Arsyet e zgjedhjes së një zanati

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

1. apprentencship

    Programi i zanatit  është një sistem i trajnimit të të rinjve, ku gjatë praktikës ata marrin njohuri për punën e ardhshme, duke e shoqëruar gjithashtu edhe me mësime teorike. Zanati është zgjedhja e duhur që do ju jap përvojën e nevojshme për të konkurruar në tregun e punës. Për ata që janë entuziast të jenë pjesë e tregut të punës, mënyra më e mirë për të filluar është përmes një zanati. Të listuara më poshtë i keni disa arsye që mund të ju bëjnë të mendoni zgjedhjen e një zanati.

  • Ju mund të fitoni duke mësuar

    Me zgjedhjen e një zanati, ju e keni mundësinë të punoni bashkë me punëtorë kompetent  të cilët ju ndihmojnë të zhvilloni shkathtësitë që do të ju nevojiten në punë. Gjithashtu përgjatë mësimit dhe zhvillimit të shkathtësive tuaja, ju edhe do të paguheni. Edhe pse shuma e të hollave që do i merrni nuk është e përcaktuar saktë, është obligim ligjor për çdo punëdhënës të ju paguaj. Ju gjithashtu nuk do të shkoni çdo ditë në shkollë, por disa ditë do të mësoni dhe ditët e tjera do të keni mundësinë që njohuritë e fituara në mësim t’i zbatoni në praktikë.

  • Parapërgatitje për punë

    Çdo zanat e ka programin e vet me qëllim që të ju përgatis në punën që e bëni. Përgjatë zanatit ju do i fitoni njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të kryer punën me sukses. Pjesën më të madhe të kohës njohuritë teorike do t’i mësoni përgjatë punës në praktikë. Pas përfundimit të zanatit, ju do të keni një përvojë të mjaftueshme për punë dhe jeni të gatshëm për t’i treguar shkathtësitë tuaja kur është koha që të punësoheni.

  • Avancim i shpejtë i karrierës

    Për shkak se çdo program i zanatit është i përpiluar në mënyrë që t’i përputhet nevojave të punëdhënësit dhe tregut të punës, ju do të përfitoni përvojë kualitative dhe do t’i zhvilloni shkathtësitë që do të ju bëjnë konkurrues në tregun e sotëm të punës. Kështu që pa marrë parasysh se a do të vazhdoni punën në të njëjtën kompani pas përfundimit të zanatit, apo do të ndryshoni vend, programi i zanatit do t’ia rrit vlerën CV-së tuaj.

  • Marrja e certifikatës

    Pas përfundimit të programit të zanatit, ju do pajiseni me një certifikatë ku e dëshmon kualifikimin tuaj në zanatin e përcaktuar dhe i vërteton shkathtësitë tuaja në punë. Edhe pse jo të gjitha programet ju shpërblejnë me certifikatë pas zanatit, një pjesë e madhe e punëdhënësve janë të gatshëm të vlerësojnë kualitetin e punës tuaj përmes certifikatës së lëshuar pas mbarimit të zanatit. Prandaj, edhe nëse nuk e vazhdoni punën në të njëjtin vend  ju keni një dëshmi për kohën tuaj të shpenzuar përgjatë programit të zanatit.

  • Rrjetëzim

    Me programin e zanatit ju nuk do të jeni të ulur në bankat e shkollës gjatë gjithë kohës, por do të punoni dhe do të keni mundësinë të jeni në kontakt me persona të tjerë. Përmes kësaj, ju e keni mundësinë të krijoni rrjetin tuaj të kontakteve që mund të jetë shumë fitimprurës për ju në të ardhmen. Përgjatë punës ju keni rast t'i tregoni aftësitë tuaja dhe do krijoni një reputacion. Reputacioni që e krijoni mund të ju ndihmoj të ju kontaktojnë shumë njerëz dhe të ju ofrojnë një vend pune.  

  • Programi është pa pagesë

    Një program i zanatit nuk do të ju kushtojë asgjë. Jo vetëm që nuk do të ju kushtojë asgjë, por është e mundshme që edhe do të paguheni për punët që ju i kryeni. Në anën tjetër ndjekja e studimeve në universitet mund të ju kushtojë dhe pas mbarimit ndodh të ju mungojë praktika e nevojshme për t’i përvetësuar shkathtësitë për punë.

  • Jeni pjesë e ekipit

    Përmes këtij programi ju do të jeni në kontakt me punëtorët dhe menaxherët e kompanisë. Programi i zanatit nuk është vetëm fitimprurëse për punëdhënësit për shkak të shpenzimeve të ulëta, por edhe ju jep juve mundësinë të avanconi veten tuaj drejt rrugës së karrierës. Gjithashtu, ju ndihmon të kuptoni se si është të jesh pjesë e një ekipi.

    Këto janë vetëm disa nga arsyet se cilat janë përfitimet që do i keni në qoftë se vendosni të ndjekni një program të zanatit. Përmes zgjedhjes së një zanati, ju do t’i hapni dyert e tregut të punës dhe përmes përvojës së fituar ju do të jeni në avantazh në krahasim me tjerët.


Referencat:

https://www.reed.co.uk/career-advice/why-choose-an-apprenticeship/

https://www.ucas.com/connect/blogs/why-pick-apprenticeship

http://www.madeincorby.co.uk/2018/03/08/why-you-should-choose-an-apprenticeship/

https://babington.co.uk/blog/apprenticeship/10-reasons-why/



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet