Top 10 Universitetet Europiane për vitin 2020

Ekipi i Busullës

184 artikuj

238 ndjekës

Images

Si çdo vit tjetër, edhe në vitin 2020, Times Higher Education ka publikuar renditjen e tyre për universitetet më të mira në Europë. Në 2020 janë të listuara më shumë se 500 universitete europiane të cilat janë konsideruar më të mirat në këtë kontinent.

Kriteret kryesore që janë marrë për bazë për të dalë në këto vlerësime, janë:

  • Mjedisi mësimor;
  • Mjedisi i hulumtimeve;
  • Citimet (influenca e hulumtimeve);
  • Të ardhurat e industrisë;
  • Ndërkombëtarizimi (rëndësia e institucionit për studentë ndërkombëtar dhe vendas).

Shteti me më së shumti universitete në këtë listë është Mbretëria e Bashkuar me rreth 100 universitete, e ndjekur nga Spanja me 50 universitete. Ndërkaq, Italia edhe pse ka 49 universitete në këtë listë, asnjëri nga këta universitete nuk hyjnë në top 50 universitetet më të mira europiane.

Top 10 universitetet më të mira europiane janë:

  • Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar
  • Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar
  • Kolegji Imperial i Londrës në Mbretërinë e Bashkuar
  • ETH Cyrih në Zvicër
  • Kolegji Universitar i Londrës (UCL) në Mbretërinë e Bashkuar
  • Shkolla e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Mbretërinë e Bashkuar
  • Universiteti i Edinburgut në Mbretërinë e Bashkuar
  • Universiteti Ludwig Maximilian i Mynihut (LMU) në Gjermani
  • Kolegji King’s i Londrës në Mbretërinë e Bashkuar
  • Instituti Karolinska në Suedi

Për të marrë më shumë informata dhe për ta lexuar listën e plotë të universiteteve më të mira europiane, mund të klikoni në këtë link: https://www.timeshighereducation.com/student/best-universities/best-universities-europe

Referencat:

Times Higher Education. (2020). Best universities in Europe. Retrieved January 11, 2021, from https://www.timeshighereducation.com/student/best-universities/best-universities-europe

Shkarko PDF