Klubet edukative

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Klubet

    Programet jashtëshkollore ju lejojnë të eksploroni interesat tuaja dhe të zbuloni pasionet tuaja, derisa jeni duke u përfshirë në komunitetin tuaj të shkollës. Përfshirja në këto klube ju jep mundësi të krijoni miqësi të reja, të njiheni me ide kreative, të pasuroni njohuritë e juaja si dhe të zbuloni ndonjë pasion apo talent që e keni.

    Krijimi i klubeve apo anëtarësimi në ato ekzistuese sjell dobi në disa mënyra:

  • Mund të bëni miq të rinj

    Do të takoni njerëz të rinj që kanë interesa të përbashkëta me ju. Ju gjithashtu mund të takoheni me njerëz të interesave të ndryshme, që ndoshta nuk keni pasur mundësi t’i takoni më herët.

  • Mësoni të punoni në grup

    Puna në grup është një aftësi që do të ju duhet gjatë tërë jetës. Duke qenë pjesë e klubeve, ju do të mësoni të punoni së bashku me një grup njerëzish, drejt një qëllimi të përbashkët. Do të mësoni të respektoni trajnerët, liderët e grupit, vetën dhe njëri-tjetrin.

  • Fitoni vetëbesim

    Ju fitoni vetëbesim kur përfundoni një projekt që keni qenë duke punuar për shumë kohë, kur ia dilni të luani një pjesë të vështirë muzikore, ose kur jeni anëtar aktiv i një ekipe të rëndësishme. Ndoshta ju nuk jeni të nivelit të njëjtë me shumë nxënës apo studentë në shumë fusha të mësimit, por duke qenë pjesë e një klubi të caktuar, do të keni mundësi të shquheni në diçka që jeni i mirë.

    Angazhimi me miq të rinj në një ambient produktiv, i ndihmon nxënësit dhe studentët të kenë më shumë vetëbesim dhe të jenë më të pavarur. Secili sukses në aktivitete të reja, që zakonisht ndodhin në klubet edukative, ju ndihmon në formimin e karakterit dhe rritjen e aftësive tuaja udhëheqëse.

  • Largoni stresin

    Klubet zakonisht zhvillohen në ambiente çlodhëse, që ju të keni mundësi të relaksoheni dhe t’i bëni aktivitetet e juaja të preferuara pas orarit të mësimit. Gjithashtu keni mundësi që të kaloni më shumë kohë me shokët tuaj.

  • Mësoheni të menaxhoni kohën

    Gjetja e kohës për shkollë, projekte, detyra dhe familje mund të jetë sfiduese. Kur jeni pjesë e klubeve, ju mësoheni si ta menaxhoni dhe planifikoni kohën. Mësoheni t’i jepni prioritet gjërave me rëndësi, gjë që ju ndihmon ta mbani një orar ditor të organizuar.

    Ekzistojnë lloje të shumta të klubeve. Në vijim mund të gjeni disa lloje të klubeve dhe shembuj të tyre të cilët mund t’i formoni ose të anëtarësoheni në të ardhmen:

  • Klubet ndihmëse

    Ky klub mund të jetë një klub nga më të dobishmit pasi që profesorë të lëndëve përkatëse, por dhe bashkëmoshatarët do t’ ndihmojnë nxënësve që kanë ngecje në  lëndë të ndryshme si: matematikë, fizikë, kimi, gjuhë të huaja, etj.

  • Klubi i artit

    Ky mund të jetë një klub i përgjithshëm për ata që e duan artin dhe gjithashtu ata që duan ta krijojnë atë. Ju ndoshta mund të keni shokë/shoqe që shfaqin interes të bashkohen si anëtarë të përgjithshëm dhe pastaj të kenë seksione të ndryshme për çdo lloj arti (p.sh. seksioni i i fotografisë, seksioni i pikturës, seksioni i vizatimit, seksioni i skulpturës, etj.) në mënyrë që të gjithë të mund të përqendrohen në atë aspekt të artit që i frymëzon.

  • Klubi i filmit

    Ky mund të jetë një klub që iu ofron nxënësve që i duan filmat, mundësinë të krijojnë filma të shkurtër duke trajtuar tema nga përditshmëria, e të cilët do të zgjonin interes tek bashkëmoshatarët.

  • Klubi i shkencës

    Klubi i shkencës është një klub mjaft atraktiv dhe tërheqës për nxënësit, pasi që ju ofron mundësinë t’i njohin nga afër dhe t’i zhvillojnë në formë praktike mësimet e ndryshme teorike shkencore nga biologjia, fizika, kimia, astronomia, etj.

  • Klubi i leximit

    Ky mund të jetë një klub i shkëlqyer për ata që e kanë pasion leximin. Nxënësit mund të komentojnë së bashku dhe të shkëmbejnë mendime rreth librave të lexuar. Ata gjithashtu mund të prezantojnë shkrimet e tyre kreative dhe të presin vlerësimet e bashkëmoshatareve.

  • Klubi i debatit

    Ky mund të jetë një klub gjithëpërfshirës, pasi që  secili do të kishte mundësinë të shprehte mendimin personal në lidhje me temën që debatohet, si dhe të njoh edhe mendimet e të tjerëve duke i pranuar ose kundërshtuar ato.

  • Klubi i sportit

    Ky klub mund të jetë një klub tërheqës për shumicën e nxënësve, pasi që secili ka një sport të preferuar të cilin e ndjek me pasion. Kështu mund të krijohen klube si p.sh. klubi i futbollit, basketbollit, tenisit, pingpongut, shahut dhe njëkohësisht mund të organizohen turne të ndryshëm.

  • Klubi për ruajtjen e ambientit

    Ky klub mund të jetë një klub ku gjithsecili mund të kujdeset për ambientet e gjelbëruara në shkollë, ti pastroj ato nga mbeturinat, të kujdeset për bimët dhe lulet e pse jo ta pasuroj atë me bimë të reja. Gjithashtu, ky klub mund të shërbej në vetëdijesimin e nxënësve për ruajtjen e ambientit dhe rëndësinë e hapësirave të gjelbëruara.

  • Klubi i bamirësisë

    Ky klub mund të jetë një klub i cili do të ofroj ndihmë për ata që kanë nevojë, duke organizuar evente të ndryshme humanitare brenda dhe jashtë objektit të shkollës, ku secili mund të jep kontributin e vet.


Referencat:

https://blog.prepscholar.com/best-clubs-to-start-in-high-school

https://www.nygearup.org/i-m-going-to-college/clubs-and-activities-are-important.html

https://www.supersavvyme.co.uk/family/kids/ëhat-are-the-benefits-of-after-school-activities

https://blog.prepscholar.com/best-clubs-to-start-in-high-school

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet