Ese tjetër: Eriona Kabashi, Gjimnazi "Xhevdet Doda", Komuna Prishtinë, Klasa X

Ekipi i Busullës

168 artikuj

196 ndjekës

100384529 icon of pen and document filling document checklist essay correspondence concept can be used for top

Përzgjedhja e karrierës sime – sfidat dhe mundësitë

Karriera! Sa herë që e themi ose e dëgjojmë këtë fjalë ngjall një ndjenjë të çuditshme dhe luftuese. Them e çuditshme për shkak se në mendjen tonë sillen mendime të ndryshme, përfshirë këtu një konfuzitet që na ngërthen: Çfarë është karriera në të vërtetë? Si duhet ta arrijmë atë? Sa është çmimi i saj? A është lehtë të kemi qasje në të? Kush do të na ndihmojë? -dhe një vorbull mendimesh tjera. Në anën tjetër, them luftuese sepse si adoleshent jemi në një epokë vendimmarrëse për të ardhmen tonë dhe zotoj se nuk kemi mendime edhe shumë të qarta për jetën dhe befasitë e saj pasuese, dhe kjo turbulencë e të menduarit shpeshherë mund të na shpie dhe na shpie në vendime apo rrugë të gabuara. Një adoleshent ka shumë ëndrra, një adoleshent ka shumë synime, një adoleshent ka shumë dëshira, një adoleshent ka shumë nevoja. Por, gjithashtu një adoleshent ka shumë dilema, ka shumë mosbesim, ka shumë mospërputhje idesh me botën përreth dhe mbi të gjitha ka shumë etje për t’u bërë dikushi në jetë. Dhe kjo etje ka shumë varësi dhe mund ta ushqejë frekuenca e punës individuale dhe përkrahja morale, psikologjike, por edhe financiare.

Qysh në vegjëli ne e ëndërrojmë veten se çfarë do të bëhemi kur të rritemi. Më shumë entuziazëm i caktojmë vetes profesionin tonë që na pëlqen. Por, a është e rrënjosur dhe sistematike kjo ëndërr? Kam bindjen se jo, për shkak se në ndërkohë njejtë si mendimet tona, pësojnë ndryshime edhe dëshirat tona. Sa më shumë kalon koha, e shohim veten se e mendojmë të ardhmen ndryshe dhe fillon procesi i njohjes së vetvetes dhe aftësive që kemi. Bazuar në aftësitë tona dhe asaj që gjen prehje në zemrat tona, duam edhe të vazhdojmë në atë rrugë prehëse. Vallë, a është e shtruar me trëndafil kjo rrugë? Duhet të ecim vetëm drejt dhe na mjafton aftësia dhe vullneti që kemi, apo ka edhe faktorë tjerë ndikues dhe parandalues për të arritur aty?! Cilat janë aftësitë e mia ndërtuese të së ardhmes? Do të bëhem një mësimdhënëse? Një inxhiniere? Apo ndonjë pilote? Tri profesone të ndryshme, metoda të ndryshme të punës por për mua të gjitha e kanë një pikë të përbashkët – flenë në shpirtin tim. Dhe si të tilla, do të mundohem ta testoj veten dhe të vendos se për cilën aspiroj më shumë, ndoshta me kohën edhe të trija. Pse jo!?

Si cdo ndryshim i jetës, edhe kjo përzgjedhje sigurisht se nuk është e lehtë. Bazohem në sfidat edhe të shkollës që kemi pasur deri këtu, nuk ka qenë e lehtë që të shkëlqejmë në mësime pavarësisht përkushtimit të plotë shpesh kemi hasur në dështime, padrejtësi, zhgënjime por gjithmonë kemi vazhduar tutje për të arritur cakat. E njejta është edhe me karrierën: sfidat janë evientuese dhe do të na shoqërojnë gjithmonë, por nuk duhet të tregohemi të dobët dhe t’i ofrojmë kënaqësi jetës...t’i ofrojmë kënaqësi jetës. Karriera po sikur jeta është një sfidë, por edhe një mundësi. Një sfidë sepse barrierat do të jenë miku yt i pandashëm, dhe mundësi sepse asnjëherë nuk mbyllen të gjitha dyert, njëra do të qëndrojë e hapur dhe ajo derë do të të japë mundësi për të ndryshuar, reflektuar. Do të rrëzohesh, do të ngritesh, do të rrëzohesh prapë, por do të ngritesh prapë- këtë herë më e fuqishme. Prandaj, karrierën e shoh pasqyrim të jetës sepse të dyja janë një gërshetim i këtyre dy kryefjalëve - sfidë por edhe mundësi. Jepi vetes mundësi për t’u sfiduar, dhe lëre jetën të të sfidojë për të ndryshuar.

Burimet

100 mënyra për të motivuar veten-Steve Chandler

Ikigai-Hector Garcia dhe Francesc Miralles

GARA PËR ESE 2020

Programi i USAID “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” - ASSET, zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Copr organizoi garën për ese me temë “Përzgjedhja e karrierës sime – sfidat dhe mundësitë.” Qëllimi i kësaj gare ishte ofrimi i një mundësie për nxënësit e shkollave të mesme të larta publike në Kosovë të shfaqin talentin e tyre në shkrim si dhe të shprehin synimet dhe brengat e tyre rreth përzgjedhjes së karrierës. Ky aktivitet u mbështet nga Fondacioni Kosovar për Zhvillim të Karrierës (KCDF) dhe Fondacioni IPKO.