Tetë pyetjet më të shpeshta gjatë intervistave të punës si administrator/e i/e sistemit

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

7. interview

   

Nëse jeni duke u përgatitur për të intervistuar një kandidat ose për të aplikuar për një punë, shqyrtoni listën tonë të pyetjeve dhe përgjigjeve të intervistës për Administrator/e Sistemi.

  • Çfarë është Active Directory?

''Active Directory siguron një kontroll të centralizuar për administrimin dhe sigurinë e rrjetit. Kompjuterët e serverëve të konfiguruar me Active Directory njihen si kontrollues të fushave. Active Directory ruan të gjitha informacionet dhe cilësimet për vendosjen në një bazë të dhënash qendrore dhe lejon administratorët të caktojnë politika dhe të vendosin dhe përditësojnë softuerin''.

  • Supozohet që do të ju duhet të rregulloni një problem siç janë fjalëkalimet që nuk punojnë për një grup përdoruesish, mirëpo përpjekja juaj dështon. Çfarë do të bësh në këtë rast?

''Nga përvoja kam mësuar se në të shumtë e rasteve përpjekja e parë nuk funksionon. Gjithmonë sigurohem që të kem të paktën dy plane të tjera rezervë. Ja diçka që ndodhi në punën time të mëparshme ...''

  • Cilat janë tre atributet që ju bëjnë ju një administrator të suksesshëm?

''Kam aftësi analitike dhe jam mjaft kurioz/e. Gjithmonë gërmoj për të zbuluar se përse ka ndodhur një problem, në mënyrë që të mos përsëritet dhe ta dëmtoj biznesin. Gjithashtu jam mjaft komunikativ/e dhe i/e hapur të ndajë njohuritë e mija me këdo''.

  • Pse është ide e keqe rikthimi i një DC-je (Domain Controler) të bërë backup shtatë muaj më parë?

''Nëse bëni backup një DC shtatë muaj të vjetër mund të hasni objekte të mbetura që çojnë në të dhëna të paqëndrueshme. Dosjet e kopjimit, si rregull i përgjithshëm, nuk duhet të jenë mbi 180 ditë të vjetra''

  • Cila është përgatitja e juaj profesionale?

Shembull: ''Kam diplomuar në nivelin Bachelor në shkencat kompjuterike katër vjet më parë. Që atëherë, jam pajisur me certifikatën nga CompTIA (Shoqata e Teknologjisë dhe Industrisë Informatike) dhe kam punuar kryesisht në instalimin e kompjuterëve dhe serverëve. Unë kam krijuar një reputacion për identifikimin e “makinave” problematike qysh në fazat e hershme, si dhe më pëlqen t’i shërbej klientëve''.

  • Për çka krenoheni në përvojën tuaj si ''user support'' (mbështetja për përdoruesin) dhe me Sistemet Endpoint?

''Jam veçanërisht krenar/e për faktin se unë mund të identifikoj një problem dhe ta zgjidhi në mënyrë efektive atë problem me mjetet më të mira. Klientët e mi shumë shpesh më referojnë tek të tjerët dhe flasin për rezultatet e mia. Në fakt, kështu ndodhi derisa isha në kompaninë...''

  • Pse e përdorim DHCP?

’’Dynamic Host Configuration Protocol’’ cakton IP adresa dinamike në pajisjet e rrjetit duke u lejuar atyre të kenë një adresë IP të ndryshme çdo herë për sa kohë kanë qasje në rrjet''.

  • Çfarë është ‘’Garbage Collection’’?

‘’Garbage Collection’’ është defragmentimi online i ‘’Active Directory’’ që ndodh çdo 12 orë''.

Referencat:

http://resources.intenseschool.com/top-interview-questions-for-system-administrators-microsoft/

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet