Puna vullnetare

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

6. volunteer

"Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë." - Mahatma Ghandi

    Puna vullnetare është përkushtim i kohës dhe energjisë në një aktivitet, i cili është për të mirën e shoqërisë, komunitetit dhe mjedisit. Aktivizimi në shërbimet e komunitetit u jep studentëve mundësinë për t'u bërë anëtarë aktiv të komunitetit të tyre dhe ka një ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv mbi shoqërinë në përgjithësi. Shërbimi për të mirën e komunitetit ose vullnetarizmi u mundëson studentëve të fitojnë aftësi dhe njohuri për jetën, si dhe të ofrojnë një shërbim për ata që kanë nevojë më së shumti.

    Vullnetarizmi përfshin aktivitete të ndryshme, duke filluar nga vizita e një komshiu të sëmurë, përfshirja në klube të ndryshme rinore, kontributi në ndonjë shoqatë bamirësie me punë administrative, e kështu me radhë.

    Çdokush mund të bëj punë vullnetare. Nuk ka rëndësi mosha, gjinia, sa jeni të aftë fizikisht apo nëse jeni të punësuar, gjithmonë ka diçka që ju mund të bëni. Ka shumë njerëz që bëjnë punë vullnetare disa herë në vit kur gjejnë kohë të lirë, disa janë të angazhuar me orë të tëra dhe ka të tillë që punojnë vullnetarisht me orare të rregullta.

    Në vijim gjeni disa nga përfitimet që sjell puna vullnetare:

  • Përfitimet psikologjike

    Vullnetarizmi ju bën më pozitiv dhe ju ndihmon të ndiheni mirë për veten, sepse po ndihmoni të tjerët. Gjithashtu ndikon në uljen e stresit, zemërimit dhe lehtësimin e depresionit, si dhe rritjen e vetëbesimit pasi që ju ndjeheni mirë për arritjet e juaja, gjë që ju mundëson të mendoni për jetën dhe qëllimet e mëvonshme në mënyrë pozitive.

   Puna vullnetare ju bënë më të shëndetshëm fizikisht. Sipas disa studimeve, vullnetarizmi ju shtyn të ecni më shumë, ta keni më të lehtë me detyrat e përditshme, zvogëlon rrezikun për tension të lartë të gjakut dhe ju ndihmon t’i zhvilloni aftësitë e të menduarit.

  • Përfitimet sociale

    Puna vullnetare aktivizon nxënësit në komunitet, krijon lidhje në mes të popullsisë dhe rrit vetëdijen dhe përgjegjësinë sociale. Pra, vullnetarizmi forcon lidhjet tuaja me komunitetin dhe zgjeron rrjetin tuaj social duke ju shoqëruar me njerëz me interesa të përbashkëta.

  • Përfitimet njohëse

    Puna vullnetare ndihmon studentët të rrisin njohuritë dhe të zhvillojnë aftësi më të mira ndërpersonale të komunikimit. Gjithashtu, vullnetarizmi u jep mundësinë t'i praktikojnë shkathtësitë që janë të rëndësishme në vendin e punës si p.sh. puna në grup, komunikimi, planifikimi i projektit, organizimi etj.

    Pjesëmarrja në aktivitetet për shërbime ndaj komunitetit ndihmon në përmirësimin e rinisë studentore, duke i lejuar studentët të marrin shkathtësi të lidhura me punën para diplomimit, marrin referenca të mira dhe sigurojnë rrjetëzim me punëdhënësit potencial. Gjithashtu ju ndihmon nxënësve të zhvillojnë aftësitë e përgjegjësisë qytetare dhe sociale dhe si të bëhen më të vetëdijshëm për atë që ka nevojë komunititeti i tyre.

Si të gjeni punë vullnetare?

    Ka shumë mundësi të ndryshme, por çështja kryesore është të gjeni një punë që ju keni dëshirë dhe jeni të aftë ta bëni. Pyetni vetën nëse:

  • Ju pëlqen të punoni me fëmijë, të rritur apo kafshë?
  • Ju pëlqen të punoni në grup apo individualisht?
  • Sa kohë të lirë keni në dispozicion?
  • Çfarë aftësish posedoni?
  • Cilat çështje janë të rëndësishme për ju?, etj.

    Mos e kufizoni veten në një kompani/organizatë apo lloj të punës. Vizitoni kompani të ndryshme dhe shikoni se cilat nga ato përshtaten më shumë me profilin tuaj dhe ku do të kishit punuar më me dëshirë.

Referencat:

https://www.helpguide.org/articles/healthy-living/volunteering-and-its-surprising-benefits.htm#why

https://buildabroad.org/2017/10/13/why-is-volunteering-important/

https://www.varotherham.org.uk/what-is-volunteering/

https://www.helpguide.org/articles/healthy-living/volunteering-and-its-surprising-benefits.htm

http://www.volunteercarlow.ie/index.php/12-volunteers/articles-for-volunteers/18-what-is-volunteering



Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet