Cili shtet evropian ofron shkollim më të lirë?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

4. europe

    Dy universitete italiane janë renditur si universitetet më të lira në Evropë sipas statistikave të fundit.  ''Scuola Normale Superiore di Pisa dhe Scuola Superiore Sant’ Anna'' janë emëruar si universitetet më të lira për studentët nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga vendet tjera, sepse nuk ka tarifa për shkollim dhe universiteti mbulon shpenzimet e jetesës për të gjithë studentët.

    Nëse ju intereson të dini më shumë për këto dy universitete, atëherë mund t’i vizitoni faqet e tyre zyrtare:

Disa nga vendet tjera që ofrojnë shkollim të lirë janë:

  • Gjermania

    Universitetet publike në pjesën më të madhe të Gjermanisë nuk kanë tarifa për shkollim si për studentët lokal ashtu edhe për ata ndërkombëtarë. Disa rajone gjermane që paguajnë për shkollim, si Mynihu, kanë tarifa mesatare të shkollimit duke filluar nga 1,000 dollar amerikan. Disa nga universitetet më të mirë në Gjermani janë Technische Universität Berlin, Ludwig Maximilian University në Mynih, Technical University në Mynih   etj.

  • Belgjika

    Belgjika njihet si vend mjaft i përballueshëm për studentët ndërkombëtar. Kostoja e jetësës në Belgjikë është relativisht e ultë dhe cilësia e jetesës është e lartë. Tarifa mesatare e shkollimit është €1,500 për një vit akademik. Ndër universitetet më të mira për shkollim në Belgjikë janë University in Leuven, Vrije Universiteit Brussel etj.

  • Hungaria

    Universitetet në Hungari ofrojnë tarifa të ulëta për shkollim dhe ofrojnë paketa të ndryshme bursash për studentët ndërkombëtarë. Kostoja e përgjithshme e jetesës në qytetet hungareze është e ultë krahasuar me qytetet e tjera evropiane. Tarifa mesatare e shkollimit është €1,000. Disa nga universitetet më të mira në Hungari janë University of Debrecen, University of Szeged etj.  

Referencat:

http://www.travelstart.com.ng/blog/top-10-cheapest-european-countries-study-abroad/

https://www.youtube.com/watch?v=ITJ6pjTXGrg

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet