuar të përmbajtjeve mësimore
  • Krijimin e një standardi uniform dhe të qëndrueshëm të përmbajtjeve mësimore
  • Krijimin dhe distribuimin e përmbajtjeve mësimore
  • Integrimin dhe miratimin e materialeve mësimore
  • Informimin më të lehtë dhe më efikas të mësimdhënësve
  • Mësimin dhe përvetësimin e teknologjisë së fundit
  • Uljen e kostos me përdorimin e mediave digjitale në vend të shtypjes

Për mësimdhënësit - Sistemi i menaxhimit të mësimit online është platformë e mësimit online e cila sjellë përfitime edhe për mësimdhënësit duke e bërë punën e tyre më të lehtë përmes:

  • Mjeteve të ndryshme për të plotësuar mësimdhënien konvencionale, siç janë: e-mësimi, teste, ushtrimet online, video, foto, etj.
  • Qasjes online në aktivitetet mësimore dhe përcjellje të progresit të nxënësve
  • Rritjes së interesimit të nxënësve përmes multimedias
  • Lehtësimit në menaxhimin e plan-programit dhe aktiviteteve mësimore
  • Komunikimit më efikas me nxënësit duke përdorur forumet, rrjetet sociale
  • Bashkëpunimit me mësimdhënësit nga shkollat dhe komunat tjera
  • Marrjes së vlerësimit në formë të anketave dhe pyetësorëve

Për nxënësit - Një faktor tjetër i rëndësishëm i cili përfiton nga mundësia e implementimit të sistemit për menaxhim të mësimit janë nxënësit, të cilëve iu ofrohet lehtësim në procesin e mësimnxënies, përmes:

  • Lehtësimit në përvetësimin e njohurive përmes mësimeve elektronike multimediale, simulimeve, testeve dhe aktiviteteve tjera
  • Lirisë, fleksibilitetit dhe argëtimit në mësim
  • Mësimit përtej klasës, përkatësisht kudo dhe në çdo kohë
  • Komunikimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe ideve me shokë dhe shoqe brenda shkollës
  • Ngritjes së vetëbesimit dhe motivimit
  • Ambientit të sigurt për komunikim dhe socializim

Ky sistem për menaxhim të mësimit është në dispozicion për të gjitha shkollat publike të Kosovës dhe në të janë të integruara edhe nëntë module për e-mësim (e-Learning) nga fusha e TIK-ut dhe katër module për Patentën e Ndërmarrësisë. Këto module mundësojnë qasje praktike në lidhje me temat si dhe ofrojnë një sukses të qëndrueshëm në mësim. Ato përdorin teknologjitë bashkëkohore, duke ju ofruar në këtë mënyrë një përvojë efektive dhe argëtuese në mësim. Mbi të gjitha këto kurse janë falas për të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave publike.

Modulet e TIK-ut janë të bazuara në standardin ndërkombëtar ECDL (European Computer Driving Licence), i cili është i njohur në më shumë se 140 vende të botës. Modulet në dispozicion përmes sistemit të menaxhimit të mësimit janë:

  1. Sistemi Operativ- Windows 8
  2. Përpunimi i teksteve – MS Word 2013
  3. Kalkulimi i tabelave – MS Excel 2013
  4. Prezantime – MS PowerPoint 2013
  5. Bazat e të dhënave – MS Access 2013
  6. Komunikimi elektronik – Outlook 2013
  7. Kërkimi i Informatave
  8. Bazat e bashkëpunimit online
  9. Siguria në IT

Patenta për ndërmarrësi është një iniciativë e Odës Ekonomike të Austrisë (WKO), e krijuar në kuadër të strategjisë së BE-së ‘’Enterpreneurship Educatio’’. Sot, patenta e ndërmarrësisë është një certifikatë e njohur ndërkombëtarisht, e cila përdoret në tërë Evropën. Qëllimi i patentës për ndërmarrësi është që t‘i fuqizoj njohuritë ekonomike dhe kompetencat sociale të të rinjve në një fazë të hershme dhe të ndikoj që ekonomia të shihet si motor për krijimin e vendeve të punës dhe mirëqenies sociale të një vendi.  

(e-edukimi.rks-gov.net)

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet