A mund të bëni punë praktike si student i huaj në SHBA?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Internshipi

    Kur jeni duke studiuar në një shtet të huaj dhe punoni, atëherë ju ofrohet mundësia për të parë se si zhvillohet puna në kultura tjera. Ju si student internacional keni rastin të mësoni metoda të reja të punës që ndoshta nuk përdoren në vendin tuaj.

    Nëse keni vendosur të shkoni në SHBA për të bërë punë praktike, atëherë zakonisht ju do të merrni vizën J-1. Por, nëse ju veçse jeni në SHBA si student, por dëshironi të bëni një punë praktike, atëherë gjasat janë që ju veq jeni i pajisur me vizë F-1.

    Të dy llojet e vizave ju lejojnë të bëni punë praktike, por dallojnë mënyrat se si funksionojnë këto si dhe llojet e punës praktike që doni të ndiqni mund të jenë më të limituara.

  • Studentët me viza F-1

    Nëse ju tashmë jeni në SHBA duke studiuar, zakonisht mund të bëni punë praktike pa pagesë brenda kampusit të universitetit, pa pasur nevojë të plotësoni ndonjë dokument shtesë. Mund të ketë kufizime kur dhe sa orë mund të punoni. Koha e zakonshme e lejuar është 20 orë punë.

    Për të punuar jashtë kampusit të universitetit, duhet të aplikoni për Curricular Practical Training (CPT) ose Optional Practical Training (OPT).

    Puna praktike sipas CPT jo gjithmonë paguhet. Është e domosdoshme që në këtë punë praktike ta zgjidhni një fushë që jeni duke e studiuar, sepse studentët të cilët kryejnë këtë lloj praktike fitojnë kredi.

    Duhet pasur parasysh që nëse doni të bëni punë praktike të këtij lloji, duhet të keni përfunduar vitin e parë të studimeve dhe duhet të aplikoni për autorizim të vizës studentore, ku pastaj do të pranoni një formular I-20 para se të filloni punën.

    Puna praktike sipas OPT është pak më e ngatërruar sepse duhet të kërkoni leje nga Shteti Amerikan dhe Shërbimet e Imigracionit, ku pastaj nëse ju kualifikoheni do të pranoni një dokument të autorizimit EAD. Përparësi e këtij opsioni është se nuk është e domosdoshme që punën praktike ta bëni në fushën që studioni. Puna praktike mund të zgjas 12 muaj me orar të plotë.

  • Studentët me viza J-1

    Nëse jeni duke studiuar në SHBA me vizë J-1, ju mund të kryeni punë praktike deri në 18 muaj. Kjo është pak e ngjashme me llojin e punës praktike OPT që e bëjnë studentët me viza F-1, sepse edhe studentët me viza J-1 mund të punojnë gjatë studimeve, por edhe pas diplomimit.

    Studentët duhet të marrin leje nga përgjegjësi i zyrës për viza J-1 në institucionin përkatës dhe puna praktike duhet të jetë e fushës së njëjtë me atë të studimit.

    Nëse nuk jeni student në SHBA, por dëshironi të kryeni punë praktike atje, atëherë ju nevojitet viza J-1 Intern Visa dhe J-1 Trainee Visa.

  • Përgatitni rezymenë dhe praktikohuni për intervistë

    Në shumicën e rasteve, ju jeni përgjegjës vetë për gjetjen e punës praktike, andaj përgatitni një rezyme bazuar në profilin tuaj, ku është e rekomandueshme që të përdorni një format amerikan. Keni kujdes që ta bëni rezymenë tuaj t’i përshtatet sa më shumë kulturës amerikane, si p.sh. mos vendosni foto dhe mos e shkruani statusin tuaj martesor.

    Përvetësoni aftësitë tuaja të komunikimit për intervistë dhe praktikoni gjuhën angleze. Do të ishte mirë të merrni informata rreth punës që do bëni, kështu që lexoni sa më shumë artikuj në gjuhën angleze sa i përket fushës dhe kompanisë në të cilën keni aplikuar dhe mësoni termet që mendoni që janë të rëndësishme në atë fushë.

Referencat:

http://thecampustap.com/international-students-internships/

http://blog.flywire.com/2013/04/11/how-international-students-can-get-an-internship-in-the-u-s/

https://www.gooverseas.com/blog/complete-guide-to-internships-in-united-states-for-international-students

https://internationalcenter.umich.edu/students/j1-students/employment-options

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet