Cilat janë përparësitë e të studiuarit në universitete publike?
174 artikuj
215 ndjekës
Postuar: 20 Dhjetor 2018

Disa arsye të rëndësishme përse duhet ta konsiderojmë mundësinë e të studiuarit në universitete publike janë:
- Kosto më e ultë
Kostoja e shkollimit në universitetet publike është gjithmonë më e ultë në krahasim me kolegjet.
- Universitetet publike krijojnë më shumë hapësirë për liri dhe pavarësi
Studentët në universitete publike marrin vendime për vetveten dhe mësojnë se si të bëhen më të pavarur.
- Universitetet publike bëjnë që studentët të jenë më të mirë në paraqitje
Zakonisht këto universitete kanë numër më të madh të studentëve sesa kolegjet private, duke mundësuar që ata të takojnë studentë të personaliteteve të ndryshme dhe të jenë më të ekspozuar.
- Universitetet publike ofrojnë atmosferë konkurruese
Universitetet e mëdha publike kanë tendencë për të nxitur konkurrencën. Kur studentët vazhdimisht përpiqen të punojnë më mirë se kolegët e tyre, si institucioni ashtu edhe trupi studentor rriten më shumë. Hulumtimi arrin nivele të reja dhe studentët diplomohen me nota të larta dhe kredenciale.
Referencat:
http://www.gocollege.com/options/public-schools/