Kushtet dhe kriteret për të fituar bursë në Universitetin e Prishtinës (Viti Akademik 2017-18)

Ekipi i Busullës

154 artikuj

157 ndjekës

8. scholarship

    Sikurse çdo universitet tjetër edhe Universiteti i Prishtinës ka disa kushte dhe kritere që duhet plotësuar për të fituar bursë.

Kushtet dhe kriteret

Për fitimin e bursës së MASHT-it, kandidatët duhet t'i plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë notën mesatare të studimeve së paku 9.0;
  • Të kenë përfunduar vitin e parë të studimeve në nivelin BA ose MA;
  • Të jenë studentë të këtyre fushave të studimit: Bujqësi dhe Veterinari, FSHMN, Mjekësi, Teknik, Shkenca të aplikuara, Edukim dhe Arte.

Kategoritë e studentëve që kanë përparësi në kushte të barabarta me studentët e tjerë:

  • Fëmijët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së;
  • Invalidët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
  • Veteranët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre;
  • Fëmijët e të zhdukurve të luftës;
  • Fëmijët e familjeve që janë përfitues të skemave sociale;
  • Fëmijët e ish të dënuarve, të burgosurve dhe të përndjekurve politik;
  • Fëmijët të cilët janë më tepër se një student nga një familje;
  • Rregullat e përcaktuara në kategoritë e studentëve me përparësi në kushte të barabarta nuk vlejnë për studentët me aftësi të kufizuara.      

Dokumentacioni që kërkohet:

  • Kërkesa/aplikacioni nga MASHT, i cili mund të shkarkohet në linkun për bursë drejtuar MASHT-i;  http://masht.rks-gov.net/apliko-per-burse
  • Certifikata e lindjes origjinale;
  • Vërtetimi i statusit të studentit i vitit akademik 2017-2018;
  • Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti për dy nivelet e studimit (BA dhe MA), me notë mesatare të cekur;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare e cila llogari duhet të jetë aktive;
  • Kandidati i cili aplikon duhet të jetë posedues i llogarisë bankare.

Të gjitha dokumentet që kërkohen me UA. 14/2017, duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente.

Referencat:

http://masht.rks-gov.net/uploads/2018/01/konkursi-per-bursa-te-sudenteve-2017-2018.pdf

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet