Si t’i arrini qëllimet e juaja në karrierë?

Ekipi i Busullës

153 artikuj

125 ndjekës

1. goals

    A e keni pyetur ndonjëherë veten se sa kohë keni shpenzuar duke planifikuar pushimet tuaja e sa karrierën?

    Çfarë është më e rëndësishme për ju?

    Studimet e bëra flasin se 87% e njerëzve nuk e duan punën e tyre.

Hapi i parë: Bëni një plan karriere

  • Cili është qëllimi juaj afatgjatë për karrierë?
  • Cilat janë aktivitetet afatshkurtra për të arritur këtë qëllim?
  • Shkruani këto në planin tuaj të karrierës.

Hapi i dytë: Ndiqni planin tuaj të karrierës

  • Ju keni vendosur qëllimet tuaja sa i përket karrierës dhe i keni përcaktuar hapat e nevojshëm për t’i arritur ato. Tani ndiqni planin tuaj të shkruar.

Çfarë duhet të bëni për t’i realizuar qëllimet e juaja?

  • Përcaktoni se qëllimet e juaja janë të realizueshme.
  • Hulumtoni për profesionet që përputhen me interesat tuaja, aftësitë dhe kërkesat e pagesës.
  • Eksploroni tregun e punës dhe shikoni listat e sektorëve në rritje.
  • Vendosni korniza kohore dhe rregulloni ato sipas nevojës.
  • Sigurohuni që aktivitetet tuaja janë specifike dhe të arritshme.
  • ‘’Just do it’’- Bëjeni!
  • Kush do t’ju mbështesë dhe ndihmojë?
  • Mos e shkruani planin tuaj sa për ta bërë. Diskutoni me të afërmit për këtë dhe merrni reagimet dhe mbështetjen e tyre.

Hapi i tretë: Rishikoni dhe përditësoni planin tuaj të karrierës

  • Ju mund të hasni në pengesa ose dëshironi të ndryshoni mendjen tuaj. Mos u dekurajoni!
  • Hidhni një sy planit tuaj të karrierës dhe rregulloni atë sipas nevojës.
  • Ndryshoni aktivitetet tuaja nëse nuk përshtaten për ju.
  • Zgjidhni një rrugë tjetër për të arritur qëllimet tuaja.
  • Kuptoni se bota e punës ndryshon shpejt e po ashtu edhe ju.
  • Pasi të keni arritur qëllimet tuaja të karrierës, shpërbleni veten dhe rishikoni qëllimet tuaja. Karriera është një udhëtim gjithëpërfshirës.

Pesë shembuj të synimeve që duhet ndjekur gjatë karrierës:

  • Suksesi tradicional i karrierës;
  • Siguria;
  • Ekspertiza;
  • Liria;
  • Ekuilibri/Balanci.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje:

  • Në çka jeni të mirë?     #Pasioni   #Realiteti

  • Për çfarë më thonë të tjerët se jam i mirë?     #Pyet: profesorët dhe mentorët, miqtë dhe familjen

  • Çfarë është ajo që ju ndalon?     #70000 mendime/ditë   #98% mendime negative   #Nuk jam i mirë në këtë…

dhe shumë e shumë pyetje e dilema tjera ....

Për këtë ju sugjerojmë testet e karrierës në portalin Busulla.COM që do të ju ndihmojnë për orientim në karrierëhttps://busulla.com/career_tests/dashboard

Referencat:

https://www.topresume.com/career-advice/officehours-how-to-create-jobsearch-plan

http://www.job-interview-site.com/resume-writing-examples-tips-resume-cover-letter-examples

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet