Ese tjetër: Adea Gërguri, Gjimnazi “Haxhi Zeka”, Komuna Istog, Klasa X

Ekipi i Busullës

167 artikuj

193 ndjekës

100384529 icon of pen and document filling document checklist essay correspondence concept can be used for top

Përzgjedhja e karrierës sime – sfidat dhe mundësitë

“Unë ec ngadalë, por asnjëherë prapa”- kishte thënë Abraham Lincoln, Presidenti i 16 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. [1] Në shpalosjen e një personaliteti të suksesshëm janë të spikatura pikërisht durimi dhe dëshira! Ecja e ngadaltë nënkupton durimin e dëshira e magnetizon drejt suksesit. Është pikërisht dëshira, ndjenja më e fuqishme që e bën të jetë “Ujku - Alfa” i rrugës drejt suksesit sepse për të prekur majat njeriu duhet të zgjedhë jo vetëm synimin, por edhe rrethanat.

Të gjithë kanë të paktën një synim, një ëndërr për atë se çka duan të bëhen, duke ndërlidhur  talentin me pasionin për të bërë diçka në jetë me të cilën ndihesh krenar. Leonardo Da Vinci ka qenë figura më inspiruese për mua në rrafshin jetësor. Mënyra sesi Da Vinci kishte arritur të kombinojë shoqërinë, artin e shkencën duke formësuar jetën e tij në një kosmopolitan profesionesh më frymëzoi mua që të gjej diçka që pikëpren talentin dhe dëshirën time. [2] Në një kohë moderne duket se është më e lehtë të përcaktohesh, por divergjenca dhe mundësia e bëjnë tejet të vështirë. Gjithsesi secili ka një tipar të veçantë që e udhërrëfen në jetë.

Mua, personaliteti im më drejtoi në disa kahje e atëherë kur ishte momenti, vendosa të mos zgjedh vetëm diçka, por të përfshij që të gjitha: të ndihmoj, të shëroj, të zgjedh mistere, të krijoj e të shkruaj. Rrethanat dhe zgjidhjen kësaj radhe e krijova vetë pa u ndikuar nga tabuja - një profesion. Unë mund të bëhem mjeke, shkrimtare, kimiste e shkencëtare në të njëjtën kohë! Pse të kem vetëm një synim kur mund të kem katër?!  Të studioj mjekësi e kriminalistikë për të punuar në laborator, për të zbuluar e zgjidhur mistere, por pse edhe mos të shkruaj?

Jeta varet vetëm nga ajo që zgjedh pa lejuar fatin të përzgjedhë për ty! Kështu duke mos lejuar mundësitë të më kufizojnë, në proporcion te zhdrejtë rrita sfidat. Mua nuk më pengon sfida ngase unë e dua dinamikën e frikën nga pengesat dua ta mposht. Përderisa brenda meje ekzistojnë pasioni dhe ambicia që të arrij majat në gjithçka që synoj atëherë sfidat nuk do t’i lejoj të shndërrohen në pengesa udhëkthyese. Sfidat e gabimet do t’i mirëpres dhe do të shkruaj për ato si eksperienca jetësore nga të cilat duhet të mësoj. Sa më e gjatë e më sfiduese që do të jetë rruga drejt suksesit, aq më shumë do të kontribuojë në ndërtimin tim si personalitet i fuqishëm, i besueshëm, i lumtur me atë që bën. Personalitet i suksesshëm gjatë gjithë rrugës madje edhe në fillim të saj atëherë kur suksesi është integritet, ndershmëri. Prandaj tabuja nuk duhet të lejojë që rrethanat dhe zgjidhjet të të zgjedhin ty, por ti të zgjedhësh ato.

[1] https://www.pinterest.com/pin/140807925833477980/ 

[2] https://sq.wikipedia.org/wiki/Leonardo_da_Vin%C3%A7i

GARA PËR ESE 2020

Programi i USAID “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” - ASSET, zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Copr organizoi garën për ese me temë “Përzgjedhja e karrierës sime – sfidat dhe mundësitë.” Qëllimi i kësaj gare ishte ofrimi i një mundësie për nxënësit e shkollave të mesme të larta publike në Kosovë të shfaqin talentin e tyre në shkrim si dhe të shprehin synimet dhe brengat e tyre rreth përzgjedhjes së karrierës. Ky aktivitet u mbështet nga Fondacioni Kosovar për Zhvillim të Karrierës (KCDF) dhe Fondacioni IPKO.