Ese tjetër: Blerta Jetullahu, SHMLE “Hasan Prishtina”, Komuna Mitrovicë, Klasa XII

Ekipi i Busullës

168 artikuj

196 ndjekës

100384529 icon of pen and document filling document checklist essay correspondence concept can be used for top

Përzgjedhja e karrierës sime – sfidat dhe mundësitë

Secili prej nesh gjatë fëmijërisë së hershme, nga familjarët tanë në vazhdimësi kemi pranuar shumë herë pyetje të tipit: A s’më thua: Çka dëshironi të bëheni kur të rriteni? /Cili është profesioni i juaj i ëndrrave? Tashmë jemi në shkollën e mesme dhe se normalisht se çdo ditë e më tepër po shkojmë drejt një udhëkryqi të karrierës kur duhet të përcaktohemi dhe t’i japim secili prej nesh një drejtim  rrugëtimit tonë profesional.

Secili nga ne, duhet ta konsiderojë veten tonë më shumë fat qe jemi protagonistë të të jetuarit në shekullin 21, me të drejtë konsiderohemi njëkohësisht edhe si ardhmëria dhe shpresa e vendit tonë të ri. Jetojmë ne një kohë moderne kur sikur sfidat po ashtu edhe mundësitë janë të panumërta dhe nga më të ndryshmet. Rrjedha e jetës së individit, si sukseset po ashtu edhe dështimet, në një masë të konsideruar janë të varura nga faktorë të shumtë objektiv, por po ashtu edhe nga aftësia për të qenë në trend me zhvillimet e teknologjisë. Zhvillimi dhe avancimi i teknologjisë bashkëkohore pa mëdyshje se kërkon edhe adoptimin e shprehive te jetesës dhe shkathtësive të punës në varshmëri  me trendët e zhvillimit ekonomik, social të shekullit 21.

Nga të rinjtë në këtë kohë të shoqërisë moderne normalisht se kërkohet që të jenë të pajisur  me aftësi dhe shkathtëesi që janë në përputhje me kërkesat e tregut të punës në kohën aktuale. Edhe bota e biznesit është duke pësuar transformimin e saj në vazhdimësi dhe gradualisht shumë nga veprimtaritë biznesore mund të kryhen nëpërmjet biznesit digjital duke  anashkaluar format e vjetra të biznesit të cilat mund të shërbejnë tashmë vetëm si pjesë të historisë së biznesit. Orientimi ynë profesional për të përzgjedhur profesionin jetësor si kontabiliste dhe ballafaqimi me këtë situatën e pandemisë Covid-19, me ka shtyrë që të reflektoj /rishqyrtoj edhe një herë orientimin tim fillestar profesional!.

Perspektiva ime orientimit profesional tashmë është formësuar edhe më tepër, duke qenë dëshmitare e efektit të krizës globale me korona virusin.  Në një të ardhme të afërt, përveçse  e shoh veten time si një kontabiliste e mirëfilltë,  këtë profesion mendoj që ta ushtroj patjetër në sektorin e shëndetësisë, duke qenë se konsideroj se jam vetëdijesuar dhe sensibilizuar mjaftueshëm nga pasojat e  pandemisë Covid- 19. Duket se nuk thuhet kot se “...në çdo situatë të vështirë ka edhe diçka të mirë...”, shpresoj se kjo shkëndijë shprese do të ketë efekt zingjiror në rrafshin global dhe se bota do të trajtojë shumë probleme globale me një sy tjetër. Jo vetëm që shpresoj, por edhe besoj se tanimë bota do të shohë me një sy tjetër diskriminimin racor, fetar, gjinor, orientimin seksual dhe sfidat e tjera me te cilat është përballur njerëzimi në të kaluarën dhe është duke u përballur edhe në ditët e sotme.

Dëshiroj ta përmbyll këtë ese me një konkludim se me mbarimin e kësaj periudhe krize me pandeminë e Covid-19,  nëse jo të perëndojë në tërësi  epoka e diskriminimit, atëherë së paku mundësisht të japim kontributin personal secili prej nesh (nxënësit, mësuesit, punëtorët, sportistët, shkencëtarët, mjekët, policët, ekonomistët, etj.),  të reflektojmë të gjithë pozitivisht dhe të reduktohen në masë të shtuar diskriminimet e çfarëdo lloj natyre qofshin ato. Të shpresojmë se bota do të marrë me tepër dimension humanitar dhe jo diskriminues, ku do të mbizotërojë paqja dhe dashuria ne mes njerëzve pa dallim. Secili i punësuar për punën e njëjtë do të paguhet njëjtë dhe do të ushtrojë profesionin që ëndërron dhe ka pasion e aftësi për ta ushtruar atë në dobi të shoqërisë. Besoj se me tejkalimin e kësaj sfide shëndetësore dhe ekonomike po ashtu në masë të shtuar  edhe bota do të jetë një vend më i mirë për të jetuar. Suksese dhe shëndet para së gjithash !

Burimet

Dweck, Carol S.. (2008) Mindset :the new psychology of success New York : Ballantine Books,

Transforming our world: the 2030 Agenda for Sustainable Development". United Nations – Sustainable Development knowledge platform. Retrieved 23 August 2015.

GARA PËR ESE 2020

Programi i USAID “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” - ASSET, zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Copr organizoi garën për ese me temë “Përzgjedhja e karrierës sime – sfidat dhe mundësitë.” Qëllimi i kësaj gare ishte ofrimi i një mundësie për nxënësit e shkollave të mesme të larta publike në Kosovë të shfaqin talentin e tyre në shkrim si dhe të shprehin synimet dhe brengat e tyre rreth përzgjedhjes së karrierës. Ky aktivitet u mbështet nga Fondacioni Kosovar për Zhvillim të Karrierës (KCDF) dhe Fondacioni IPKO.