‘‘Elevator Pitch’’

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Eeeee

    ‘‘Elevator pitch’’ është term që përdoret për një fjalim të shkurtër deri në 60 sekonda, që ju jep mundësinë ta përshkruani vetveten, eksperiencën tuaj, një ide, punën që bën organizata/kompania juaj etj. Termi ‘’elevator pitch’’ nënkupton nocionin që fjalimi duhet të jetë aq i shkurtër sa zgjat një udhëtim me ashensor.

    Nëse një ditë të zakonshme takoheni në ashensor me menaxherin e një kompanie shumë prestigjioze në të cilën gjithmonë keni ëndërruar të punoni, ju keni shumë pak sekonda deri sa ashensori të arrij në destinacionin e caktuar. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ta prezantoni veten në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në vijim janë cekur disa pika që ta keni sa më të qartë se si strukturohet një ‘‘elevator pitch’’:

  • Kohëzgjatja është e kufizuar

    Mos e zgjatni prezantimin më shumë se 30-60 sekonda, sepse kaq është koha sa i duhet një ashensori të mbërrijë në destinacion. Nuk është e domosdoshme të tregoni për çdo detaj të karrierës tuaj, mjafton t’i përmendni disa pika kyçe.

  • Jeni bindës

    Edhe pse koha është e limituar, mundohuni që ta bëni fjalimin tuaj mjaftueshëm bindës sa të zgjojë kureshtjen e dëgjuesit.

  • Tregoni aftësitë tuaja

    Esenca e një ‘‘elevator pitch’’ është të tregoni në pak sekonda kush jeni dhe me çfarë merreni, çfarë kualifikime dhe aftësi keni. Fokusohuni në gjërat që kanë vlerë dhe janë më të përgjithshme. Në një farë forme ju duhet të mburreni me çka keni arritur deri sot, por asnjëherë mos e teproni me këtë.

    Mbani në mend që nëse dëshironi të keni një ‘‘elevator pitch’’ të suksesshëm, atëherë fjalimi që ju e mbani duhet të ju duket edhe juve interesant.

  • Praktikoni

    Mënyra më e lehtë se si ta përvetësoni një ‘‘elevator pitch’’ është praktika. Ushtroni deri sa fjalimi të ju rrjedh natyrshëm dhe jo të tingëlloni sikur e keni mësuar përmendësh. Praktikoni me një shok/shoqe ose incizojeni veten. Kjo ju ndihmon ta shihni sa po i përmbaheni kohës. Kur e praktikoni ‘‘elevator pitch’’, kushtoni vëmendje gjuhës së trupit, sepse ndonjëherë me gjestet që i bëjmë mund të përcjellim mesazhin e gabuar.

  • Tregoni qëllimet e juaja

    Nuk do të thotë të jeni shumë specifik sepse të njëjtin ‘‘elevator pitch’’ mund ta përdorni me shumë njerëz që kanë interesa të ndryshme. E rëndësishme të tregoni se çfarë ju kërkoni dhe ku keni dëshirë të arrini.

  • Mbani një vizitkartë me vete

    Nëse keni një vizitkartë, mund t’ia ofroni dëgjuesit në fund të bisedës për t’ia bërë të ditur që ju dëshironi të mbani kontakt me atë person. Ose nëse nuk keni një vizitkartë për momentin mund ta pyesni nëse mund t’ia dërgoni rezymenë tuaj. Kjo është një mënyrë e mirë që ju t'i siguroni informatat kontaktuese dhe pastaj t’i shkëmbeni ato.

Referencat:

https://www.monster.com/career-advice/article/how-to-do-an-elevator-pitch

https://www.thebalancecareers.com/elevator-speech-examples-and-writing-tips-2061976

https://www.mindtools.com/pages/article/elevator-pitch.htm

https://www.investopedia.com/terms/e/elevatorpitch.asp

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet