Si ta menaxhoni kohën?

Ekipi i Busullës

243 artikuj

Menaxhojme kohen

The two most powerful warriors are patience and time - Tolstoy

    Menaxhimi i kohës është njëra nga shkathtësitë më të rëndësishme që duhet fituar. Kjo shkathtësi ju ndihmon të keni sukses si në shkollë ashtu edhe në punë. Nëse doni të menaxhoni kohën mirë, atëherë ju duhet ta shfrytëzoni atë në mënyrë sa më produktive, duhet të zgjedhni ambientin e duhur të punës dhe gjithmonë tu jepni pritoritet detyrave më me rëndësi.

    Shkathtësitë që kërkohen për menaxhim efektiv të kohës janë: vendosja e qëllimeve, rishikimi i progresit, prioritizimi, organizimi, listimi dhe këmbëngulsia.

    Në vijim i gjeni të listuara disa metoda se si të menaxhoni kohën në mënyrë më efektive:

Përdorni kohën në mënyrë produktive

  • Krijoni mjedisin e duhur për punë

    Mjedisi ku ju punoni ka shumë ndikim në produktivitetin tuaj në përgjithësi. Nuk ekzistojnë rregulla strikte se si duhet të duket mjedisi i punës, prandaj ndjehuni të lirë ta rregulloni si të doni. Për shembull, nëse jeni të inspiruar nga ndonjë artist/e, atëherë vendosni ndonjë punim të tij/saj në mur ose mbi tavolinë.

  • Bëni një listë të detyrave sipas rëndësisë

    Para se të filloni punën në fillim të javës, fillimisht prioritizoni detyrat. Këto lista janë shumë efektive dhe ju ndihmojnë të jeni më të organizuar. Kur shkruani listën e detyrave, që ta keni më të lehtë, kategorizoni detyrat sipas rëndësisë. P.sh. detyrat që i kategorizoni si ‘’urgjente’’ kryeni sa më shpejtë të jetë e mundur, detyrat që kanë prioritet më të ulët mund të shtyhen nëse është e nevojshme.

  • Mos bëni shumë punë përnjëherë

    Njerëzit supozojnë që nëse kryeni shumë punë në të njejtën kohë ‘’multitasking’’ e menaxhoni kohën me mençuri. Por, duke u fokusuar në shumë punë mund të rrezikoni të jeni më pak produktiv. Detyrat do të ju marrin më shumë kohë pasi që asnjërës nuk ia jepni vëmendjen e plotë.

Largoni shpërqendrimet

  • Fikeni celularin

    Kurdo që të keni mundësi fikni celularin tuaj, sepse përdorimi i tij ju merr shumë kohë gjatë ditës. Kohën që e kaloni duke përdorur celularin tuaj, mund ta përdorni për të bërë diçka produktive. Nëse është e nevojshme ta keni celularin në punë, atëherë vendoseni diku më larg tavolinës tuaj ose thjesht ndalni njoftimet që ju vijnë në celular.

  • Mos i përdorni rrjetet sociale

    Ndonjëherë tundimi për të hyrë në Facebook ose Instagram është shumë i madh. Nëse e keni këtë problem, ka shumë aplikacione që mund t’i shkarkoni që ju ndalojnë kyçjen në këto rrjete sociale. P.sh. aplikacioni SelfControl, Freedom, etj.

  • Shmangni ndërprerjet gjatë punës

    Ndërprerja e punës për të bërë diçka tjetër do të ju pengojë në rrjedhën tuaj të punës, sepse mund të jetë e vështirë të ktheheni në punë aty ku e keni lënë. Kur jeni duke punuar në një detyrë, mundohuni ta përfundoni atë para se të bëni diçka tjetër.

Krijoni një orar ditor

  • Përdorni kalendar digjital

    Aplikacionet e shumta teknologjike ndihmojnë ta menaxhoni kohën tuaj. Përdorni kalendarët në celularët ose kompjuterët tuaj për të shkruar detyrat e përditshme, orarin e punës ose shkollës, takimet etj.

  • Planifikoni pushimet

    Askush nuk mund të punojë pa ndonjë pushim gjatë ditës. Pushimet ju ndihmojnë në planifikimin e detyrave të nevojshme, si dhe ju ndihmojnë të mos devijoni nga rutina juaj.

  • Krijoni një orar të gjumit

    Nëse doni ta menaxhoni kohën tuaj, atëherë orari i gjumit është thelbësor në këtë gjë. Orari i mirë i gjumit siguron që ju të zgjoheni herët dhe të jeni të gatshëm për ditën në vijim. Për t’iu përmbajtur këtij orari të gjumit, atëherë flini dhe zgjohuni pak a shumë në të njejtën orë çdo ditë. Në këtë mënyrë trupi juaj do t’i përshtatet ciklit tuaj të gjumit dhe kështu do të ndjeheni më energjik në mëngjes.

Referencat

https://www.kent.ac.uk/careers/sk/time.htm

https://www.wikihow.com/Manage-Your-Time


    

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet