Mundësitë e karrierës për studentët e shkencave shoqërore

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

1. career

    Shkencat shoqërore janë disiplina akademike që studiojnë shoqërinë dhe kulturën njerëzore. Përkatësisht, këto shkenca tentojnë të studiojnë se si njerëzit i procesojnë dhe dokumentojnë eksperiencat njerëzore. Këto disiplina ofrojnë një shumëllojshmëri të drejtimeve në të cilat mund të studioni dhe të avancoheni. Disa nga ato janë:

  • Psikologjia

    A jeni kurioz/e të dini se si funksionon mendja e njeriut, ose pse njerëzit sillen në një mënyre apo një tjetër? Psikologjia është shkenca që studion mendjen dhe sjelljen e njerëzve, pra studion temat siç janë: si punon truri apo memoria e njeriut. Pasi që studentët e degës së psikologjisë t’i mësojnë gjërat bazë, ata janë të lirë të zgjedhin specializime të ndryshme si: Psikologji Klinike, Psikologji Industriale / Organizative, Psikologji e Këshillimit, Psikologji Sportive, etj. Në Busulla.com i gjeni këto universitete për të studiuar psikologji:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bdegree%5D%5B%5D=Fakultet&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22Psikologji%22

Mundësitë e karrierës në këtë fushë:

    Duke marrë parasysh që psikologjia synon të studioj dhe analizoj mendjen e njeriut, ajo mund të aplikohet në fushat si: shëndeti, sporti, organizata, media etj. Megjithatë, të diplomuarit nga kjo fushë më së shpeshti zgjedhin të bëhen këshilltarë, analistë, psikologë në klinika, psikologë fëmijësh, specialistë të burimeve njerëzore, ligjërues/profesorë, këshilltarë të karrierës etj.

  • Juridiku

    Avokatët e kuptojnë strukturën ligjore të një vendi dhe i këshillojnë njerëzit për çështje të ndryshme ligjore në nivel personal ose profesional. Për çdo rast ligjor me të cilin merret një avokat, duhet bërë hulumtime të shumta pasi që argumentet duhen të jenë të forta. Si i/e tillë ju do të shpërndani këshilla ligjore për individë, kompani, OJQ, qeveri etj. Në Busulla.com i gjeni këto universitete për të studiuar juridik:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bdegree%5D%5B%5D=Fakultet&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22+Juridik%22

Mundësitë e karrierës në këtë fushë:

    Kjo fushë ofron opsione të shumta si p.sh. avokatët e korporatave apo avokatët që luftojnë raste në gjykatë. Përveç asaj me këtë profesion ju mund të punoni në firma ligjore, botime ligjore dhe media apo të ligjëroni në shkolla të ndryshme. Shumë të diplomuar në fushën e juridikut zgjedhin të specializojnë në: Ligjet Tatimore, Të drejtën tatimore dhe buxhetore, Të drejtën e pronësisë intelektuale, Të drejtën ndërkombëtare, Të drejtën civile, Të drejtën penale etj

  • Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare

    A ju nxit ideja për të studiuar për vendin tuaj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar?
Nëse po, atëherë shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare janë dy fusha që ju mund t’i studioni. Shkencat politike përfshijnë studimin e historisë politike dhe sistemeve politike të një vendi. Në anën tjetër, marrëdhëniet ndërkombëtare përfshijnë studimin e marrëdhënieve të vendit të origjinës me ato të vendeve të tjera. Të dyja këto degë hedhin dritë mbi çështjet si paqja në botë, krizat ekonomike, varfëria, papunësia, uria etj., dhe kërkojnë zgjidhen e këtyre problemeve. Në Busulla.com i gjeni këto universitete për t'i studiuar shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare:

Shkenca Politike:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22Shkenca+Politike%22

Marrëdhënie Ndërkombëtare:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22Diplomaci+dhe+Marr%C3%ABdh%C3%ABnie+Nd%C3%ABrkomb%C3%ABtare%22

Mundësitë e karrierës në këtë fushë:

    Ju mund të zgjidhni mes opsioneve të ndryshme si për shembull të bëheni lobist/-e, asistent/-e i/e kërkimeve, analist/-e politik/e, jurist/e etj. Një diplomë në marrëdhëniet ndërkombëtare mund të ju mundësoj të përfaqësoni vendin si diplomat/-e ose të punoni në organizata të ndryshme si: Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) etj.

  • Gazetaria

    Komunikimi masiv përfshin përcjelljen e informatave relevante për një numër të madh njerëzish, përmes mediave të ndryshme të komunikimit si: televizionet, radiot, gazetat, revistat, mediat sociale etj. Gazetaria është nëngrup i komunikimit masiv dhe përfshin grumbullimin, vlerësimin, krijimin dhe paraqitjen e lajmeve/fakteve dhe informacioneve për publikun. Në Busulla.com i gjeni këto universitete për të studiuar gazetari:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22Gazetari%22

Mundësitë e karrierës në këtë fushë:

    Një diplomë në komunikim masiv hap rrugë të ndryshme në gazetari, marrëdhënie me publikun, reklamim, shkrim dhe redaktim të teksteve, menaxhim të ngjarjeve, transmetim, prodhim etj. Kjo diplomë ju ndihmon të punoni në shtëpi të ndryshme mediatike si: në krijimin e dokumentarëve, videove etj.

  • Ekonomia

    Ekonomistët studiojnë mënyrën se si shoqëria shpërndan burimet e saj si: tokën, punën, lëndët e para dhe makineritë, për të prodhuar mallra dhe shërbime të ndryshme. Për këtë, ata kryejnë kërkime, mbledhin dhe analizojnë të dhëna, i monitorojnë tendencat ekonomike dhe zhvillojnë parashikime për një sërë çështjesh si: normat e interesit, kostot e energjisë, inflacionin, kurset e këmbimit, ciklet e biznesit, taksat, nivelet e punësimit etj. Në Busulla.com i gjeni këto universitete për të studiuar ekonomi:

https://busulla.com/catalog?button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bdep_categories%5D%5B%5D=Ekonomi&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22Ekonomi%22

Mundësitë e karrierës në këtë fushë:

    Pas përfundimit të edukimit tuaj në këtë fushë mund të punoni si analist/-e apo asistent/-e në hulumtime me firmat bankare, firmat kërkimore, firmat për këshilla financiare, ministritë, qeveritë, firmat e kontabilitetit, etj.

  • Puna sociale/ Shërbimet Sociale

    Kjo karrierë është e përkryer për ata që kanë vendosur të përkushtohen në përmirësimin e shoqërisë. Puna sociale ka të bëjë me ndihmën ndaj pjesës më të ndjeshme të shoqërisë, të cilët kanë nevojë për mbështetje në situata si: lufta për të drejtat e tyre, trajtimi i abuzimeve ose qasja në shërbimet e duhura sanitare etj. Punonjësit socialë mund të punojnë me individë ose familje të ndryshme ku kanë të bëjnë me çështjet që lidhen me varfërinë, papunësinë, arsimin etj. Në Busulla.com i gjeni këto universitete për të studiuar për punë sociale:

https://busulla.com/catalog?button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22+Pun%C3%AB+Sociale%22

Mundësitë e karrierës në këtë fushë:

    Ju mund të punoni në OJQ-të e fokusuara në audienca të ndryshme, sektorin e kujdesit shëndetësor (qendrat e rehabilitimit) ose me qeverinë për projekte të ndryshme si: krijimi i vetëdijes për sigurinë shëndetësore, të drejtat themelore t; publikut dhe lufta kundër padrejtësive sociale dhe diskriminimit.

  • Gjuhët e huaja

    Kryesisht individët të cilët janë të interesuar të flasin më shumë se një gjuhë, pra të jenë bilingual, janë ata që studiojnë gjuhët e huaja si: gjermane, angleze, frënge etj. Ka një kërkesë mjaft të madhe për përkthyes në organizata të ndryshme si lokale ashtu edhe ndërkombëtare. Në Busulla.com i gjeni këto universitete për të studiuar gjuhë të huaja:

Gjuhë dhe letërsi angleze:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22Gjuh%C3%AB+dhe+Let%C3%ABrsi+Angleze%22

Gjuhë dhe letërsi gjermane:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22Gjuh%C3%AB+dhe+Let%C3%ABrsi+Gjermane%22

Gjuhë dhe letërsi turke:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22Gjuh%C3%AB+dhe+Let%C3%ABrsi+Turke%22

Gjuhë dhe letërsi frënge:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22Gjuh%C3%AB+dhe+Let%C3%ABrsi+Fr%C3%ABnge%22

Mundësitë e karrierës në këtë fushë:

    Nëse vendosni të studioni njërën nga gjuhët e huaja, disa nga opsionet e profesioneve që ofrohen janë: përkthyes/-e, leksikograf/-e, mësues/-e, shkrimtar/-e. Gjithashtu, ju mund të punoni në televizione të ndryshme, shtëpi botuese, ambasada, kompani dhe organizata ndërkombëtare etj.

  • Sociologjia

    Sociologjia është degë e shkencave shoqërore që përfshin studimin e shoqërisë: analizimin dhe kuptimin e jetës shoqërore të njerëzve, grupeve dhe institucioneve. Sociologët ndihmojnë në analizimin dhe nxjerrjen e përfundimeve mbi tema të ndryshme si: identiteti racor dhe gjinor, besimi fetar, konfliktet familjare, krimi dhe ligji, varfëria, rritja e popullsisë dhe migrimi, lufta dhe paqja etj. Në Busulla.com i gjeni këto universitete për të studiuar sociologji:

https://busulla.com/catalog?utf8=%E2%9C%93&button=&f%5Bcities_names%5D%5B%5D=&f%5Bschool_categories%5D%5B%5D=&q=%22sociologji%22

Mundësitë e karrierës në këtë fushë:

    Meqenëse sociologjia merret me studimin e njerëzve dhe shoqërisë, si sociolog/-e, ju mund të punoni si këshillues/-e udhëzues/e në fushën e konflikteve familjare, ose të punoni me qeverinë si analist/-e i/e politikave. Ju gjithashtu mund të punoni si konsulent/-e në departamentin e burimeve njerëzore të organizatave private apo publike. Fusha të tjera të përshtatshme për sociologji janë hulumtimi i tregut, marrëdhëniet me publikun, strategjia e medias etj.

Referencat:

https://www.mindler.com/blog/humanities-career-options/


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet