Ndikimi i aktivitetit fizik në punën tuaj

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

9. phsyical activity

 Kur mendoni për aktivitetin fizik, të gjithë ju fokusoheni në përfitimet fizike që i sjell ai aktivitet. Disa nga ato përfitime janë: presioni i ulët i gjakut, një zemër e shëndoshë dhe një trup më tërheqës. Ajo që është për t'u befasuar është fakti që, aktiviteti fizik sjell përfitime të shumta edhe në punën që ju e bëni. Hulumtuesit e kësaj dukurie kanë arritur konstatimin se aktiviteti fizik ndikon edhe në mënyrën e të menduarit të njeriut.

Studimet e ndryshme tregojnë që aktiviteti fizik është një faktor ndikues në performancën tuaj në punë. Me përfshirjen e aktivitetit fizik në agjendën ditore, ju do të përfitoni:

  • Përqendrim më të lartë;
  • Memorie më të kthjellët;
  • Aftësi të të mësuarit më shpejt;
  • Kreativitet më të avancuar; 
  • Nivel më të ulët të stresit.

Në një studim në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 200 punëtorë, është analizuar performanca e tyre përgjatë ditëve që kanë ushtruar dhe ditëve që nuk kanë kryer asnjë lloj aktiviteti fizik. Rezultati i këtij studimi tregon që, në ditët që punëtorët janë marrë me aktivitet fizik, menaxhimi i kohës ka qenë më efikas dhe kanë qenë më të shoqërueshëm me kolegët. Nga kjo kuptojmë që aktiviteti fizik paraqet një vegël përmes së cilës njerëzit mund të rrisin efikasitetin e punës.

Nga e gjithë kjo lind pyetja se: “Cila është pengesa që e bën të vështirë ushtrimin fizik?” Padyshim, koha e pamjaftueshme mbetet argumenti më i fortë, por shpeshherë ju nuk gjeni kohë për aktivitete fizike sepse nuk janë listën e prioriteve tuaja. Më poshtë do t'i gjeni të rendituar disa nga benefitet që ju sjell aktiviteti fizik, e të cilat ndoshta do ju bëjnë ta ndryshoni listën e prioriteteve.

  • Ju bën më efektiv në punë;
  • E nxit trurin tuaj;
  • E rrit vetëbesimin;
  • E ulë stresin e punës;
  • Ju bën më fleksibil;
  • Ju ndihmon në përpunimin e shpejt të informatave, etj.

 Në vazhdim do shtjellohen mënyrat se si ju mundeni të përfshini aktivitetin fizik në përditshmërinë tuaj:

  • Identifikoni një aktivitet fizik që ju pëlqen

Ka aktivitete fizike të shumëllojshme, prandaj ju mund të zgjidhni mes tyre dhe të mos mërziteni me një aktivitet që nuk ju pëlqen. Mundohuni të gjeni një aktivitet fizik që ju e pëlqeni, sepse në këtë mënyrë nuk do të ju mungojë vullneti për ta bërë atë.

  • Investoni në avancimin e performancës tuaj

 Në vend që të praktikoni aktivitete fizike të ndryshme, mundohuni që të aftësoheni në një aktivitet të vetëm. Për këtë arsye duhet të jeni të vendosur dhe të investoni në atë që e keni pasion, duke u përkushtuar në zhvillimin e aftësive tuaja për atë aktivitet fizik.

  • Bëhuni pjesë e një grupi

 Sugjerimin që një numër i madh i personave e marrin është të bëhen pjesë e një grupi me të cilin mund të kryejnë aktivitete fizike, pasi që niveli i përkushtimit rritet në momentin kur ai aktivitet zhvillohet në grup.

  • Ndryshoni perspektivën që e keni për aktivitetin fizik

 Në vend që të konsideroni aktivitetin fizik si një detyrë shtesë që duhet ta kryeni, filloni që ta shihni atë si një investim në vetën tuaj. Mbani mend që ju jeni më të suksesshëm në punën që e kryeni, përderisa ushtrimet fizike janë të përfshira në përditshmërinë tuaj.

  • Përkushtojuni kohës së përcaktuar për ushtrime fizike

Ju duhet që të vendosni një orar përgjatë së cilës do t’i përkushtoheni aktiviteteve fizike. Kur të gjeni orarin ideal për të ushtruar, përkushtojuni deri në fund. Caktoni orarin për ushtrime dhe konsideroni atë si një takim biznesi ku nuk mund të mungoni.

Nëse i ndjekni këshillat e listuara më lartë, ju mund ta bëni aktivitetin fizik pjesë të rutinës tuaj dhe kjo do të rezultojë në rritje të performancës në punë.

Referencat:

https://www.fitnessmagazine.com/mind-body/image/exercise-benefits-career/?page=8

https://hbr.org/2014/10/regular-exercise-is-part-of-your-job

https://chameleonresumes.com/exercise-can-enhance-job-performance/





Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet