Puna në fushën e teknologjisë së informacionit

Ekipi i Busullës

184 artikuj

242 ndjekës

It job board and it jobs icrunchdata v1

Teknologjia e informacionit përfshin të gjitha pajisjet digjitale dhe sistemet softuerike që na ndihmojnë të kryejmë punët e përditshme. Puna në fushën e teknologjisë ka shumë përparësi duke marrë parasysh kërkesën në rritje të profesionistëve të fushës së TI-së dhe rëndësinë e teknologjisë së informacionit në po thuajse secilën industri.

Në vijim theksohen disa nga përfitimet e punës në fushën e teknologjisë së informacionit:

  • Kërkesa në rritje për punëtorë të TI-së

Në industrinë e teknologjisë, kërkesa për profesionistë të ndryshëm është gjithnjë në rritje. Kjo nënkupton që konkurrenca në këtë industri është më e vogël dhe mundësitë për të gjetur pozita pune të lira janë më të mëdha.

  • Profesionet e ndryshme në fushën e TI-së

Në fushën e teknologjisë së informacionit ka role të ndryshme që ju mund të zgjedhni dhe ta zhvilloni karrierën tuaj në rolin e zgjedhur. Disa prej profesioneve në këtë fushë janë:

  • Analist/-e i/e të dhënave
  • Administrues/-e i/e rrjetave
  • Administrues/-e i/e sistemeve
  • Analist/-e i/e sistemit të TIK-ut
  • Specialist/-e i/e teknologjisë
  • Administrues/-e i/e bazës së të dhënave
  • Menaxher/-e i/e TI-së
  • Zhvillues/-e i/e bazës së të dhënave
  • Zhvillues/-e i/e softuerit
  • Zhvillues/-e i/e aplikacioneve
  • Konsulent/-e teknik


  • Diploma jo çdoherë e domosdoshme për punësim në këtë fushë

Ju mund të punoni në fushën e teknologjisë së informacionit edhe pa pasur një kualifikim formal. Gjithnjë e më shumë, punëdhënësit po punësojnë të rinj të padiplomuar për arsye se ata mund të trajnohen në punë. Për më tepër, kompanitë e ndryshme e konsiderojnë përfituese punësimin e individëve të cilët janë të trajnuar të mendojnë ndryshe.

  • Kompensimi financiar

Një përfitim tjetër i punës në këtë fushë është edhe kompensimi financiar. Puna në fushën e teknologjisë së informacionit kompensohet me pagesë relativisht të lartë edhe për pozitat fillestare. Informatat rreth pagave në këtë industri në vendin tonë mund t’i gjeni në: https://busulla.com/occupations

  • Zgjidhja e problemeve të ndryshme në mënyrë kreative

Puna me teknologji nënkupton ballafaqimin me probleme të ndryshme në përditshmëri. Duke ofruar zgjidhje kreative, ju ndihmoni kolegët, kompaninë, klientët dhe komunitetin tuaj në përgjithësi, duke iu mundësuar atyre një jetë më të lehtë përmes përdorimit të teknologjisë.

Për të mësuar më tepër rreth punës në fushën e TI-së, në link-un në vijim gjeni videon që flet rreth kësaj teme: http://www.youtube.com/watch?v=KoSZJ7EMWvw

Referencat:

https://targetjobs.co.uk/career-sectors/it-and-technology/438446-the-benefits-of-working-in-information-technology

https://www.digitalclassworld.com/blog/importance-of-information-technology/

http://www.saxonslearningsolutions.com.au/blog/career/6-reasons-consider-job-information-technology/

https://www.comptia.org/career-change/exploring-it/benefits

https://www.bau.edu.lb/Research/Information-and-Communication-Technology-in-Business


Shkarko PDF