Si ndikon personaliteti i introvertëve dhe ekstrovertëve në përzgjedhjen e karrierës?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Blog 4.4 05

    Teoria e personave introvertë dhe ekstrovertë u krijua nga psikiatri i njohur zviceran Carl G. Jung. Sipas Jung, ekzistojnë dy lloje të personalitetit: introvert dhe ekstrovertë. Dallimi kryesor mes tyre qëndron në atë se nga e marrin ata energjinë.

    Jung besonte se energjia e një introverti buron nga bota e tyre e brendshme. Ata i “rimbushin bateritë” duke kaluar kohën vetëm, duke i analizuar mendimet dhe ndjenjat e tyre. Në anën tjetër, energjia e personave ekstrovert vjen nga bota e jashtme. Ata shpesh përshkruhen si njerëz që flasin shumë, të shoqërueshëm dhe shumë entuziastë.

Introvertët

    Çka i dallon introvertët nga ekstrovertët është, se ata i urrejnë bisedat e shkurta, prandaj ata e kanë shumë të vështirë të bisedojnë me dikë pa u mërzitur. Atyre më shumë ju intereson të flasin për tema si:

  • Çka e motivon njeriun më shumë?
  • Cili është momenti më i bukur në jetën e një personi?

    Kjo i ndihmon introvertët të lidhen më shumë me ju si dhe të ndihen më rehat gjatë bisedës. Introvertët nuk mund t'i shpjegojnë gjërat ashtu siç ata dëshirojnë t'i shpjegojnë. Kjo ndodh sepse ata mendojnë shumë gjëra në të njëjtën kohë.

    Introvertët parapëlqejnë profesionet që:

  • I lejojnë ata të kalojnë kohën duke punuar vetëm në hapësirën e tyre personale;
  • Nuk përfshijnë shumë bashkëveprim social;
  • Puna kryhet në një ambient të qetë;
  • Nuk përfshijnë përfundimin e ndonjë detyre në bashkëpunim me grupe njerëzish;
  • Nuk përfshijnë aktivitete të shpeshta sociale siç janë mbledhjet dhe ahengjet;
  • Nuk përfshijnë punë në ambiente të jashtme, apo mbledhje me njerëz të rinj në lokacione të ndryshme.

    Disa nga profesionet ku introvertët do të ndiheshin vetvetja janë inxhinier/-e, kontabilist/-e, auditor/-e, programer/-e etj.

Ekstrovertët

    Në anën tjetër të medaljes janë ekstrovertët. Ekstrovertët janë personalitete të kundërta me introvertët. Ata ndihen më mirë kur i shprehin ndjenjat e tyre, apo kur flasin me dikë nga shoqëria për një problem. Pra, ekstrovertët nuk pëlqejnë t’i mbajnë gjërat brenda vetes. Shoqërimi me njerëz tjerë i ndihmon ekstrovertët të kenë më shumë energji. Ata ndihen të izoluar kur e kalojnë kohën vetëm, prandaj, nëse do ishte çështje zgjedhjeje, atëherë ekstrovertët më shumë do të parapëlqenin të kalonin kohën e tyre të rrethuar me njerëz. Ata kanë dëshirë të bisedojnë shumë dhe jo vetëm me familjarët, shokët, apo kolegët e tyre, por edhe me të panjohur, sepse duan të njohin njerëz të rinj.

    Ekstrovertët parapëlqejnë profesionet ku:

  • Kanë komunikim të shpeshtë me personat brenda punës;
  • Kanë një mjedis dinamik të punës;
  • Ofrohet pjesëmarrja në punë me grupe të mëdha njerëzish;
  • Mjedisi i punës është i mbushur me biseda dhe aktivitete;
  • Ofrohet mundësia që të punojnë gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë;
  • Kanë mundësi të eksplorojnë ide dhe gjëra të reja.

    Disa nga profesionet ku ekstrovertët do të ndiheshin vetvetja janë fotograf/-e, stjuardes/-ë, mësimdhënës/-e, menaxher/-e i/e shitjes, menaxher/-e i/e burimeve njerëzore etj.

    Derisa disa njerëz janë introvertë dhe shmangin kontaktin me njerëz të ndryshëm, disa të tjerë janë ekstrovertë që mundohen sa më shumë të jenë të rrethuar nga njerëzit. Megjithatë, ekzistojnë edhe ambivertët, të cilët nuk hyjnë në asnjërën kategori. Ata nuk dëshirojnë të kenë vazhdimisht kontakte me persona të ndryshëm, por në anën tjetër, gjithashtu nuk duan të punojnë vetëm.

    Ambivertët parapëlqejnë profesionet si:

  • Infermier/-e;
  • Psikolog/-e;
  • Aktor/-e;
  • Polic/-e/Detektiv/-e;
  • Specialist/-e në marrëdhëniet me publikun etj.

Referencat:

https://www.mindler.com/blog/introverts-extoverts-careers/

https://www.thebalancecareers.com/careers-for-introverts-525393

https://studentloanhero.com/featured/people-person-jobs-extroverts/

https://www.mindler.com/blog/highpaying-careers-dislike-talking/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet