Udhëzues për Video Produksion
174 artikuj
215 ndjekës
Postuar: 10 Shkurt 2021

Udhëzuesi për video produksion ju shërben të gjithë nxënësve të interesuar të krijojnë video mbi profesionet e ndryshme ku shtjellohet një ditë tipike e punës së një profesionisti. Në këtë udhëzues i gjeni të gjitha informatat për krijimin e një video të tillë e cila pastaj mund të publikohet në modulin "Profesionet" në Busulla.COM te profesioni adekuat.
Udhëzuesi është zhvilluar nga Fondacioni Kosovar për Zhvillim të karrierës - KCDF në bashkëpunim dhe me mbështetjen e programit "Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt" - ASSET, të financuar nga USAID.
Ky udhëzues është financuar nga populli amerikan përmes Agjencionit të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovë), në kuadër të Programit ‘Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt’ të USAID-it të cilin e zbaton Qendra për Arsim të Kosovës (KEC) në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp.
Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë udhëzues nuk i reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.