Si ju ndihmojnë mediat sociale në zhvillimin e karrierës tuaj?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Social media internet

    Në ditët e sotme, mediat sociale janë bërë faktor shumë i rëndësishëm për jetën e secilit individ, sepse janë mjetet kryesore që po përdoren për informim dhe komunikim. Pothuajse çdo moment i jetës së individëve postohet në media sociale, që tregon se këto media janë integruar dhe janë bërë pjesë e pandashme e jetës së gjithsecilit. Por, përveç informimit dhe komunikimit, mediat sociale mund të përdoren edhe për zhvillimin e karrierës tuaj. Disa nga mënyrat si mediat sociale ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e karrierës janë:

  • Krijimi i rrjetit profesional

    Nuk është aspak e çuditshme që krijimi i marrëdhënieve shoqërore ndikon pozitivisht në rrugëtimin e gjatë të karrierës tuaj. Kontakti me njerëz të ndryshëm, qoftë me ata që kanë mendime të ndryshme nga ju, ju ofron mundësi të reja në aspektin e zhvillimit të karrierës. Krijimi i një rrjeti profesional mund të ju ndihmoj kur jeni të gatshëm të gjeni punë, pasi që këto kontakte mund të ju informojnë rreth mundësive të ndryshme në tregun e punës. Disa nga mediat sociale që mund të përdoren për krijimin e rrjetit profesional janë:

LinkedIn

    LinkedIn është rrjeti më i madh profesional, i cili preferohet shumë nga studentët. Kjo platformë ju ofron mundësi të lidheni me kolegë dhe profesionistë të ndryshëm. Gjithashtu, në këtë platformë mund të informoheni rreth mundësive të mira të punës praktike apo shkollave verore.

Facebook

    Facebook është një ndër mediat sociale që përdoret për shumë arsye, prandaj edhe është ndër platformat më të përdorura. Ju mund të krijoni një rrjet profesional, duke u bërë pjesë e grupeve të ndryshme, ku mund të gjeni njerëz me ide, mendime dhe interesa të ngjashme me ju. Në këto grupe mund të informoheni rreth ngjarjeve dhe eventeve të ndryshme.

Twitter

    Twitter është platforma e cila ju mban të informuar rreth trendeve të ndryshme dhe zhvillimeve në botën profesionale. Ju mund të ndiqni biseda dhe postime në një fushë të caktuar dhe të komentoni rreth këtyre postimeve.

  • Zhvillimi i shkathtësive tuaja

    Kur bëhet fjalë për zhvillimin e karrierës suaj, mbetet më pak e rëndësishme nota mesatare në universitet. Ajo çfarë vërtet ka rëndësi janë shkathtësitë që i posedoni. Prandaj, duhet të filloni t’i zhvilloni këto shkathtësi sa më shpejtë. Ato mund të jenë: komunikimi i mirë, udhëheqja, kreativiteti, shkathtësitë e teknike si Photoshop (fotografitë apo dizajn grafik), Java apo Microsoft Office. 

    Në këtë aspekt mediat sociale mund t’i quajmë thesar edukativ, sepse ofrojnë mjaft platforma dhe mundësi për t’i zhvilluar këto shkathtësi. Një prej këtyre platformave është Youtube ku ju mund të qaseni në video të detajuara dhe të mësoni programe pa pagesë si Python, Microsoft Office, etj. Një metodë efektive që ju ndihmon të gjeni përmbajtje cilësore dhe relevante është të abonoheni në kanalet e caktuara. Shumica e këtyre kanaleve përgjigjen në pyetjet e përdoruesve, kështu që ju mund të parashtroni pyetjet tuaja specifike në lidhje me shkathtësitë që po përpiqeni t’i mësoni dhe të merrni përgjigjen në komente.

    Disa platforma tjera që ndihmojnë në zhvillimin e shkathtësive tuaja janë Coursera, Khan Academy, Lynda etj. Këto platforma ofrojnë kurse online.

  • Përzgjedhja e profesionit me informata të mjaftueshme

    Një karrierë e suksesshme fillon nga zgjedhja e duhur. Për ta zgjedhur profesionin e duhur, ju duhen udhëzime. Prandaj, është e rëndësishme të informoheni sa më shumë para se të merrni një vendim. Platformë mjaft e mirë për tu informuar rreth profesioneve është LinkedIn. LinkedIn ofron mundësi të shfletoni rreth profileve të ndryshme, ku mund të vëreni trendet aktuale. 

    Një tjetër platformë është Busulla.COM ku mund të gjeni informacione rreth profesioneve të ndryshme. Në këtë portal ofrohen informacione rreth shkollimit, njohurive dhe shkathtësive që kërkohen për ato profesione, pagës mesatare, aktiviteteve, kushteve dhe veglave të punës etj.

    Qëllimi kryesor i mediave sociale është të ju mbajë të informuar rreth aktualiteteve dhe ndodhive të ndryshme. Ndiqni faqe të ndryshme të fushave që ju interesojnë si dhe kanale të lajmeve, që të qëndroni të informuar. Kështu ju do të keni njohuri të mjaftueshme rreth rrugës së profesionit që e keni zgjedhur dhe do të mund të avancoheni në atë karrierë. Prandaj, qëndroni në hap me kohën.

Referencat:

https://www.mindler.com/blog/how-social-media-can-help-students-boost-their-careers/



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet