A mund ta ktheni hobin tuaj në karrierë?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

3. hobbt

    Të gjithë ne duam t’i kalojmë ditët tona duke bërë punët të cilat na pëlqejnë. Por, fatkeqësisht, për një pjesë të madhe të njerëzve, ky nuk është realiteti. Në shumicën e rasteve ekziston një ndarje mes jetës profesionale dhe hobit që njerëzit ndjekin pas orarit të punës. Por, si mund t’i kombinoni të dyja? Pra, si mund të ktheni hobin tuaj në karrierë?

    Më poshtë ofrohen disa sugjerime se si të veproni për realizimin e kësaj ëndrre:

  • Bisedoni me dikë që punon në industrinë që lidhet me hobin tuaj

    Si një fillim i mirë konsiderohet biseda me dikë që tashmë punon në industrinë me të cilën lidhet hobi juaj. Pyetni ata për rrugën që kanë ndjekur për të arritur në pozitën që janë tani. Çfarë studiuan ata? Çfarë sakrifice iu është dashur të bëjnë? A ndihen të përmbushur në rolin e tyre aktual? Kjo ju ndihmon që të përgatiteni pak a shumë për sfidat me të cilat mund të ballafaqoheni.

  • Merrni parasysh mundësitë për studim të vazhdueshëm

    Për ta kthyer hobin tuaj në karrierë, ndoshta do ju duhet të kryeni ndonjë trajnim. Ka mënyra të ndryshme për vijim të studimeve si p.sh. kërkimi në internet për kurse që ofrohen online ose kurse apo trajnime që ofrohen në qytetin tuaj.

  • Bëhuni këmbëngulës dhe kushtoni më shumë kohë hobit tuaj

    Edhe nëse ju keni arritur mjaft me hobin tuaj, gjithmonë ka vend për përmirësim. Prandaj, ju duhet të krijoni një plan që të mund t’i kushtoni më shumë kohë hobit tuaj.

  • Bëhuni fleksibil

    Gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç janë planifikuar, prandaj bëhuni gati për pengesa. Gjëja më e rëndësishme është që ju të jeni këmbëngulës deri në arritjen e qëllimit përfundimtar. Kur ballafaqoheni me sfida të caktuara, trajtoni ato në mënyrën më racionale të mundur. Rivlerësoni dhe shikoni nëse mund ta ktheni këtë pengesë në një mundësi. Pyesni vetën: çfarë më duhet të bëj që të kthej ëndrrën time në rrugën e duhur?

    Pasi që keni vendosur që hobin tuaj ta ktheni në karrierë, atëherë mos kini frikë të filloni nga e para. Filloni zbatimin e disa prej sugjerimeve të mësipërme edhe në rolin tuaj të tanishëm. Kuptoni tregun në të cilin dëshironi të hyni dhe filloni të ndërmerrni hapa për tu pozicionuar në çdo mundësi që mund të krijohet në të ardhmen.

Referencat:

https://www.seek.com.au/career-advice/how-to-turn-your-hobby-into-your-career


Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet